• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Trupi i pajetë i Ali Podrimjes do të riatdhesohet brenda pak ditësh

Publikuar: 22.07.2012 - 13:34

Prishtinë, 22 korrik – ( E plotësuar) Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes Ambasadës së Kosovës në Francë, është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet franceze gjatë kryerjes së procedurave mjekoligjore dhe përgatitjes për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit kosovar, Ali Podrimja.Pas marrjes së lajmit të hidhur për gjetjen e trupit të poetit në periferi të qytetit Lodeve, i tërë stafi i lartë diplomatik i Kosovës në Francë, në krye me ambasadorin Muhamedin Kullashi, janë duke u angazhuar për ofrimin e asistencës së nevojshme për autoritetet franceze, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të procedurave dhe kthimit në Kosovë të trupit të Podrimjes.
Sa i përket rrethanave të vdekjes së tij, autoritetet franceze po zhvillojnë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe brenda pak ditëve pritet të dalin me raportin mjekoligjor për rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Nga të dhënat e deritashme, dihet se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një pyll në anën perëndimore të qytetit Lodeve diku rreth 4 kilometra në vijë ajrore nga qendra e qytetit Lodeve, trupi i poetit ndodhej rreth dy metra afër një rrjedhe të ujit dhe në trupin e tij nuk kishte asnjë shenjë dhune, lëndimi apo agresioni.
Aktualisht trupi i poetit ndodhet në Klinikën e Mjekësisë-Ligjore në Montpellier, kurse gjatë 2-3 ditëve në vijim do të kryhet procedura e autopsisë, për të analizuar hollësisht shkaqet e vdekjes. Pas përfundimit të autopsisë, gjykatësi hetues duhet të vendos për lejen për transportimin e trupit për riatdhesim.
Autoritetet lokale të qytetit Lodeve, ku po zhvillohej festivali i poezisë, “Voix de la Méditerranée”, nën organizimin e Kryetares se Komunës Marie -Christine Bousquet, sot në mesditë do të zhvillojnë një tubim përkujtimor në qendrën e qytetit për  nder të poetit Ali Podrimja, si dhe disa aktivitete të tjera pasuese.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës edhe një herë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve, miqve dhe mbarë popullit të Kosovës për humbjen e poetit kulminant të Kosovës, Ali Podrimja.
MPJ e Kosovës po ashtu shpreh konsideratat dhe respektin më të madh për autoritetet qendrore dhe lokale franceze, për angazhimin e jashtëzakonshëm në zbardhjen e këtij rasti fatkeq.
 

Prishtinë, 21 korrik - (E plotësuar) Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit të njohur kosovar Ali Podrimja në Francë. Sipas burimeve jozyrtare, Ali Podrimja është gjendur i vdekur në një ulëse të lulishtes(parkut ) të qytetit Lodeve të Francës, ku  ishte ftuar në festivalin e poezisë “Vox de la Mediterranii”. Ende nuk dihet kur do të kthehet trupi i pajetë i poetit të madh në atdhe. Nuk dihet tash për tash as për ditën e varrimit të Podrimjës
Organizuesit e festivalit të poezisë, në të cilin ai po mjerrte pjesë Podrimja kanë deklaruar sot se “Festivalit posa u njoftua nga policia se trupi i pajetë është gjetur sot pasdite në një hapësirë me drunjë, katër kilometra nga Lodev”. Zyrtarë të prefekturës lokale thanë se trupi ishte gjetur sot pak pas mesditës, afër një rruge, ndërsa nuk kishte shenja të dhunës.
Organizuesit e festivalit e kishin pasur kontaktin e fundit me poetin të mërkurën në mëngjes, ndërsa ai të martën pasdite e kishte mbajtur një ligjëratë, raporton AFP.
I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri Hoxhaj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve, shkrimtarëve e artistëve, si dhe mbarë popullit të Kosovës.
“Humbja e poetit me renome ndërkombëtare, Ali Podrimja, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj.

Poeti Ali Podrimja ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë, në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève.

Autoritet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së Ali Podrimjës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës falënderon autoritetet e Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme Franceze, si dhe të gjitha institucionet e tjera lokale e qendrore në Francë për angazhimin maksimal të tyre në ndriçimin e këtij rasti.

Komente (74)

ramize kasumi xhemajli 23.07.2012/09:33

NGUSHELLIME Familjes podrimja pusho ne paq ali Pidrimja

ILIRI23.07.2012/09:26

Ngushllimet me te thella per familjen PODRIMJA.

Bajram Shabani,Bujanoc22.07.2012/21:09

Ngushellime familjes se poetit te madh Ali Podrimja,Allahu e shperblefte me xhenet.Populli shqiptare ka humbur nje njeri te madh dhe te pazevendesueshem te letersise shqiptare me renome nderkombetare,i lehte i qofte dheu i atdheut te tij.

zen Hoti22.07.2012/21:01

Ndonse, vepra jote nuk ka vdek!

Ajshe Spahiu22.07.2012/19:33

Shume dhimbje e madhe per kete humje poashtu te madhe.Pusho ne paqe.LAVDI

StambollTR22.07.2012/18:00

Ngushllime familjarve dhe atyre me te dashurve te tiyre per humbjen e njeriut te mash kombtar Shqiptare pershendetje nga Stambolli

valton Iberdemaj22.07.2012/16:25

ngushllime familjes dhe mbar popullit shqiptar per humbjen e poetit ton
te madhe

Pajtim Thaçi22.07.2012/13:50

U nda nga jeta por la pas vete nje veprimtari mjaft te madhe e te pa harrushme per popullin Shqiptar...ngushllime

Gimi22.07.2012/13:28

Vargut te shkrimtareve te medhenj qe kane nderruar jete viteve te pasluftes si Rifat Kukaj, Agim Deva e ndonje tjeter iu bashkua edhe Ali Podrimja, ky poet kaq i madh dhe emblematik i poezise shqiptare. Ne humbem nje poet shume te madh, por duhet te jemi krenare qe kemi jetuar ne epoken e tij dhe kemi pasur rastin t'i degjojme poezite e tij nga vete goja e tij. U prefsh ne parajse i madhi PODRIMJA, ndersa familjes se tij ngushellimet e mia me te pezemerta dhe me te thella.

ISMET HEBIBI22.07.2012/13:05

Ngushëllime Familjes se nderuar Podrimja ,ngushëllime miqeve, poeteve dhe mbare kulturologeve shqiptar e gjithe Shqiptarise per birin e Saj te shtrenjte.Zoti e pranofte në parajse shpirtin e tij poetik.I qofte i lehte dheu i Shqiptarise poetit kolosal te letrave shqipe Z. Ali Podrimja, per te cilen aq bukur shkroi dhe aq shume e deshi!

daniela 22.07.2012/11:52

poeti im i preferuar,vargjet e tij prelud dhe himn per kombin e vet.poet qe sdo ti mungoje vetem kosoves po te gjithe trevave ku flitet shqip.ndjehem shume e pikelluar dhe ngushllime familjes se vet edhe pse pena si podrimja nuk vdesin,koha i ngre njerez si ai ne piedestalin me te larte.pusheshofsh ne paqe poet i dashur.kosova eshte gjaku im qe nuk falet dhe ti besoj se i ke dhene shume asaj...kosova ish me fat qe pat ne gjirin e saj njerez si ti.

remi 22.07.2012/11:38

Na iku nje njeri qe u mburrem me te I ter Kombi Shqipetar.Shprehu ngushellimet me te sinqerta per vdekjen e Poetit te madh Ali Podrimja.Ai do te jetoi per jet ne zemrat tona......

zogu22.07.2012/10:58

mgushllime ma te sinqerta familjes dhe gjith shqiptarve per humbjen e poetit te madh ali podrimja u preft ne qetsi trupi tij

benera 22.07.2012/10:57

ngushellime familjes,

beneraa22.07.2012/10:56

Ngushellime familjes??.....

Burim BARDHDRINI22.07.2012/10:36

Duket e pabesueshme që një i vdekur,pra Aliu,të gjendet gati katër ditë pas zhdukjes,në një ... rikë afër rrugës të një mali,apo parku larg qytetit,ku mbahej manifesimi.Është e pamundshme që për aq kohë,andejpari të mos ketë kaluar asnjeri.Gjasat janë që diç e mistershme të ketë ndodhur me Aliun.

fazliu22.07.2012/10:04

ngushellime familjes dhe mbare kosoves per kete humbje te madhe

GzimiUsa22.07.2012/05:48

I leht te qoft dheu i kosoves per te cilen kontribove shum .

Prizreniii22.07.2012/03:19

Dora e gjahtarve kur sndalet a thu qka ju hyni ne pune te vritet nje poet i madhe letersie a thu deri sa dote shkon ne ket popull kjo dhune kjo ... sje pse se kuptojm dote .....
Te zbardhet dora e zez e gjahtarit te pa shpirt.
Ngushlloj Familjen Podrimaj i qofte dheu i lehte poetit te madhe ALI dhe u shperbleft me xhenet inshALLAHA.

Kushtrim Hoxha22.07.2012/02:48

Po qe se nuk te shkruaj miku im i dashur dhe po qe se nuk ma degjon zërin atëher merr nje kairanfil dhe ma kërko varrin dikun ne botë se vajta pas lumit ,dikur qaja me kto vargje per njerz te tjer tash po qaj per Aliun se pse pom me ... sin kto vargje .

Nexhdo22.07.2012/00:23

kur doli lajmi per humbjen e Ali Podrimes, disa komentues benin shaka me komentet e tyre,,, e pyes veten se si ndihen ata sot sepse te besh shaka me diqka te till esht vertet turp...
Ngushllime familjes dhe gjith dashamirve te tij...kjo ishte humbje e madhe per kosoven...

Ndriti22.07.2012/00:22

Eh Mik i dashur, sa thyerje e madhe!

Para do vitesh, diku në Misirin "modern" të kësaj bote
Derisa ti po lexoje ca Poezi
Unë përcillja vargjet tua në Kitarë!

Në heshtjen kurreshtare që mbretëronte në atë mes
Një Gotë e madhe qelqtrashë, e zbrazët dhe, e vetmuar ...
Qëndronte ngrehur e shtatgjatë mbi një tavolinë druri!

Mik i dashur? Të kujtohet ai moment?
Kur ajo Gotë u thye për gjysmë, u nda në dysh, pa a prekë njeri?
Kur e gjithe ajo audience u kthye me sy nga ajo tavolinë pa njerz?


Mbase, ne për ca çaste u harruam
Ngaqë vazhduam ekzekutimin deri në fund


"Ani" se ishte Thyerje e madhe "spontane" e saj
Misioni nuk dështoi!
...

Lumi u bë tok me Lumin
Një, në Një!
Duke u përplasur mbi trupat e vet
Njeri dikur moti, tjetri sot
Të Dy në Francë!

Csimbolikë e hidhur, chistori e tmerrshme ishte kjo?

Ndriti!

21. Korrik 2012

Fatmir Xhaferi,Tetove22.07.2012/00:08

"...Por kur tà jesh mÃrzitur shumÃ
Ne raft tà librave kÃrkomÃ
Aty do jem i fshehur unÃ
Nà ndonjà fjalà a ndonjà shkronjÃ..."
Dritero Agolli
Humbje e madhe...! Prandaj ngushellime ne vecanti per familjen Podrimja por edhe per gjithe kombin.
Prehsh ne paqe Ali Podrimja!

vlora21.07.2012/22:53

Ngushlime familjes podrimja me vjen vertet shum keq per kit lajm se sapo e ndegjova

Driton Muhaxhiri21.07.2012/22:22

Humbje e madhe jo vetem per kosoven por, per te gjith shqipetaret e Shqiptarin.Ngushllime Familjes Podrimja.

Miran Marku21.07.2012/22:14

Poezi, sot, neser, ...., mbaj zi
ylli, qe drite te dha, u shu ,por nuk ra
ne qiell te Lumi shkoi
Lumi sa shume eshte permallu....
e TY poet te ka shkrumu...

SKENDER SALIHU21.07.2012/22:08

Të kisha idol dhe do te kem perjetë.Shkrimtarët e mëdhenjë si bacë Aliu nuk vdesin kurrë meqë veprat e tij janë aqë të mëdha sa do të jetojnë sa të jetë kjo botë.Pusho i qetë në Kosovën tënde që aq shumë e deshte. Skender SalihuLYPIAN.

lyonasi21.07.2012/22:06

ngushllime familjes podrimja ,le te mburren per njeriun aq te madh qe kishte kosova ,veprat,literaturat ,botimet mbesin kujtime te pashlyera ne mbar shqiperin dhe kosoven,

billi21.07.2012/22:03

familjes ngushllime. Pushka e poetit A.Podrimja ka qene PUSHKE PA ZE po ka ... shume edhe larg... e jo si pushket e qeveritareve qe na shurdhuan dite e nate e sqiten sen ne drite...

galani21.07.2012/21:46

ngushllime familjes podrimja

esat kamberi21.07.2012/21:34

I nderuar dhe i rrespektuar nga gjenerata e tij e imja. Njeri me nje bote te vecant, ngushllime familjes dhe shume miqeve qe aq shume e deshem si njeri dhe si poet. Hyannis,SHBA

elmi gjoshi21.07.2012/21:32

Ngushllimet ma te sinqerta Familjes se tij i leht qoft Dheu i Kosoves .

mehdi krasniqi21.07.2012/21:26

vdekja e Ali Podrimjes ashte nje humbje shume e madhe per kombin shqiptare,por veprimtarija e tij letrare ashte edhe ma e madhe qe nuk do te vdese kurre.E lehte i qofte mbi varre lendina.

arti drenas21.07.2012/21:20

ngushlli,e pe r njeriub to me et dashur ali podrimja ngushllim pe r te gjith

Xhavit Blakaj21.07.2012/21:15

Unë, biri yt, Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

Ali Podrimja

z.v21.07.2012/21:05

Njerëzit e medhenje si poeti Ali Podrimja kurrë nuk vdesin.Ai mbet në zemrat tona gjithnje i paharruar sepse veprat qe ka lene pas jane te tilla plot jetë plotë shqiptari.Vargjet e Ali Podrimes na kanë ushqyer me atdhedashuri, me jetë, me liri...

Bajrami 21.07.2012/21:01

Populli shqiptar duhet te krenohet per nje njeri qe pati siq ishte Ali Podrimje nje njeri qe kaloi ne pavdeksi un jam krenar qe jam bashkombas i ALIUT zoti e shperbleft ne boten e amshueshme shqiptar i vertet.

kusha 21.07.2012/20:28

i gjalli mes te heshturve pergjithmon i GJALL,i madh mes te vegjelve pergjithmon i MADH,i fort mes te lekundurve pergjithmon i FORT,gjithmon mes nesh kujtimi per JU i madhi POET

Dea21.07.2012/20:16

Thone qe eshte mire te vdesesh nese ke lene prapa nje veper qe te tjeret te dine qe ke jetuar,un them qe kete poeti i madh Ali Podrimja tashme e ka arritur.Ngushellimet me te sinqerta Familejes Podrimja per kete humbje te madhe.

agroni londer21.07.2012/20:07

tipik elit gjakovare,ngushllime

Valentina Prifti 21.07.2012/19:28

Ngushullime te sinqerta familjes per humjen e bashkeshortit ,babait ,vellait dhe birit te KOsoves. Vertet ne rrethana misterioze. I qofte i lehte dheu i tokes "meme"

Fita 21.07.2012/19:26

Aliu ishte i lidhur tej mase me ekzistencen dhe fatin politik te kombit shqiptare.Ku fatin tone e paraqiste para tri kategorive te se keqes.Dy te jashtem ku njeri ishte fqiu pushtues qe sjell vetem dhune dhe tjetri ishte indiferent dhe dyfytyresh qe e quante poeti Evrope plake, kurse i treti ishte i mbrendshem qe jane puthadoret,gjarperinjet e minjet qe per nje rrote veture thoshte poeti shesin fatin e kombit.Pra perballe ketyre tri kategorive te se keqes Aliu vendosi qendresen heroike deri ne fund te jetes,duke mos ju shtirre varre politikave konspirative te interesit.Ngushellime te gjitheve atyre qe e deshten poezin e Aliut e ne veqanti Familjes Podrimja qe i dha kombit kete dhurat ari me vlera te pa haruara.

MSUESI21.07.2012/19:19

NGUSHLLIME KOSOVE, PER HUMBJEN E NJERIUT TE RRALLE QE E PATE.

sazan gashi21.07.2012/19:08

Toke me nda ma skam
hasmi ne ... tsames
me vdek duhet msue
qenqe nuk jetohet ma..

...................jan fjalet e tua o i madhi ALI PODRIMJA ....do jetosh perjete ne zemrat e popullit shiptare...

kacubeti21.07.2012/18:54

Kosova e populli shqiptar humben poetin e madh patriot.

Ferati21.07.2012/18:45

Flm Poet i madh per dhuratat qe na le.Ngelesh ne mes nesh edhe per shume gjenerata qe do te vijn.Me vepra tua u bere i pa vdekeshem ne mendimet e njerzve qe na trashigojn.Ngushllime familje e Poetit,me ju jemi te gjith shqipefolsit kudo ne rruzullin e Tokes. sferati65@hotmail.com Belgjike

krasniqi21.07.2012/18:32

athu ndrroj jet nga natyra?
athu dikujt i pengoj ky burr i madh shqiptar qe veproj per popllin shqiptar dhe e dashti aq shum sa edhe jeten e dha?
si mund ni njeri i shendosh kaq shpejt me ndrru jet?
mu ne franc dhe aty u mbajt ni festival dhe ku pat mos pajtime dhe tash ndrroj jet? zoti ne gjenet Ali Podrimjaz, zoti ju rujt familjen tuaj dhe ngushllime familjes podrimaj

Qamil Gjyrezi21.07.2012/18:31

Ngushllime familjes Podrimja!
I perjetshem qofte kujtimi i tij dhe i vepres, poezise se tij!
Me respekt Qamil Gjyrezi!

Shoku i Lumit21.07.2012/18:31

Axha Ali,

Pena yte ishte ushtri,
Vargjet tua ishin beteja.

Kosova nuk do tà ishte sot,
po tà mos ishin luftÃtarÃt modest e tà heshtur si Ju.

Thonà qà poeti lind kur tà vdesÃ,
por kÃsaj here, do tà jetosh pÃrgjithÃmone!

miftari nga prizreni21.07.2012/18:26

ngushllime familjes ali podrimja te zbardhet sa ma shpejt vdekja epoetit temadhe shqitar.kjo esht ... sje qe net te gjithe edim.



Mark P.Gjokaj21.07.2012/18:08

Edhe njerzit e mëdhej po u dashka me ndërruar
jetë.Ngushllime familjes Podrimja.

Albert Shala21.07.2012/18:07

Lajmi per vdekjen e mikut tim Ali PODRIMJA
me ka tronditur.Aliu ishte poeti nder me te medhenjt e letersis shqipe.Ai ishte pas Kadares poeti me i perkthyer ne bote.
Ngushellime familjes dhe miqve.
Lavdi vepres se poetit kombtar Ali Podrimja.

nje minut heshtje21.07.2012/17:53

Ngushllime familjes Podrimja dhe njeherit mbare kombit shqiptar per humbjen e poetit tone te dashur

Edi21.07.2012/17:31

Vdiq poeti i madh, por do te jetoj perjete vepra madhore e tij.Ngushellime popullit shqiptar per humjen e poetit.

Lalushi Kline21.07.2012/16:53

Me emrin e Podrimjes unifikohet lufta e tere populi shqiptar,i cili pa u lodhur luftoj me penden e tije te arte per ta ndriquar te verteten shqiptare.familja te jet krenare qe e paten n gjirin e vet nje njeri te tille.Ngushllimet e tona lete jen lehtesim i dhembjes suaj shpirtrore.

Driton Bakija Gjakove 21.07.2012/16:51

Ngushullime familjes Ali Podrinja.Humbje e madhe per shoqorine ,Shqiptare.

Kolonel Graff21.07.2012/16:40

ngushllime me te perzemerta familjes se poetit tone te madh Ali Podrimja!.

Rexhep Sadrija21.07.2012/16:33

Ngushkllime familjes Podrimja me rastin tragjik te humbjes shkrimtarit te madhe shiptarise ngushllime te gjith shiptaris an e mban Botes

sh jalifat21.07.2012/16:32

esht nje humbje e pa krahasueshme per ne shqiptaret per nje njeri te till te kultures ton qe dha aq shum per kultur tonen ne te falimenderoim shum qe dhat aq shum per nder te kti populli per kultur per njerzim dhe qytetrim njerzor puna dhe vepra juaj kurr nuk do te shuhet ndoshta nje dit do ndriqohet se sika mundesi nje njeri aq i madh mu nmes nje vendi civilzues te zhduket pa gjurm esht nje humbje e madhe jo veq per familie po per mbar kombin ton ngushllime

fatmiri21.07.2012/16:17

ngushllime

idriz mitrovica21.07.2012/16:15

ngushllime per familjen podrimja ngushllime per bashk puntoret eti me te ngusht dhe ngushllime per xhith popllinj shiptar,me keq qrdhje e lexova ket lajm po nikosisht duhet ti bejn apel frances se te zbulohet se qka ka ardh deri te vdekja dhe ne se ka autor mas ksaj vdekje te rend vetem nje dyshoj qe nese osht qeshtje qe nuk osht vetem deka qe ika ardhg po osht myt naj mnyr tjetr ateher kriminelet serrb munen me qen pas ktyre senev te liga si kan qen xhith her per njerz te zxhuar .

Av. Jalldyz Kastrati21.07.2012/16:11

Ngushellime te sinqerta per te madhin poet nga Kosova, qe natyrisht, asaj dhe neve do te na mungoje, por qe na pasuroi me fjalen poetike te pavdekshme.Njeriu i letrave nuk do te shuhet.

Xharra21.07.2012/16:06

Ali Podrima ka qenë poet shqiptar. Podrimja ideal e ka pasur Shqipërinë e bashkuar dhe ka shkruar për kombin shqiptar. Duke e quajtur poet të një pjese të kombit shqiptar brenda trollit shqiptar të Kosovës kujtimi për poetin tonë shqiptar përbaltet me mosrespekt për të dhe qëllimin tonë të madh. U preftë në paqe. Ngushëllime familjes dhe krejt popullit shqiptar!

Shahdan Raba21.07.2012/16:02

Lajmi m'ka tronditur shumë dhe qa shpresojë është që mos të ketë gisht ndonje shërbim sekret sllav në këtë ... sje, PUSHO NË PAQE I DASHURI POET.

dioni21.07.2012/15:56

kush tha se vdiq ALI PODRIMJA. poeti nuk ka vdek nese doni ta ndegjoni ta shihni e gjeni ne libra ai asht duke rrugtuar neper shtigje te shqipnis. ai nuk vdes kurr.

ngushllime familjes PODRIMJA..

lutafe@hotmail.com21.07.2012/15:51

ALLAHU E SHPERBLEFTE ME XHENNET NGUSHELLIME FAMILJES PODRIMJA DHE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR VDEKJE SERBISE

Ndriti! 21.07.2012/15:41

Eh, Lum Lumi sa te deshi Ty vec ta dije. Dhe, poashtu Camerine me te gjitha trojet, sa i madh qe ishte ... vec ta dije! Tanime nuk je i vetem, te kishte malle yt AT i dashur vec ta dije.

Sa Humbje e boshllek i madh ne mesin e pendave. Sa tmerr, sa e pa vlere e sa vogel eshte kjo bote.

Ngushellimet e mia me te sinqerta Familjarve te Ali Podrimes.

Ndriti!

Driton Bakija Gjakove 21.07.2012/15:37

Ngushullime familjes se ,Ali Podrimja i cili konetriboje shume per poezine ,Shqiptare dhe per ceshtjen Kombetare.

cima.s@hotmail.co.uk21.07.2012/15:35

ngushllime familjes podrimja i qoft i let dheu.

syle21.07.2012/15:33

ngushllime per familjen e ali podrimjes per humjen e familjarit te tyre po ktu diqka asht shum interesante qysh ndhi kjo gje me ni shktimtar ndoshta organet franceze e zbulojn ket krim ,dyshimi im personal asht nga SHIKU o UDBA serbe nuk ka tjeter dyshim per ni shkrimtar

agron gashi21.07.2012/15:29

NGUSHLLIME PER VDEKJEN E POETIT TE MIRENJOHUR KOMBETARE ALI PODRIMJA, ESHTE HUMBJE E MADHE PER POPULLIN E KOSOVES DHE PER MBARE KOMBIN SHPQIPTARE, E VEQANERISHT PER FAMILJEN PODRIMJA.

mergimtari21.07.2012/15:28

ktu mutd tjet sigurimi famkeq kriminel terorist serrb se kta jan popull i pa moral ipa kultur njerz te malit gushllime famileje e deruar e poetit ali podrimja

Lule21.07.2012/15:24

Sa tronditese! Humbje e madhe per te gjith ne. Pusho ne paqe Ali Podrimja.

jeta21.07.2012/15:19

U shua nje yll i poezise shqipe,u ndal nje dallge e lumit te vargut shqip..lum Kosova qe e ka,,,ngushellime gjithe dashamireve te fjales se shkruar....

1000  Karaktere
Prishtinë 13°CKryesisht me vranësira
Tiranë 13°CKryesisht me vranësira
Shkup 13°CKryesisht me vranësira
Prishtinë19°C
Tiranë19°C
Shkup26°CRrebesh shiu