Vetëvendosje partive opozitare: Mos bëni koalicion me PDK-në

Artikujt tjerė
- Amsera kthehet në Restelicë
- Serbët me peticion kundër marrëveshjeve Kosovë- Serbi
- Thaçi-i gatshëm të bisedojë me Nikoliqin e Daçiqin
- Ali Podrimjes sot i jepet lamtumira me muzikë e poezi
- Jahjaga dhe Thaçi në Olimpiadë
- Familjarët e Zymerit të pakënaqur për moszbardhjen e vrasjes
- Pas protestave Mimoza hoqi taksën doganore për çimenton
- LDK-ja synon tia marrë donacionin Jahjagës
- Kryetari Muja intervistohet me orë të tëra nga Prokuroria e EULEX-it
- Ekrem Lluka tërhiqet nga dëshmia që i shpëtoi 500 mijë euro
Prishtinë, 25 korrik - Drejtues të lëvizjes Vetëvendosje u kanë bërë thirrje partive opozitare që të mos bëhen pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi ai nuk do ti sjellë asnjë të mirë vendit.
Lëvizja Vetëvendosje! iu bën thirrje të gjitha subjekteve opozitare të mos i bashkohen PDK-së në një koalicion të korruptuar qeverisës, i cili do të krijohet për tia dhënë veriut autonominë e kontrolluar nga Beogradi , u shprehen ata gjatë një konference për shtyp, duke i komentuar shkrimet e fundit në media për një koalicion të ri të mundshëm në mes të PDK, AAK-së, apo edhe të partive të tjera, kanë ftuar të gjitha partitë opozitare në Kosovë që të mos bëhen pjesë e qeverisjes me PDK-në, e cila qeveri nuk i ka sjellë asnjë të mirëve pos dëme Republikës së Kosovës. Sipas tyre, PDK është në kërkim të një koalicioni të ri dhe kjo po bëhet për tri gjëra; dhënien e autonomisë për veriun e Mitrovicës, shitja e Trepçës dhe të PTK-së.
Tash po bëhet një vit prej ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në veriun e Kosovës për vënien nën kontroll të pikave 1 dhe 31. Tash një vit ra në krye të detyrës Enver Zymberi. Kurse kryeministri dhe kjo Qeveri e cila atë kohë betohej mbi rënien e heroit, sot po përgatitet që për veriun të negociohet me Beogradin, tha para gazetarëve Glauk Konjufca, duk shtuar se sa më shumë po afrohen negociatat e Qeverisë sonë me Beogradin për veriun e Kosovës, aq më shumë po ka probleme koalicioni qeverisës aktual.
Konjufca po ashtu komentoi vizitën e kryeministrit në Bruksel. Vizita, siç u shpreh ai, në ditën e gjashtëvjetorit të fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës erdhi edhe Ban Ki-Mun-i në Kosovë, kurse kryeministri Thaçi udhëtoi për në Bruksel për tu takuar me baroneshën Ashton. Kryeministri ynë asnjëherë nuk ka shkuar për ndonjë temë tjetër përveç asaj të dialogut me Serbinë.
Edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti, duke iu referuar dialogut në Bruksel, theksoi se ai po zhvillohet pa kurrfarë kushtesh për Serbinë, po e amniston dhe rehabiliton Serbinë për krimet e tmerrshme të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e saj. Për më keq, ky rehabilitim e amnistim po bëhet për segmentin më ekstrem të politikës serbe: Nikoliqin dhe Daçiqin, që të dy këta bashkëpunëtorë e vartës të Milosheviqit. Në anën tjetër, për shkak të këtij dialogu, po tolerohen edhe qeveritarët e korruptuar të Kosovës të prirë nga kryeministri Thaçi. Siç u shpreh ai Dialogu me Serbinë për veriun e Kosovës është dialog për krimin dhe dialog me krimin. Kurti iu kthye edhe njëherë marrëveshjes
Pacolli-Thaçi-Mustafa për presidenti, që tashmë është zhvlerësuar. Besoj të jetë bërë e qartë edhe për LDK-në që ajo nuk ia ka shkurtuar mandatin kësaj qeverie në dy vjet e gjysmë.
Siç u shpreh ai Çdo ditë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët e Kosovës humbin pjesë nga pavarësia e shtetit, humbin pjesë të pasurisë publike të Kosovës, humbin pjesë të buxhetit të Kosovës dhe humbin pjesë të territorit të shtetit tonë. Çdo orë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët humbin gjasat që një ditë Kosova të bëhet shtet normal, sovran dhe i zhvilluar ekonomikisht.


FIFI25.07.2012/17:53
O ALBINO ZOTI TE NDIMOFT SE KE ME HARRU SERBIN KUSHJAN KETA ...

bimi25.07.2012/17:19
kete katraue qevereiseje nuk duhet toleruar, qytatri Kosovar duhet te mbroje dinjeitetin e vet si qytetar.

skenderi25.07.2012/16:58
vaj vatani nhall mileti

landi25.07.2012/16:53
valla apeloni sat doni se ajo eshte qeshtje e kryer.kta tipat prap do i keni ne krye,deshtem apo zdeshtem,katastrof.

Shaipi25.07.2012/15:37
Juve te VV e shfrytezone kete mandate e qfrynu tu sha se ma ase ne anders sken per te qene ne parlament, parlamenti s'eshte per sharje e fyrje po per ligj e fakte .

Gimi25.07.2012/15:12
Heshtni ju bile se sjeni kerkah,ju jeni demi i kosoves sone, sherri, rrini urt

ARIAN BALLI25.07.2012/14:58
As ma shume as ma pake.....e kjarte si loti.....cka e ka gjete ket shoqeri qe ende duron....Pse durojm nje fitore te shtrejte me shendrru ne nje humbje te turpshme, te pist, te vjedhur nga kjo qeveriparti, ... katura te rgjimeve qe i kishim ketu e qe mendonim se i shporrem.
Kta imitues shteti sjan gja tjeter veq vegla dhe te shitur te paguar me vjedhjen e vendit te vet.
....DERI KUR KESHTU !....

Ylli25.07.2012/14:36
Bravo VV, vota ime kysmet do te shkon per ju. Ju jeni e vetmja shprese per popullin. Haram u çofte nese na tradhetoni edhe ju!

cubi25.07.2012/14:18
edhe ju te VV, veq llafe. E pse ju deri me tash nuk u murret vesh me dikend e me e mujt Thaqin ? Mosni pash besen se nuk shkon keshtu politika, kunder te gjithve ska sukses ne politik, hashimi me serb ka kualicion e ju me shqipetar spo mundeni me e gjet nje gjuhe te perbashket. vetem bashkimi ban fuqin edhe vetem te bashkur jemi me te fort.










Drilon26.07.2012/01:27
Drita ne fund te tunellit eshte VETEVENDOSJE!
Ne zgjedhjet e ardhshme do te votoj per ju VV.