Jahjaga-Panariti: Për bashkëpunim të gjithanshëm

Artikujt tjerė
- Jahjaga-Panariti: Për bashkëpunim të gjithanshëm
- Nga 1 gushti, importi i çimentos me të vjetrën
- Kërkojnë anulimin e marrëveshjeve me Prishtinën
- Një vit pas aksionit të policisë në veri, situata mbetet e njëjtë
- Bruksel: Kryeministri Thaçi takoi baroneshën Ashton
- MSH: Procedurat për drejtorë të klinikave në QKUK, të rregullta
- Ministri Beqaj në vizitë dy ditore në Gjermani
- LDK: Marrëveshja për presidentin duhet të implementohet në tërësi
- Rritja e pagave për zyrtarët, vendim për interesa personale
- Krasniqi ngushëllon për vdekjen e kryetarit të Ganës
Prishtinë, 25 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti.
Duke i dëshiruar mirëseardhje, Jahjaga shprehu falënderimet për angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për Kosovën, për lobimin për njohje nga shtetet e tjera dhe për përfaqësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Sipas komunikatës zyrtare nga Presidenca, presidentja e vendit tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet të punojnë vazhdimisht për bashkëpunim të gjithanshëm, që është në interes të qytetarëve dhe të përparimit dhe zhvillimit ekonomik, por gjithsesi edhe kulturor dhe arsimor.
Jahjaga theksoi se të dyja vendet duhet të arrijnë marrëveshjet që do të ndihmojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe të dyja shtetet duhet të jenë shembull për gjithë rajonin. Ajo tha se synim i BE-së është komunikimi i lirshëm dhe ndërtimi i politikave që mundojnë zhvillimin e përgjithshëm, duke shfrytëzuar të gjitha resurset natyrore dhe kapacitet njerëzore.
Presidentja Jahjaga tha se të dyja vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie në të gjitha fushat pa asnjë pengesë, sepse vetëm kështu politikat do të jenë në shërbim të popullit dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Ministri Panariti e vlerësoi lart mikpritjen në vendin tonë dhe vlerësoi se dy vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe duhet të arrijnë në numër marrëveshjesh në interes të dy vendeve dhe të zhvillimit në gjithë rajonin.
Panariti premtoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në çdo proces dhe në veçanti në procesin e integrimit evropian dhe do të jetë një avokate e fuqishme e saj në botë dhe në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të saj. Ai shtoi se sovraniteti i Republikës së Kosovës duhet të shtrihet në gjithë territorin e saj.
Shefi i diplomacisë shqiptare në këtë takim shprehu ngushëllimet e sinqerta për vdekjen e poetit të njohur Ali Podrimja dhe vlerësoi se vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shqiptarët.








