• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Raporti i Banit - kritikë Kosovës

Publikuar: 09.08.2012 - 08:52

Prishtinë, 9 gusht – Në raportin e tij të rregullt për Kosovën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka hedhur shumë kritika në adresë të institucioneve të Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën. Në raport Ban Ki- moon ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës gjatë shënimit të Vidovdanit, ndërsa ka shprehur shqetësimin edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë financimin e UAM-it (Administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës v.j.).  Nga faktori ndërkombëtar Ban ka kërkuar më shumë unitet për presion ndaj palëve dhe angazhim më të madh të palëve në dialog.  

Raporti që do të diskutohet nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit më 21 gusht krahas përshkrimeve për zhvillimet në Kosovë për tremujorin e kaluar, përmban edhe një përshkrim të marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviqit, si dhe gjendjen e zbatimit të tyre në praktikë. Shefi i OKB-së e gjen fajtore Serbinë vetëm në moszbatimin e një marrëveshjeje, atë për menaxhimin e integruar të kufirit.

“Beogradi ende nuk e ka nënshkruar protokollin teknik për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, shkruan Ban në raportin e tij, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”. Megjithatë, sipas sekretarit të OKB-së, duhet pasur parasysh se natyra e kësaj marrëveshjeje “është e tillë që kërkon më shumë kohë sesa marrëveshjet tjera për t`u zbatuar”.



Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” 

Komente (11)

Rrapi09.08.2012/17:36

Keshtu e ka ky njeri BAN, S'BAN pastaj KI, S'KI mandej MUN, S'MUN. Pra ku te vjen me e pa duhet than dicka. Itha ashtu si i tha. Ne duhet punuar me e zotnue shtetit se keshtu si kemi punue deri me tani hiq nuk po ja mushim menen askujt e besa edhe Amerikes. Tash e shofim me ket zojen qe do te vjen ambasadore, si do ta qet rrethin per do peshq te mdhej qe jan trashur per posterm.

Endriti endriti@yahu.com09.08.2012/16:10

O z. ban ,ne shqiptaret jemi shume human.plot kinez e kane kaplue kosoven me trgtine e tyre dhe askush nuk i nget.Po sikur edhe e krejt kina te vije ne kosove ti ske me guxue prej serbise me perkrah perparimin e kosoves.por ne po ju themi juve ban edhe te tjerve si ti ,edhe pse si shtet i ri ne zemer te ballkanit,jemi shume ma i avansuar per te drejtat e njeriut,rrespktimin e qdo nacionaliteti qe jeton ne kosove, e ne veqnti te serbve qe po i prgedhelni shum,sesa ju,e ti ne kine ende keni njerze qe jetojn ne shpella pa kurrfar te drejte njerezore.Duhet vertete te jesh me real sepse je ne krye te nje organizate te madhe botrore.Veq shiqo se qfare vuajn populli shqiptare ne serbi ,pa kurrfar te drjte pa program televiziv shtetror,pa liri njerzore,po thuaj te asimilur ne tersi,e ti more zotri i shfajose serbet se sipas teje jane te shenjt.Leshoje at post sa ma pare,se keshtu nuk udheheqet.

sabri09.08.2012/15:30

kur eshte fjala per Kosoven interesat kombetare, ne duhet te jemi se bashku te gjithe. E politike bejne edhe ne shtete tjera pozite opozite. Ban ki apo kush ishte atehere ne poziten e tile Kofi a. asnjehere nuke dhane sinjal te gjelbert Natos per te sulmuar caqet Serbe. Keshtu qe Unmiku se bashku me ate fare Zarifen e vete duhet te largohen sa me shpejte nga Kosova. E sa per shkie ne duhet te jemi te vetedijshem se ata hedhin gurin dhe mshehin doren. Gjithnje kane pasur dy apo tri role ne vete. Nje agje i imi plake thoshte shkaut kurre sduhet me i nxane bese se ai bese nuk ka. Ai e tha ket sepse kishte nje "shoke" shka i cili gjate tere jetes e kishte pase ruajtur sakicen nor jastek per me pre agjen tone.

zeri i popullit09.08.2012/14:45

E ne populli i Kosoves munde ti them ketij kinezit se nuk mundesh ti te na tregosh ne se cfare duhet te bejme ne ne vendit tone.

rambo 1209.08.2012/13:27

DUHET MEJ HJEK NJERZIT QE I KENA TE PASHKOLL HAJNA NE KUVEND PARLAMENT E ME PUNUE PER SHQIPTARI SE NUK JINI QLIRUE HALA PEJ SHKAUT O TE MJER

murtez xhemajli09.08.2012/13:24

Po befasohem me shumë komentues e jo me deklarimin e Banki Mutit sepse ai edhe ashty është dhe ka qenë kunder shtetit të Kosovës dhe ai e di mirë qe ka vdekur ajë UNMIKU dhe tani Kosova është shtet dhe së shpejti do i hjeket edhe mbikqyrja nderkombëtare dhe atëhere dihet mirë qe shtetet anëtare të OKBsë si SHBA e të tjerat do dalin me propozimin për mbeshtetjen e kandidatures së kosovës për hyrje në radhet e OKBsë dhe mu ky Banki Muni sdo te ketë rastë asë me kundershtue asë asgjë por do e miraton kandidaturen e Kosoves per anëtarsim, ketë e ka berë per konsume te tija

sulo Mitrovica09.08.2012/10:34

ja paska leviz karigen Thaqit.....!

Bekimi09.08.2012/09:50

@Liridon R. Me
Po na vete kem harru qka na ka ba Turkia 500 vjet e po ju thojme vellezer e ti po pret prej te hujve me ta dite qka na ka ba serbia.
Duhet me punu e me e heke korupcionin na vete se te hujte nuk na e hekin.

drenicaku i vogel09.08.2012/09:44

pajtohem me komentin e parafolsit xhafer se ate qe eka arrit i ndjeri rugova kta uzurpueit qeveritaret e paftyr e kan hudh ne uj dhe ka ra imazhi per kosoven se nga punet dhe bizneset e pista dhe trafikimet e ndryshme qe i bajn bashksia nderkombtare i percjell dhe ne fund del me nje raport negativ e qe popullata e shkret eshte ka e paguan shum shtrenjt per nje klan njerzish apo mafish ne qeveri e sa i perket marrveshjeve ban jaman anen serbis se marrveshja eshte marrveshje po ishalla edhe naj dit amerika sna largon se kan qa shofin ne shtetin e kosoves po ishalla amerika na mban siq na ka mbajt deri ktu se sa per qeveritaret e tan po shifen senet

Liridon R. Me09.08.2012/09:32

Po de po, ky ka harru krjet apo nuk e din hiq se qka i ka ba Serbia shqiptarve qe 100 vjet... Gjithmone, edhe historikisht Serbia ka qene shtete favorizues karshi shqiptarve nga Bota permendimorefuqite e medha!!!

Xhafer09.08.2012/09:25

Deri me tani perkrahjen nderkombetare e kemi pasur me shume fale imazhit te mire qe pat arritur Kosova gjate kohes se te ndjerit Ibrahim Rugova. Ndersa tani, fatkeqesisht qdo dite e me shume po rrezikohet ai imazh duke i falemenderuar udheheqjes se keqe qe tani ka Kosova. Andaj, me keqardhje them, por nuk eshte e papritur kjo qka ka pergaditur ne raport Ban Ki Muni. Ishalla Zoti na ruan, spari prej armiqeve te mbrendeshem e pastaj edhe prej atyre te jashtem...

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell