EULEX: Në Zhilivodë nuk kishte mbetje mortore

Artikujt tjerė
- LDK kundër hetimit të SHIK-ut
- KS debaton për Kosovën më 21 gusht
- Takimi Jahjaga Nikoliq gjatë tetorit në Evropë
- LDK, Vetëvendosje dhe AAK se mbështesin LB-në
- Milionerë brenda natës
- Hyrja në dialog politik pa bazë juridike
- Koncesione të reja për veriun
- Nishani, vizitën e parë jashtë Shqipërisë e nis me Kosovën
- Lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë të shenjta
- Zviceranit i mohohet marrja e shtetësisë së Kosovës
Prishtinë, 2 gusht - Ka përfunduar, pas dy vjetëve punë intensive, hulumtimi i lokacionit në Zhilivodë, njoftoi EULEX-i përmes një komunikate për medie. Ekspertët e EUELX-it nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DML) nuk kanë gjetur mbetje mortore të njerëzve në këtë lokacion, hulumtimi i të cilit është bërë me urdhër të gjykatës.
Hapësira që ishte lëndë e interesimit dhe e cila ishte përcaktuar në urdhrin e gjykatës përfshinte rreth shtatë mijë metra katrorë dhe përbëhej prej dymbëdhjetë minierave të thëngjillit të lidhura me tunele. Ato janë gërmuar përgjatë njëzet e katër javëve të punës më 2011 dhe 2012. Për shkak të karakteristikave të lokacionit është dashur që të hulumtohet e tërë zona. Aty nuk u gjetën mbetje mortore të njerëzve, tha Krassimir Nikolov, ushtrues i detyrës së Bashkëkryesuesit (EULEX), në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML).
Duhet theksuar se zjarri i fundit që e përfshiu këtë lokacion në Zhilivodë nuk ka mundur ta shkatërrojë ndonjë dëshmi të mundshme meqë zjarri ishte vetëm sipërfaqësor.
DML i EULEX-it vazhdon të jetë i përkushtuar për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur në Kosovë dhe do ta vazhdojë kërkimin për mbetjet mortore të njëzet e pesë personave për të cilët disa kanë menduar se gjenden në Zhilivodë.







realisti02.08.2012/16:14
o dasht edhe ma fell me gropue, edhe nja 20 metra fell.