• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

EULEX-i jashtë Rezolutës 1244

Publikuar: 02.08.2012 - 08:36

Prishtinë, 2 gusht - Qeveria e Kosovës të mërkurën ka shprehur vullnet për t’ia vazhduar mandatin EULEX-it, së paku edhe për dy vjet të tjerë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se pala vendëse tashmë ka arritur të marrë pëlqimin e BE-së, që baza legale për funksionimin e EULEX-it në Kosovë të mos jetë më Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në bazën legale për vazhdimin e misionit të EULEX-it, sipas tij,  do të theksohet 17 shkurti i vitit 2008, (Dita e pavarësisë v.j.), 4 shkurti i po të njëjtit vit kur është bërë ftesa e parë për shtrirje të këtij misioni në Kosovë, si dhe vendimi  i Këshillit të ministrave të BE-së për dislokimin e EULEX-it në Kosovë.  Por baza legale, siç ka thënë Kuçi, ndonëse është parësore në këtë proces, nuk është e vetmja.

Janë edhe dy çështje të tjera, jo pak të rëndësishme, që lidhen me mandatin e EULEX-it. E para, sipas tij, ka të bëjë me afatin kohor që duhet ta ketë misioni i EULEX-it në Kosovë.



Më gjerësisht sot në “Koha Ditore”

 

Komente (1)

Agron 02.08.2012/12:58

Po mire, ashtu thot qeveria e Kosoves, por kush e ka pyet qeverin e Kosoves. A ka rendesi c'mendon qeveria e Hashimovicit. S'ka rendesi fare...

1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell