SharCem gjen defektet e brendshme që ndërprenë energjinë

Artikujt tjerė
- SharCem gjen defektet e brendshme që ndërprenë energjinë
- VV: Bojkoti i Thaçit për monopolin e Titan Grupit
- KE i kërkon Kosovës plotësimin e pesë kritereve
- Xhavit Haliti kërkon hetime për vrasjet që i vishen
- Presidentja Jahjaga përcjell Bukurie Gjonbalajn në Romë
- Ferat Shala jep dorëheqja nga detyra e menaxherit të Trepçës
- Prej nesër në Koha Letra lamtumirëse e Surroit ambasadorit Dell
- Obstruksioni i pozitës shtyn për vjeshtë votimin për interpelancën e Kusarit
- Gjergj Lumezi shpërblehet nga Koha me pushim në Alanya
- Sot vazhdimi i interpelancës së ministres Kusari për çimenton
Hani i Elezit, 13 korrik - Fabrika e çimentos SharrCem përmes një njoftimi për media sot bën një sqarim rreth ndërprerjes së energjisë, për çka dy ditë më parë kishte thënë se ishte shkaku i numrit të madh të kamionëve që prisnin për të marr çimento. Sqarimi bëhet një ditë pasi KEK-u kishte njoftuar se në këtë fabrikë nuk ka pasur ndërprerje energjie për asnjë minutë.
SharCem sot pohon se pas analizave të bëra nga ekspertët teknikë të fabrikës, është konkluduar se shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë datës 10 korrik 2012, ka qenë një problem teknik i rrjetit të brendshëm, e jo ndërprerja e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës.






