• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

KEK, foleja e keqpërdorimeve milionëshe, të përfshirë edhe të huajt

Publikuar: 05.08.2012 - 16:11

Prishtinë, 5 gusht - Organizata ÇOHU dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese (www.preportr.com) kanë prezantuar sot numrin më të ri te magazinës Preportr, në të cilën publikohet hulumtimi mbi sabotimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nga ndërkombëtarët e vendorët, nga njerëzit e kryeministrit Hashim Thaçi dhe këshilltarët e USAID-it.Pos përfitimit të grupeve të ndryshme të interesit, hulumtimi nxjerr se edhe këshilltarët ndërkombëtarë punuan në drejtim të sabotimit të kësaj korporate për ta përgatitur terrenin për privatizimin e distribucionit.

Në konferencën për shtyp të mbajtur me këtë rast, janë prezantuar fakte që çojnë në konstatimet se KEK është foleja ku keqpërdorimet kanë në përgjithësi vlera milionëshe, ku ndikimi politik është i pashmangshëm dhe ku më të dëmtuarit dalin konsumatorët, ndërsa më të shpërblyerat kompanitë serbe. Hulumtimi nxjerr se edhe hetuesit e Komisionit Evropian gjetën përfitime milionëshe nga ndërkombëtarët e vendorët, por që drejtësia i ka heshtur këto raste. KEK-u pashmangshëm del si Korporata e Korrupsionit pasi që shpërblimi i kompanive që dështuan në investime milionëshe, si dhe i atyre që nuk i përmbushën kontratat është fenomen mbizotërues.

Ngushtë i lidhur me tenderët e KEK-ut, bllokimit të prodhimit në disa raste për të blerë rrymë nga kompanitë e huaja, që kryesisht janë serbe, nga hulumtimi del t’i ketë kontribuar kushëriri i kryeministrit, Nijazi Thaçi.

Hulumtimi i Preportr dhe ÇOHU ka nxjerrë edhe se këshilltarët e huaj në KEK pyeten që nga blerjet e mëdha, tek dokumentet strategjike e deri në largim të punëtorëve nga puna. Nga komunikimet interne shihet se këshilltarët e huaj kontrollojnë prokurimin dhe blerjet që kapin vlera milionëshe, por fuqia vendim-marrëse e tyre shkon deri aty sa edhe iu rekomandojnë menaxherëve të distrikteve rajonale që të përjashtojnë punëtorë nga puna. Këta këshilltarë komunikojnë/ndikojnë edhe mbi deputetët, kur duhet votuar ndonjë dokument i rëndësishëm. Në anën tjetër, ata nuk i japin llogari askujt. Po ashtu, ata nuk marrin përgjegjësi për dështimet. Janë të padukshëm e të paprekshëm.

Kokë e këtyre këshilltarëve që kontrollojnë pothuajse gjithçka në KEK, sipas hulumtimit të Preportr, del të jetë shefi i këshilltarëve të USAID-it në këtë korporatë, Masoud Keyan.

Këto konstatime janë nxjerrë nga këqyrja e qarkullimit të mbi 1 miliard eurove, mbi 500 milionë eurove investime publike, që nga viti 2000, dhe i mbi 550 milionë eurove të dhuruara përmes 500 tenderëve publikë, që nga viti 2007, si dhe në fakte që pashmangshëm vërtetojnë se këshilltarët e huaj në KEK pyeten që nga blerjet e mëdha, tek dokumentet strategjike e deri në largim të punëtorëve nga puna.

Janë hulumtuar pjesa më e madhe e tenderëve me vlerë të madhe në KEK që nga gjysma e dytë e vitit 2007 e deri më tani. Në këtë hulumtim janë identifikuar 200 kompani përfituese të mbi 500 tenderëve të kësaj kategorie, që së bashku peshojnë mbi 550 milionë euro.

Preportr ka krahasuar edhe përfituesit e këtyre tenderëve dhe listën e kompanive që KEK-u i ka penalizuar në vitin 2010 për mos zbatim të kontratave me korporatën, ka gjetur se 25 prej tyre përputhen. Jo të gjitha janë kompani që kanë fituar tenderë, nga kategoria e tenderëve me vlerë të madhe, por pjesa më e madhe e tyre, ndonëse ishin treguar të papërgjegjshme me korporatën, sërish janë shpërblyer me tenderë milionësh.

Gjatë hulumtimeve, Preportr ka hasur në kontrata të mëdha që teknikisht ka qenë e pa mundur të lexohen, në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) dhe në të njëjtën kohë edhe në kontrata të cilave ju mungon vlera e përgjithshme me të cilën është shpërblyer kompania e caktuar, dhe me vlera të paqarta.

Një pengesë serioze e këtij hulumtimi ka qenë Zyra për Informim e KEK-ut. Megjithëse Preportr në vazhdimësi për po thuajse të gjitha çështjet, konstatimet që janë përfshirë, ka dërguar pyetje e kërkesa për qasje në dokumente zyrtare, në KEK nuk kanë pasur përgjigje, përveç kërkesës për t’i pasur listat e kontraktorëve të KEK-ut të angazhuar përmes prokurimeve prej vitit 2000 e deri më tani.

 

Komente (7)

Malsori06.08.2012/00:45

Qka po punojn Qeveria per Popullin.... Vet me u Pasurue Popullin me farfnue.. e more Popull mos fleni se dikur bahet von..

haki qerimi06.08.2012/00:34

Spo kuptoj si asht e mundshme qe vendet tona shqiptare te qeverisin do mafioz e hajna.Si mundet populli shqiptare mos te jete aq syqele sa te ja japi voten ketyre matrapazve. Mire e keni popull shqiptar vazhdoni te vuani nga papunesia, fukarallaku, malltretimi...Ku asht dinjiteti shqiptar? E po sot asht ne vote, proteste. nese nuk dini shiqoni greket si protestojne, gjermanet, francezet. shikoni si keta popuj i ndrrojne qeverite kur te duan apo kur nuk punojne ne interes te popullit. tung e futjani tash gjum...

Shartari05.08.2012/22:22

Po valla more shoku i mire Zoti e pshton veq te flen poplli e te kemi ket qeveri me krim e tana faqet e zeza, te punojne per Serbi se Zoti e pshton. Ata qe luftuan dje per Kosoven sot luftojne kunder popllit te Kosoves.
Deri sa te mos del ne pozite VV keshtu e kemi....

merita gashi05.08.2012/21:22

Jo foleja e keqperdorimeve, por KEKu eshte foleja e se keqes. Aty gjithcka behet keq. Ne anen tjeter KEKu shfrytezon dy burime per hajni te parase se popullit Njeri burim eshte nga Qeveria, kurse tjetri direkt nga populli. Populli i ngrate eshte duke e paguar dy here KEKun. Vetem njeren here permes Qeverise, dmth. indirekt. Kurse ky kryehajni thote se nuk do t'i falim borxhet. Borxh i ka KEKu realisht popullit. Se si me ngjan ky Gjuka me Ilir Tolajn !

afrim05.08.2012/19:53

Per ate edhe skemi rrym se e kan heshtur ket pun te rrymes qe vite
se pari ishte kosova e re e mas andej Kosova C por kjo tanni vetem i knaqi gjepat e Poletikanve me shoket e tjer te korruptuar

agimi05.08.2012/17:17

Kemi jepe jeten dhe masakru e luftu per kete vend dhe asgje ne permisim .Aka djale nane apo njeri i cili e qete kete vnde ne rruge te zoti dhe te duhur si shtete tjera te Evropes ku qdo kund veq lajme te kqija KORRUPCJON KRIM MASHTRIM DESHTIM VARFERI KEQPERDORIM VUAJTJE TRISHTIM FRIKE NE VERI POLITIZIM etj O ZOTI e SHPEROFTE kete vend te fundit ne evrop veq per te kqijat VENDI I MALLKIMIT DUHET ME SHPALL KOSOVEN

LalushikG05.08.2012/16:27

Ha dreq mall Tahiri, i thone kesaj ne gjuhen popullore.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu