Bukoshi, i gatshëm për bashkëpunim me prokuroren

Artikujt tjerė
- Thaçi, i preferuar për dorëheqje
- AGPK dënon sulmin fizik ndaj Halil Matoshit
- Kritikat ndaj qeverisë i kthehen me kërcënime OEK-ut
- Kuçi kthehet në Qeveri pa u hequr nenet
- Është sulmuar fizikisht publicisti Halil Matoshi
- Strukturat paralele "kërcënojnë" Zyrën Civile në Mitrovicë
- Fitou organizon pritje për Ditën Kombëtare të Francës
- Bukoshi, i gatshëm për bashkëpunim me prokuroren
- LDK e AKR spajtohen me vendimin e Kushtetueses
- Mesazhet e Gordonit: Serbia dhe Kosova nuk e pengojnë njëra-tjetrën
Prishtinë, 10 korrik - Për dallim nga Ilir Tolaj, Bujar Bukoshi ishte shprehur shumë i gatshëm të bashkëpunonte me prokuroren e rastit. Në dëshminë e tij, ish zv.kryeministri ka pranuar të jetë ndier keq për aferat e Tolaj dhe se ishte treguar naiv në udhëheqje si ministër i Shëndetësisë, raporton KTV. Dy prej zyrtarëve të kësaj ministrie që penguan drejtësinë vazhdojnë të mbesin në punë, pasi eprorët e tyre thonë se ende nuk kanë asgjë zyrtare për bëmat e vartësve.Një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj të cilëve u ngrit aktakuza nuk janë në vendet e tyre të punës.
Disa në burg, disa në arrest shtëpiak, e të tjerë mbrohen në liri.
Por, dy prej tyre që sipas aktakuzës thuhet se penguan drejtësinë, drejtori i Prokurimit, Besnik Kenani dhe asistentja e tij, Albulena, vazhdojnë të mbesin në vendet e tyre të punës.
Kontakti me ta ka qenë i pamundur, ndërsa KTV-ja merr vesh se Kenani ka marrë ditë të lira pushimi.
U.d. i Sekretarit të Përhershëm, Gani Shabani, thotë se nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga organet e drejtësisë dhe premton të veprojë në bazë të ligjit.
Në dosjen e 11 personave të akuzuar thuhet se Tolaj e ka shfrytëzuar Besnik Kenanin, drejtorin aktual të Prokurorimit në MSH, për të shtyrë dhënien e provave prokurorit.
Albulena, sekretare e tij, ka informuar të gjithë për kërkesat që Prokuroria i ka bërë Ministrisë në lidhje me dëshmitarë.
Rrëfimi për zyrtarët dhe njerëzit me pushtet që abuzuan nuk mbaron këtu.
Aty gjerësisht përmendet rasti i vizitës së paautorizuar të Astrit Haraqisë në burg, që ishte lejuar me kërkesën e ministrit të Drejtësië, Hajredin Kuçi.
Me këtë ngjarje Ilir Tolaj tallet nga burgu me një ndërmjetësues të tij në telefonatën e përgjuar nga policia.
Më 26 maj 2012, Iliri e thërret Imerin, i cili thotë .... edhe Astrit Haraqija ka frikë të përgjigjet në telefonata kur Imeri e thërret. Pastaj Imeri thotë se njerëzit po bëjnë shaka me Hajredin Kuçin, ata thonë se ai është trishtuar kur ka parë emrin e tij në gazeta. Ata i kanë thënë atij: Minsitër, a nuk e keni ditur se telefoni juaj është përgjiuar Si ka mundësi ju e keni thirrur Drejtorin? Ai kishte thënë se nuk e dinte.
Për dallim nga Tolaj, ish zv.kryeministri Bujar Bukoshi ishte sjellë ndryshe me prokuroren e rastit, duke shprehur gaatishmëri për të bashkëpuar.
Në dëshminë e dhënë ai e pranon se ishe naiv në udhëheqjen e ministrisë dhe i vinte keq për aferat e Tolaj.
Megjithatë kur unë mora këtë detyrë dhe u emërova si ministër, unë isha i dedikuar dhe i gatshëm që të luftoja korrupsionin, por mbase unë isha naiv. Mua mu paraqitën raportet ku gjërat nuk ishin bërë drejt. Përfundimi im ishte se ky rast duhet të sqarohet, d.m.th. rasti i Jona Medit, thotë Bukoshi.
Të enjten e kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për 10 pika të ndryshme ndaj 11 personave, në mesin e të cilëve edhe Bujar Bukoshi, i cili të hënën dha dorëheqje nga pozita e zv.kryeministrit të Kosovës.










dritan11.07.2012/08:06
E more Bujar je hi ne loj me hajna e tash priti akuza te tyne,ata krejt qka kan ba do ti mer ti me disa tjer.