• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

AKI-ja e Maksim Ferrës me mbi 50 agjentë në Kosovë

Publikuar: 09.08.2012 - 08:51

Prishtinë, 9 gusht – Maksim Ferra ka rekrutuar mbi 50 agjentë në Kosovë për organizatën e tij të quajtur Agjencia e Kërkimit dhe e Investigimit. Të gjithë janë identifikuar dhe po zhvillohen hetime nga Prokuroria për përfshirje në veprime kriminale.

“Koha Ditore” ka siguruar një listë të këtyre njerëzve të gjithë kosovarë. Ish-policë, ish-kandidatë për deputetë, njerëz që pretendojnë se kanë punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës sipas kësaj liste të hartuar nga autoritetet e rendit punojnë për Maksim Ferrën nga Shqipëria.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, Arbresh Dalipi, figuron si specialist në këtë organizatë. Specialist është edhe fotoreporteri Vedat Xhymshiti, sikurse edhe pretenduesi se ka qenë pjesë e SHIK-ut, Naim Miftari. Ata gjenden në një listë prej 50 personash të cilën e posedojnë Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Faton Mehmetaj del te jetë drejtor për Kosovë i Agjencisë së Kërkimit dhe Investigimit (AKI). Bilall Kryeziu, shef i AKI-së, e Rino Jonay, shqiptar nga Kosova koordinator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si agjente figuron edhe Fitnete Ramosaj - autore e disa librave për luftën në Kosovë. I fundit në listë është Xhavit Berisha, si agjent kërkimi.
Zejnullah Ganiu e Mair Qaili janë agjentë për Republikën e Maqedonisë.


Më gjerësisht dhe faksimilen me emrat e këtyre personave, sot në “Koha Ditore” 

Komente (2)

Rrapi09.08.2012/17:26

A ASHT TU DIJT DIKUSH SE CKA KA NDODHUR, CKA ASHT TU NDODHUR NE KETE KOSOVEN E LISH? SA AKIja JAN TU VEPRU?

meriton09.08.2012/13:58

ma shpejt ju lutem ti zbuloni te gjitha ... sjet, pislliqet, korrupsionin,ata qe mirren me prostitucion .

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell