Lufta Thaçi-Mustafa, për të fituar politikisht!

Artikujt tjerė
- Vapa shton numrin e pacientëve në Emergjencë
- Edhe kallëzimet penale për korrupsionin në rritje
- Gjatë korrikut 418.167 hyrje nga Kosova në Shqipëri
- Hamza i sigurt se Kosova sdo të futet në krizë financiare
- As LDK e AAK si bashkohen valles për veriun
- Zona neutrale në Jarinjë e bllokuar nga kamionët e serbëve
- Dikush e keqpërdori tragjedinë e Restelicës
- Toleranca fetare gjithnjë ka ekzistuar dhe ekziston në Kosovë
- Një imam shqiptar për burgun e Bernës
- SHBA-ja pret rezultate nga dialogu me Prishtinën
Prishtinë, 5 gusht - Përplasjet e fundit në mes të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, për fatin e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, kanë për qëllim konsumin e brendshëm dhe si të tilla nuk do të ndalen derisa njëri nga ta të tërhiqet nga qëndrimi i tij.
Cilido që do të tërhiqet me të drejtë do të mund të cilësohet si humbësi i vitit, ndërkaq, nuk do të shpëtojë nga pasojat e mëdha brendapërbrenda subjektit të tij politik, shkruan Zëri.
Kështu vlerësojnë analistët politikë, të cilët theksojnë se nëse Mustafa do të lejojë që presidentja të mbajë mandat të plotë, ai do të koritet para anëtarëve të partisë së tij, ndërsa nëse Thaçi do të lëshojë pe, ai do të tregohej i dobët përballë rivalit të tij kryesor politik, Isa Mustafa, dhe do të dërgojnë mesazh te bashkëpartiakët e tij se është gjunjëzuar.
Ditë më parë kryeministri Thaçi ka thënë se zëri i Mustafës për respektimin e marrëveshjes politike, e cila solli Jahjagën në krye të vendit, është zë i shkëputur nga realiteti, ngase sipas tij, partitë politike në Kosovë duhet ti respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese ashtu siç i kanë respektuar në dy rastet e mëhershme të dy ish-presidentëve, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli.
Publicisti Shkëlzen Gashi thotë se PDK-ja dhe LDK-ja janë në situatë që kanë nevojë të dalin të forta para elektoratit të tyre, prandaj herë pas here liderët e këtyre dy partive i bëjnë selame të nxehta, njëri-tjetrit.
Ndërsa, analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se përplasjet Thaçi-Mustafa janë rezultat i natyrshëm kur njëra palë nuk e respekton një marrëveshje të caktuar.
Nga ana tjetër, analisti Behxhet Shala thotë se përplasja për çështjen e presidentes është e paarsyeshme në kohën kur vendi po kalon procese shumë të rëndësishme.


Isa Mustaf Hashim Thaqi05.08.2012/23:44
o kryet e thefshi te dyt, Isa ishte shpihun i UDB se ish jugoslavies Hashim shpihun i shikut kape njanin e mshoj tjetrit

quni05.08.2012/20:37
... a kriminela nuk kan pas as biqikleta tash jan miljonera ty e vjedh shtetin e popullin

selatini nga llugat05.08.2012/10:54
Ha ha ha. Po thot kushtetuta. Po ku ke kushtetuta ne momentin kur u arrijt marveshtja. A ishte marrveshtja anti kushtetuese apo u shkrue ma vaon nji kushtetut proJahjaga, e bile edhe me fotografi te saj ne salla te kuvendit.








OBERHUSEN FERIZAJ06.08.2012/00:35
O MUSTAV SKI SHKA BON SE NJERI NJE HERE TA LSHON EDHE THAQI TA KA LSHU TY VEQ RAHMETLIS SUN JA KA LSHU KERKUSH KA PAS KOKE