• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00    Oxygen  *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qeveria nuk pranon zgjidhje dualiste për serbët e veriut

Publikuar: 05.08.2012 - 09:58

Prishtinë, 5 gusht- Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i shpërfillë të gjitha strategjitë për integrimin e veriut që mund të bëhen nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, e që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është zotuar të shtunën se serbëve të veriut nuk do t’u jepet asgjë më shumë se serbëve që jetojnë në anët e tjera të Kosovës.

“Zgjidhje dualiste për komunitetin serb në veri nuk do të ketë”, ka thënë ai për “Kohën Ditore”. Një nga koncesionet e parapara me planin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, e që del jashtë Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës, është shtimi i numrit të vendeve të garantuara për serbët e katër komunave veriore.

Por Kuçi ka mohuar që Qeverisë t’i jetë kërkuar diçka e tillë.

Edhe sikur t’i kërkohej ditëve në vijim, ai ka thënë se përgjigjja e Qeverisë, do të jetë Jo. “Qëndrimi ynë është çdo zgjidhje, çdo ndryshim, dhe çdo veprim që mund të bëhet, të jetë në harmoni me Kushtetutën”, ka ripërsëritur ai.  Realisht, Kushtetuta është një akt që mund të ndryshohet! “Po, por ne nuk jemi të interesuar që ta ndryshojmë atë”, është përgjigjur Kuçi. Ai ka thënë se në këtë fazë të zhvillimeve politike në vend, është e pritshme që nga qarqe të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë civile të lansohen lloj-lloj idesh e propozimesh për veriun, mirëpo Qeveria do të jetë e hapur me qytetarët për çfarëdo veprimi që do ta ndërmarrë në të ardhmen.

Burimet ndërkombëtare megjithatë kanë paralajmëruar se Qeveria e Kosovës, përveçse do të pranojë ta rrisë numrin e ulëseve të garantuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb, do të shpallë amnisti për qytetarët e veriut që kanë kundërvajtje dhe që nuk i kanë paguar taksat për shërbimet e ujit dhe energjisë elektrike si dhe do të krijojë edhe një ulëse shtesë për një përfaqësues të veriut në Këshillin Konsultativ për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentit.

Asnjëri nga këto veprime nuk janë të parapara në dokumentin e presidentit Ahtisaari, por do të interpretohen si gatishmëri e institucioneve të Kosovës për të lehtësuar jetën e qytetarëve serbë të veriut. Esenca e gjithë kësaj, sipas një zyrtari vendës, është që të drejtave dhe benefiteve që parashihet t’u jepen serbëve të veriut, të mos u vihet ndonjë emër. Çfarëdo emërtimi me të cilin do të identifikohej veriu, siç ka thënë ai, rrezikon t’i inkurajojë serbët që jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës të koncentrohen në atë zonë.

“Në momentin kur veriut i vë emër, qoftë si ‘status special’, qoftë si ‘Ahtisaari plus’, kjo do të ndikonte te serbët e komunave të tjera që t’i shesin pronat për t’u zhvendosur në veri, pasi aty do ta ndienin veten më të sigurt dhe më komod”, ka thënë ky zyrtar (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

 

Komente (11)

Lutvi Bardhi06.08.2012/21:25

Gjźja mź e mir pźr Kosoven do tź ishte largimi i kźsaj qeverie t'SHIKut nga pushteti,me kźta njerźz humbjen e kemi tź garantuar.

sehar etemi06.08.2012/10:01

politika e don keshtu nganjiher duhet me rrejt por duhet pasur kujdes perfundimin mos te na shkoj mitrovica e te mbetet presheva ne serbi bile nje nderrim e jo falas fundi ju jeni te zgjedhur nga populli ju dini me mer por populli din edhe te denoj nese e meritoni

Pejoni06.08.2012/07:01

Nuk ka mbet asnje njeri ne ket qeveri qe i vlen fjala. 100 perqind te kesaj qeverije smundet tju besohet sepse sot thon kshtu, neser ndrrojn fjalet, dhe mbasneser prap e kshtu me rradh. njeher kur te rren njeriu para popullit, tani veq budalla i beson prap....

Meha Ludwigshafen06.08.2012/02:44

Po leri pallavrat more kuq se qka te thot Evropa ki me ba se na qashtu ne pergjithsi jena,nuk meritojna kurgjo as shtet as pushtet,as vet se kem qlirue edhe skena kurgjo me automata nuk mbrohet kufini,ma te armatosun jan bandat,serbe ne veri sesa shteti i jon

Mejdiu06.08.2012/00:11

O Kuqan tefterin e ke të hapur ti veq duhesh me dhan EMZA për këtë arsye shtetet përparimtare nuk i udhëheqin njerzit të cilit jan nën hetime nderkomtare se atyre vetem jav ofrojn tefterin e ti mos e nenshkrujm deri sa këta njerz ta udhëheqin shtetin kështu e kem e kur ti nënshkruani të gjitha atëher ndaqi jepni dorheqje ndaqi vazhdoni nuk prish punë kurgja.

kaqaniku05.08.2012/12:46

une nuk njoh ne bote politikane..qe per nga ana morale japin doreheqje dhe prap kthehen ne skenen politike..ku po mbet morali? etika? principet? a thu,ne si shoqeri asnjeren nga keta nuk i kemi aa?
qysh mujn me fjet naten te qete?!

Besim05.08.2012/12:42

Kush ju pyet?

Ylli05.08.2012/11:28

O juve nuk ju besohet ma. Ju veq e keni fale Mitrovicen. Marre ju qofte! Heredokur, ju do te gjykoheni prej popullit dhe do te merrni denimin e merituar. Shpresoj te jete ky denim me vdekje.

Sinan Pasha05.08.2012/11:19

ore zotni. A nuk po ju punon goja aaa. Po serbija duhet me bisedue RECIPROKISHT edhe me shqiptart, muslimant, hungarezt, rumunt, me bullgar me kroat edhe me bujevca. EE pastaj ta kqyrim se ku po mbet serbija, e jo me bisedue me ta vetem per qka te dojn ata edhe si te dojn ata.

zanzibari05.08.2012/11:10

Zanzibar e jep kjo qeveri edhe vet qka ka me dhan ma,se jeni hi vet ne lojna tu mendu qe ju e keni qliru Kosoven.Europjant ju shtin me nenshkru edhe kushtetuten me ndrru se vet nuk jem qliru.

Luani05.08.2012/11:09

Qeveria Hashim Thaqi duhet te kerkoj te njejten zgjidhje edhe per Luginen e Presheves.ose te bejn shkembim teritoresh , Serbis ti jepet veriu dhe Kosoves ti jepet Lugina e Presheves, kjo e fundit do te ishte nje zgjidhja ma e mire ,sepse pastaj Kosova e bashkuar me Luginen e Presheves do te mund te bashkoheshin me Shqiperin.

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu