• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Dioguardi: Zgjidhja e çështjes shqiptare nuk ka mbaruar

Publikuar: 14.07.2012 - 21:15

25 vjet më parë, më 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Autori i rezolutës ishte anëtari i atëhershëm  i Dhomës së Përfaqësuesve Joe Dioguardi.  Rezoluta 162 u mbështet nga 57 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuese. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ish ligjvënësi, Joe Dioguardi, sot kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që lobon për çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara,  thotë se megjithëse në 25 vitet e fundit janë shënuar përparime të shumta,  puna ende nuk ka mbaruar.

“Unë jam krenar për punën që kam bërë si ligjvënës, por edhe tani si ish ligjvënës. Është e rëndësishme t’ua kujtojmë amerikanëve se puna ende nuk ka mbaruar.  Duhet  t’i jepet më shumë siguri popullatës shqiptare në Ballkan. Nuk ka të drejta të barabarta për shqiptarët në Maqedoni ose për ata në Luginën e Preshevës. Kemi çështjen e Malit të Zi që po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian ndërkohë që ka torturuar 14 shqiptarë, 3 prej të cilëve shtetas amerikanë. Kjo është një çështje që të paktën duhet të shikohet nga qeveria e këtij vendi para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe ne jemi duke e ndjekur këtë”, tha Dioguardi.

Komente (3)

bibo deutchland15.07.2012/07:45

faleminderit diogardi per krejet qa ke bere per kosoven ton populli te don kosova ste harron
Vielen Dank für alle QSdiogardi getan haben, für Menschen und Kosova Kosova du liebs
Thanks for all qa dioguardi have done for kosovo people and kosova love you
Merci ą tous pour Dioguardi qa ont fait pour le peuple du Kosovo et au Kosovo que vous aimez

bushi NJ14.07.2012/22:33

nuk e di se a e din shqiptaret se Dioguardi asht heroi ma i madh i kohes te na shqiptaret se lufta bohet me mend e jo vetem me arm se ky asht njeriu i cili punoi dit e nat per kosov e per kauzen shqiptare e edhe sod ky njeri ende po punon per ne zoti e bekoft me gjith familje se sa ka ksi shqiptaresh mir i kemi punet po qa me bo se ne shqipri e kosov nuk po ka kush na udhheq

Hastret Hetemi14.07.2012/22:16

NDERIMET EMIJA Z.DIO GUARDIT NE SHQIPTAR JEMI TE COPTUAR VLLA I NDERUAR DHE PO FORMOHEN SHTETE NE TOKAT TONA SHEMBULL EKEMI MAQEDONIN SI U FORMUA SHTET NE TOK SHQIPTARE DHE ATY SHQIPTARET NUK KAN KURR FAR TE DREJTASH APSOLUTE JAN TE RRAHUN TE TORTURUAR JAN TE ARRESTUAR MALTRETUAR NE MENYRAT ME TE KQIJA DHE TE GJITH ATO PJES SI IKE PER MEND MA LART KU JAN TE BANUARA ME SHQIPTAR SKAN KURR FAR TE DREJTASH ATE HER JU BEJM THIRJE JUVE DHE Z.PRESIDENT OBAMES QE TE MARRIN MASA MA SERIOZE PER TE DREJTAT E SHQIPTARVE KU DO QE JETOJN PERSHENDETJE NGA LIDHJA SHQIPTARE E TRIESTES NGA Z. HASTRET HETEMI .FLM PER MIR KUPTIM.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell