Vulin: Institucionet e Serbisë do të mbeten në Kosovë

Artikujt tjerė
- LDK kundër hetimit të SHIK-ut
- KS debaton për Kosovën më 21 gusht
- Takimi Jahjaga Nikoliq gjatë tetorit në Evropë
- LDK, Vetëvendosje dhe AAK se mbështesin LB-në
- Milionerë brenda natës
- Hyrja në dialog politik pa bazë juridike
- Koncesione të reja për veriun
- Nishani, vizitën e parë jashtë Shqipërisë e nis me Kosovën
- Lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë të shenjta
- Zviceranit i mohohet marrja e shtetësisë së Kosovës
Beograd, 2 gusht - I nominuari për shef të zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se institucionet serbe në Kosovë do të mbeten, ndërsa të vetmet struktura paralele janë ato që i financon Prishtina.
Në Kosovë ekzistojnë struktura paralele, por ato financohen nga Prishtina, e jo nga Beogradi, tha Vulin në intervistën për javoren Vreme dhe shtoi se për ne ekzistojnë vetëm institucionet legale serbe dhe ato nuk do të eliminohen.
Në konstatimin se shtetet perëndimore me ndikim kërkojnë që Beogradi ti eliminojë institucionet e Serbisë në Kosovë, Vulin tha se nuk mund të veprohet kundër Kushtetutës së Serbisë, e cila qartas Kosovën e definon si pjesë të shtetit të Serbisë.
Më tutje ai është shprehur se për këtë qëndrim do të ketë mirëkuptim në Bruksel, Uashington dhe Moskë.
Ekzistojnë gjëra për të cilat nuk mund të zhvillohen negociata, tha Vulin dhe shtoi se në mesin e tyre përfshihen edhe institucionet legale të Serbisë në Kosovë.


Xhevdeti02.08.2012/18:40
More Vulin i marr edhe Kosova seshpejti do te futet ne Kushtetuten e Shqiperise,kurse sa i perket Kosoves nene Serbi ,kurr deri sa te ekzistoi ky planet,kurse ti Vulin sebashku me Nikolicet,dhe Dacicet tu eshte mire te mirreni edhe me ate pak teritor te qe do ti jete Serbise.

izeti02.08.2012/15:33
ku jan provokatoret e ndryshem shqiptar te cilt sillen sikurse kapadaji kunder popullit te vet. Turp per zyrtar shqiptar te ndryshem. siq po ma merr mendja mue Shefa te ndryshem, inspektor ministra etj.

kingu02.08.2012/15:13
nuk jan mbush mend serbet nga ''olluja''.

Komentimi02.08.2012/13:42
I forti, thotë një fjalë e urtë popullore, edhe të rreh e edhe nuk të len me kajt. E shihni populli im i ngratë se me kend bisedon Kosova. Me palën që në kushtetutë e ka futë tapinë tonë qindrashekullore. Kështu është dhe do të jet përderisa nuk e kemi një 'Tugjman' me ua treguar udhën se kah e kan shkijet.







Nexhmedini02.08.2012/18:54
Ketu shifet se shqiptaret jane bere pik e pes,sejcili qe vjen ne qeveri pasurohet brenda nates, kurse interesat e Kosoves dhe kombit i lane me njeane,asnjerit nuk i bie ndermend per sigurin e teritorit te Kosoves edhe shqiperia po ashtu e cila fare pak e interesuar per interesa kombetare e cila na doli me nje raport qesharak te arsenalit te armeve qe e kishte patur mbi 5 milion ton arme dhe e cila nuk diti,nuk deshi apo nuk guxoi ta fut ne perdorim ateher kur ishte momenti me i volitshem per shqiptaret kudo qe jane per tu bashkuar,tani serbi na del me kercnime se Kosova eshte ne Kushtetuten serbe.Qeveritaret e Kosoves dhe Shqiperise i kane futur veshet ne lesh duke u lutur o zot vetem pasuria e tyre e fituar ne kurriz te popullit te ruhet.Po keta te mjere si gomari mendoine ishalla jemi ne enderr,keshtu e ka kur ne kurr nuk patem politikan te cilet diten dhe dine ta qoine kombin perpara,per ate edhe gazepi spo na hiqet nga zullumet sllavocetnike.