• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

SHBA-ja pret rezultate nga dialogu me Prishtinën

Publikuar: 05.08.2012 - 18:12

Washington, 5 gusht - Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns i ka thënë kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se Shtetet e Bashkuara i gëzohen bashkëpunimit me Qeverinë e re, të bindura se e ardhmja e saj do të jetë në Bashkimin Evropian. Në bisedën telefonike, Burns i ka thënë Daçiqit se “SHBA-ja pret përparimin e Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane, vazhdimin e reformave dhe rezultate të dukshme e të qëndrueshme në dialog me Prishtinën”.

Sipas mediumeve serbe, Daçiq, në anën tjetër, ka shprehur bindjen se ndërtimi i bashkëpunimit të mirë me SHBA-në është "prioritet i Qeverisë së Serbisë".

Ai ka deklaruar se Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, e cila, siç është shprehur, nënkupton harmonizimin e legjislaturës serbe me atë të BE-së, ashtu si edhe dialogun me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga qeveria paraprake. “Serbia do që të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, ka thënë Daçiq, duke nënvizuar se vendi i tij është i gatshëm të ndërtojë bashkëpunim më të fortë me SHBA-në në fushën e ekonomisë, të mbrojtjes, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, transmeton Rel.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu