• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nesër në kryeqytet varroset poeti Podrimja

Publikuar: 25.07.2012 - 11:31

Prishtinë, 25 korrik - Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se varrimi i akademik Ali Podrimjes do të bëhet më 26 korrik 2012, në orën 14:30, në varrezat e Prishtinës, bëri të ditur përmes një komunikate për medie ASHAK.

Homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademik Podrimjes mbahen në mjediset e Akademisë po më 26 korrik, prej orës 12:00-14:00.

Kortezhi me trupin e pajetë të akademik Podrimjes niset për në banesën e tij të fundit nga selia e Akademisë në orën 14:00.

Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja është paralajmëruar se më Aeroportin e Prishtinës do të arrijë nesër, në orën 8 e 55 minuta.

Ali Podrimja u gjet i vdekur në një vendpiknik në rrethinë të Lodève, në jug të Francës. Ai kishte shkuar atje si përfaqësues i Shqipërisë në Festivalin e Poezisë La Voix de la Mediterranée (Zëri i Mesdheut”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka marrë të gjitha masat dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për të sjellë në Kosovë trupin e poetit të madh kosovar, Ali Podrimja, i cili u gjet i vdekur të shtunën, në afërsi të qytetit Lodève të Francës, njoftoi përmes një komunikate MPJ.
Me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Ministria e Jashtme, përmes Ambasadës së Kosovës në Paris, përveç angazhimit maksimal për gjetjen e poetit Podrimja, tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka aranzhuar plotësisht transportin e trupit të poetit Podrimja në atdhe. Trupi i poetit Podrimja pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nesër ( e enjte) në ora 8 e 55 në mëngjes, nga Gjeneva.
Ambasada e Kosovës në Francë gjatë të premtes në Paris, do të mbajë një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Podrimja, ku pritet të marrin pjesë trupi diplomatik i akredituar në Paris, përfaqësues të institucioneve franceze, poetë, shkrimtarë e intelektualë francezë si dhe qytetarë të tjerë. 

Komente (1)

Driton Bakija Gjakove 25.07.2012/18:33

Poetit ,Ali Podrimja do te nderohet shume vepra e tije.Ai ne atdheun e tije,Kosoven do cmohen shume vlerat e tije poetike.

1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell