• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë do të ftohen nga Brukseli

Publikuar: 22.07.2012 - 17:13

Bruksel, 22 korrik - Brukseli së shpejti do t’iu dërgojë ftesa kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë për vazhdimin e dialogut. Sipas Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, dy kryeministrat do të ftohen në Bruksel për konsultime.

Duke folur për mediat serbe, Zhbogar ka thënë se BE-ja do të dërgojë ftesa të ndara për secilin prej dy kryeministrave për të vazhduar dialogun. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që dialogu, i ndërprerë muaj më parë, të vazhdojë sa më shpejt, transmeton rtk.

I pyetur nëse bisedimet duhet të ngrihen në nivel më të lartë politik për fazën e ardhshme, shefi i BE-së në Kosovë ka thënë se ka çështje që mund të kërkojnë një qasje nga një nivel më i lartë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°C
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell