• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ambasadorja amerikane gjatë kësaj jave në Kosovë

Publikuar: 09.08.2012 - 08:58

Prishtinë, 9 gusht -  Ambasadorja e re amerikane, Tracey Jacobson do të arrijë në Prishtinë gjatë kësaj jave. Ajo është shprehur pro bashkëpunimit me popullin dhe qeverinë e Kosovës për t’i forcuar edhe më tej lidhjet e miqësisë ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës.

Jacobson përmes një video incizimi prezanton veten para qytetarëve të Kosovës, me ç’rast thekson se misioni i saj do të jetë ai i një partneri të fuqishëm në përpjekjet për forcimin e një demokracie shumë etnike dhe të një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane, transmeton “Telegrafi”.

Ambasadorja e re e SHBA-ve në Prishtinë ka punuar për 24 vite në shërbimin diplomatik. Jabobson ka punuar edhe gjatë administratës së presidentit Clinton. Ajo ka shërbyer në Azinë Qendrore dhe vendet baltike, ndërsa së fundi ka punuar në Institutin e Shërbimit të Jashtëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të diplomatëve amerikanë.

“Mezi pres të bashkëpunoj me qeverinë dhe popullin e Kosovës për t’i forcuar më tej lidhjet tona të miqësisë.... Misioni im do të vazhdojë të jetë ai i një partneri të fuqishëm në përpjekjet për forcimin e një demokracie shumë etnike dhe të një ekonomie të suksesshme drejt rrugës evropiane...”, shprehet ambasadorja Jacobson

Komente (6)

Arsim Hoti10.08.2012/09:00

Dhashte zoti qe te mos jete kopje e Dellit, perndryshe SHBAja edhe me shume do te degradohet ne syte e shqiptareve.

Sadri Hasi09.08.2012/23:44

Normal qe mezi po pret me ardh, ketu parajse krejt, boni çka te doni, secili iu perkulet me shume se tjetri, po te tregoj se deri ka shtatori ki me u ndi ma e forte se Kleopatra!

Kosovar09.08.2012/12:28

Urime Kosove presidenten e re!

omnious09.08.2012/11:10

Shprehjen e fytyres e paska shume diplomatike! Te presim rezultatet....

labi09.08.2012/10:32

nji keshille puno per marredhenje te mira mes dy shtetevepopujve e jo te na diktoni se si ish ambasadori.

eshref emini09.08.2012/10:23

shpresoj se kjo ambasadore do te ket krejt nje qendrim tjeter nga delli

1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell