• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nënkryetari i Skënderajt e çon asfaltin në oborr të vet

Publikuar: 02.08.2012 - 10:18

Skënderaj, 2 gusht  - Fadil Nura, nënkryetar i Komunës së Skënderajt, duke keqpërdorur postin që ka, me paratë e taksapaguesve, në lagjen e tij ka asfaltuar 2 rrugë, të larguara njëra nga tjetra vetëm 500 metra. Lagja e tij “Nura” e fshatit Prelloc, ka 15 shtëpi, 11 prej të cilave me dalje në asfalt. Por kjo nuk i ka mjaftuar numrit 2 të Komunës, ndërsa e ka çuar asfaltin deri në dyert e shtëpisë së vet. Banorët kanë treguar se njëra rrugë, ajo më e gjata, dërgon në derën e shtëpisë së nënkryetarit, e tjetra te shtëpia e një kushëririt të tij. Ndërkohë, familjet e dy kushërinjve të tjerë, dhjetëra metra larg vazhdojnë të mos kenë rrugë të asfaltuar. 

Një veprim i tillë i nënkryetarit i kishte irrituar tej mase banorët e lagjes “Sejdiu” të fshatit Prelloc, e cila ka 20 familje, të cilave “për t’iu shkelur këmba n’asfalt”, duhet të kalojnë 1 kilometër rrugë të rendit të katërt (gjerësisht në Kohën Ditore”).

 

Komente (55)

fita03.08.2012/08:36

jo me kosoven po me drenicen e pdk

kastriot03.08.2012/08:32

Po te isha ne vende te ketije Fadil Nurajt do ta kisha padit ne gjykate kompanin e asfaltit...sepse paskan deshte me ty edhe ne oborr..kjo eshte kunder integritetit familjar..populli i ka fajet se po ja rrezikon integritetin e familjes e keshtu nuke ben..paguan para per me hy njeriut mbrenda me zore..pore ky qenka i menqure i paska mbyll dyert e oborrit...Brava Nura!

berisha03.08.2012/07:46

jo mbasi nuk i paska asfaltu edhe dhomat e shtepis nuk e paska tepru fort.Mbushnu men per tjeter her votoje ate qe ty ta don zemra, e mos e voto askend qe dikush ta imponon.

Faton Gurbeti03.08.2012/01:36

shuni shuni se mire te koka puna se ka edhe ma zi, shyqyr qe si ka ra nder mend keti Nenkryetarit me qit Shtepine e vete ne Asfallt po e ka qu Asfalltin ne shpi se ka mujte me kane e kunderta e kishum met pa udhekryq te Skenderajt.

Besi03.08.2012/00:17

Gjith kan than kush rri ner dardh han dardha,pse jo ky jarani po rri ner dardha edhe han ,e rregullon asfalltin pse jo ,deri ne der ,ndoshta edhe ne oborr e ka shtru po ju se kini pa, o gazetar,nuk keni goxu me hi ne oborr

Kabashi03.08.2012/00:16

Me pas qene kryetar edhe oborrin e kish asfaltuar, por nenkryetari kaq ka pas kompetenca, vetem deri te dyert!

visar selmani02.08.2012/22:58

Po po qishty mahet shteti ma mire per veti se ngjeti hajt hajt o llokum.

Shqipja02.08.2012/22:42

mos e fyeni vetveten me u marr me kesi lloj "paqa ... sh".

Shqipe02.08.2012/21:42

dhasht zoti te gjitha rruget e kosoves e te gjitha trojeve shqiptare ti shoh keshtu ,edhe edhe ni her ne jet nese e shkel ket rrug JA VLEN...

Agim d02.08.2012/21:39

Ju ka vy grave mi la tepihat

astrit kosova02.08.2012/21:36

nuk kan faj kta po populli, dy jav para zgjedhjev dalin dhe thojn dote bajm ndertim asfaltim dote hapim vende te rejaj te punes, pas zgjedhjev 24 vite po ndertoj po asfaltojn per veten evet, populli me gishta ne goj,pas 4 vitev vin te njejtit person dhe dalin para medijave dhe lehin nja dy jav prap dhe populli prap jau jep voten.

baballoq02.08.2012/20:49

o po kur kan ditë kto qeveri me udhëheq shtet,njerez hajna,vetem shikojauni sorratin kur dalin ne foltore se si shperhen e pergjigjen..mjer populli kon po e voton qe 12 vite,,ktu populli i ka fajet e jo politikanet,Oj KOSOVE krenohu me hajnin se kta trimA po e fusin kosoven ne marrezi

granit s02.08.2012/20:38

ni porosi kam per ju mshelni dyert e sokakut se asfalti mundet me hy noborr

xhafa02.08.2012/20:15

mir jau ka ba ktyne far budallve qe veq huna si len me hanger bari,se apet i dhan vota partis se hajdukve

dini02.08.2012/19:53

ani lagjja sejdiu ne zgjedhjet e ardhshme prap ne te dalin nme tupana ne ta festojne fitoren e hajnav.

zenangallapi02.08.2012/19:32

Po keta kan liftue vetum per vete dhe familjet e tyre kjo eshte pa qysh menihere mbas perfundimit te luftes,dhe keto gjeste primitive kan ndodh gjithkund ne Kosove sidomos nga keta te pdk,gjoja na e shliruem dhe na e ndertojm,por vetum per veti e jo per popull.
Por kur te behet urimi i rruges mos shkoni ne hapjen solemne por refuzoni dhe kur te vin zgjedhjet mos i harroni veprat e tyre dhe mbrone voten e jauaj se jau bajn ma zi se tash.

hivzia 02.08.2012/19:27

se pari hajnia e tani kosova pdk hashim thaqi

toma02.08.2012/19:25

edhe kta udheheqsa kan ra ne dert me ju ky po e nderton kosoven e ju po ankohi zgjedhjet e ardhshme hyp tjetri edhe aj e qon rrugen te dera e kshtu me radhe ndertohet krejt kosova

Medet Medet per ket ven02.08.2012/19:25

Paj, si mos te jesh per veti nuk je as per ngjeti!... Ncncnc

Dini02.08.2012/18:59

Keta te tillet si ky na i bien hienat ne torishte,me keto mend te ketyre qeveritareve sdo ti gezoine keto rruge por keto rruge po ua asfalltoin shkieve per tu kthyer perseri neper asfallt ne Kosove ne baze te kercnimeve qe ia bejne keta Kosoves.Qnte e kqinje ta ndjellin ujkun ne torishte perpara PDK,perpara Drenice se u erdhi vera me bereqet.

denis02.08.2012/18:46

jo jo zotniu e ka shtru asfaltin ne baze te planit urbanistik te fshtatit, ky zotni i respekton ligjet e vendit te tij dhe eshte patriot i vertet, tash ka mbet me ja ble ni Range Rover te bardhe sikur te shefit te tij dhe krejt puna mir bohet. krenohu me Kosoven bla bla bla......

Korrupsioni02.08.2012/18:27

Paskan shpetuar,Tash komplet familja ma skane nevoje per kepuca, N'Corapa e n'autobus.
Ha,ha,ha,ha,ha.

mehdi krasniqi02.08.2012/18:24

Kosove secili qe ashte ne pushtete ban qka te done,e atje ska shtete.Si kane thane tyjnehere ,Ligjin e ban Maliqi. E po asfalltone kushe te done deri te dera e oborrit,pse jo i ka ardhe shansa.

luli02.08.2012/18:19

um veti njani ni dit, qi qka kisha ba mu kall per sdyti her lufta. A kisha shku apet apo kisha nejt! une i perxhexha keshtu... " ma mer menja qi kisha shku por jo me e sulmu armikun por mi ... qita qena ton qi jon ne politik. ja kisha nis te thaci e e kisha perfundu te ramushi!!!!!

MERGIMI02.08.2012/18:13

HAHAHAAH E KUKU PAS MJERI KOSOVA E MJERI KUSH PO E UDHEHEQ E MJER POPLLI NE KUJT DUAR MBET EMJER E ARDHMJA SE QFAR PO E PRET DIKUSH QAN PER BUK E DIKUSH HEC NE QARAPA TE BARDHA DERI NE VEN TE PUNES SEPSE PO KURSEHET KAFASHATA E DIKUJ PER TE ARDHUR PASURIJA E NJE PERSONI AGAGAGA LUM KOSOV PO EMER TE MIR KI E MJER POPULL I SHKRET SE NQFAR DUAR JE MEBET,,,

qeverija e HORRAVe 02.08.2012/17:50

Qeverija e pa percipet dhe e pa moralshme kane humbe qdo qe per interesate e vendit veq bper veti KORRUPCJONI ne maje te piramides dhe kulmit jane kthy si qeveritare AFRKAN dhe ata arbe ku pasojat po i vujne edhe me luftime

pejani02.08.2012/17:47

eeeee drenicak breee hashim ja ka dah paret ska faj te mejret populli i kosoves dernicakt deri sa te ngihen buk e pare kan me kall kosoven

bubrrec bubrreci02.08.2012/17:22

hahaha po de boll mire qe e ka ndertue , po qka ka lidhje krejt katuni votat jan kan dhan edhe ata qe jon dek...mir jau bajn boll

muja02.08.2012/17:19

o daja Fadil hajde bre stroma edhe mu deri te dera asfalt e leri kta ktu shka diskutojne veq ta kan inati

kosovari02.08.2012/17:06

o vllezer shqiptar ,po qunu ne kemb e boni diqka se na myten tu na vjedh e tu na tradhtu si PDK AAK LDK E shum parti tjera ,sa ti kemi kta ska kosova kurr me hec perpara po ju lutum te behimi bashk e ti ndjekim kta

eleganti montreal02.08.2012/16:41

bravo i kofte pse jo une nuke pe kuptoj mrenda oborin e ka ne regul.ja keni dhen voton ishte i mire per ju. pse tashe ankoheni, ne te ardhemen i propzoj naj kate shtepin ta qoji

Shkaba e Lugines02.08.2012/16:40

Ai eshte i zgjedhuri i juaj prandaj tash mos u nervozoni, por ruajeni deri sa te vijne zgjedhjet e ardhshme, keshtu qe atehere duhet ndrrue

prishtinalija02.08.2012/16:13

hajde ishalla nji dit i shtrojna rrugt me dukat

hajra02.08.2012/15:58

Nuk është i vetëm edhe Fehmi Mujota ia shtron asfaltin deri në shtëpi shoferit të tij ,në fshatin Petrovë të Shtimes.

drenicak asfallti02.08.2012/14:53

keni deshiru shiqoni
Qka jan qu bre pesh veq ne asfallt,po dyshoj qe me asfallt po vjedhin shume me leht,merrne nje ekspert nderkombetar e le ti shiqoi rruget te jeni te bindur qe asnje rrug nuk do ta pranonte teknikisht,kjo do te thot se ose jan ber me qellim per vjedh ose jan invalida ne tru.
Ky asfallt i keti zotriut qe e paska qu deri te dera,me pare te qytetarve,po te ishte ne nje vend tjeter pushimet verore do ti kryente ne dubrav,por jetoim ku jetoim e populli budall hiq mos i zhdrypni

Kodra e Diellit02.08.2012/14:51

Mshele deren so pe te hyn asfallti brenda...

yll02.08.2012/14:23

Deri ku keshtu????

lala 00702.08.2012/14:13

i paska pas dyrt prej sokakut

Drenica heroike02.08.2012/14:01

"O mshele deren se na hini asfallti mrenda"

izja mjekiqi02.08.2012/13:46

Po shyqyr zotit që i ka pas dyert mbyll,se edhe oborrin e kishte shtruar me asfallt.

budalla02.08.2012/13:27

mir jon ka na bojn ,kurr tkish budall mos i xhdryp hiq,poplli ngjum mos u qoni hiq...ton jo qka u bo...

Kastrioti02.08.2012/13:19

Pse po mundoheni te shkoni deri ne Polac, shkoni ne fshatin Bardhosh te Prishtines ku Isa Mustafa ia shtroi rrugën deri tek shkallet e shtëpisë kolegut te vet te partisë dhe fakultetit ekonomik, pro rektorit për financa te UP Enver Kutllovci, jo këto dite po qe nja dy vjet. Kurse për rastin ne fjale meriton hetim dhe dënim nëse ka shkelje te ligjit.

Arusha02.08.2012/13:14

More nafaka që i paska pas dyrt e oborrit mshel se edhe n dhom t fjetjes ja kishin qu asfalltin. Mjer vatani, mjer mileti...

BANULLA LIPJAN02.08.2012/13:09

HASHIMI POJAV SHTRON RRUGEN ME BEKTELENKEN SHKIVE DERI NE MERDAR E JA DHA KEKUN E TASH EDHE POSTEN PER ASFALLT MOS I KQYRNI RRUGT E VOGLA

meti02.08.2012/12:51

Hajt bre se zbohet nami per pak asfalt mos e boni te madhe

J.Gashi02.08.2012/12:33

lajmi eshte per gjykat e jo per gazete me pas shtet po nuk ka shtet mire qe po na tregoni qar mbeturinash po udhheqin sot kosoven.
FLM Koha Group

poklekdrenicë02.08.2012/12:28

he perse jo ore.. kur drenicasit do te kuptojn se kujt duhet mju dhen voten atëhere do jet von, 12 vite mbas lufte akoma votuesit jan aq te bindur ne hajna sa qe edhe ata mendojn se nje dit do behen politikana te kosoves e me mar per vete qa te ju vije per dore,,mjer drenicasit e mbar kosova kush eshte udheheqes ne mbar kosoven,,

XH ABIRI02.08.2012/12:19

Paskam shok bravo, se edhe un ja kam ber njejt,pak me shum, edhe pas shpije e kam quee asfaltin,deri te ......

Lugatdrenica02.08.2012/11:44

Rrnoft mesjeta Kosovare me qobat e Drenices dhe hajnat e Dukagjinit. Me kta duhet te krenohemi, pra edhe pse jam kunder asimilimit kta tipa po i sherbein asimilimit te diaspores.

sana02.08.2012/11:41

votoni edhe ne te ardhmen ...

A. B.02.08.2012/11:38

Asfaltomania e PDKse!!! Aty ne foto po shifet edhe nje shtylle elektrike e betonit, qe do te thote se komplet infrastrukturen ja ka rregullue ky tipi vetes. Kjo ndodhe veq ne Kosove respektivisht ne Drenice. Krejt Kosova duhet me punue si rober per mireqenjen e disa familjeve si Lushtakeve, Nurave, Thaqve, Qekëve, Krasniqve, edhe disa qe nuk po i permendi se po bahet gjate. Realiteti i hidhur Kosovar, kur dikush jeton ne kurriz te dikujt dhe vazhdon normaliteti.Aferim...

selatini nga vrani dolli02.08.2012/11:34

mir de, mos me jo bo kpucat me lloq derisa te mberrin ne pun.

syrgjyn i gjalli02.08.2012/11:29

KUR KTA NJEREZ BAJN KSI FELLIQTINASH, QFARE NUK BEJN PO JU PYES UNE JUVE. kUDO KTA NJEREZ VETEM PER VETI E KAN SIKURSE VENDIN E PUNES TA KISHIN PRON TE BABES PA RESPEKTUE LIGJ E AS KUSHTETUT, ME TE CILAT PLOT GOJEN E KAN FJAL PER TE TJERET.

Flamur02.08.2012/10:39

Mire mosi nuk e ka asfaltuar deri ne WC. Ska ky faj po keta qe e kan zgjedh per nenkryetar, e qeshtu e ka jeta ne Kosove ja jep gishtin ta han koken.

Salih Shala02.08.2012/10:34

"Krenohu me Kosoven"..........

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CShi i lehtė
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell