LDK e AKR spajtohen me vendimin e Kushtetueses

Artikujt tjerė
- Burgimi i përjetshëm, dënim kapital në Kosovë
- Makolli: Kushtetuesja nganjëherë po i tejkalon kompetencat
- Rasmusen sot në Kosovë në krye të një delegacioni të Këshillit Veriatlantik
- Stafi i Bukoshit vazhdon punën në qeveri, pa shefin
- Thaçi do ti rritet rroga për 882 euro
- Qeveria financon prokurorët specialë në mënyrë të paligjshme
- Thaçi, i preferuar për dorëheqje
- AGPK dënon sulmin fizik ndaj Halil Matoshit
- Kritikat ndaj qeverisë i kthehen me kërcënime OEK-ut
- Kuçi kthehet në Qeveri pa u hequr nenet
Prishtinë, 10 korrik - Dy partitë që spo pajtohen me vendimin e Kushtetueses për mandatin e Atifete Jahjagës nuk pranuan të komentojnë porositë e zyrtarit të lartë të shtetit amerikan, Philip Gordon, se vendimi i Gjykatës duhet të respektohet. LDK-ja e AKR-ja thonë se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes, raporton KTV. Por, refuzojnë të japin një përgjigje për porosinë e zyrtarit të lartë amerikan, Philip Gordon.
Vizita e ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Gordon, në Prishtinë të hënën dhe fjalët që i tha pas takimit me kryetaren Atifete Jahjaga, duket ti ketë heshtur partitë që kundërshtojnë vendimin e Kushtetueses për mandatin e kryetares.
Nga Presidenca e Kosovës zyrtari amerikan Gordon ka porositur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që thotë se Jahjaga ka mandat të plotë pesëvjeçar, duhet të respektohet në Kosovë.
Nga ana tjetër, zyrtarë të dy partive politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, në prononcimet e tyre publike nuk janë pajtuar me vendimin e kësaj Gjykate.
Por, kur janë kontaktuar nga KohaVisioni për të komentuar deklaratat e zyrtarit të lartë të shtetit amerikan, të dy partitë nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë përmes telefonit se krejt çfarë kanë pasur për të thënë e kanë shprehur të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe se nuk kanë ndryshuar qëndrim.
Për deklaratat e Gordonit nuk kemi koment, ka qenë përgjigjja e Beqirit.
Njëjtë pothuajse është shprehur edhe shefja e grupit parlamentar të Koalicionit Kosova e Re, Myzejene Selmani.
Lidhja Demokratike e Kosovare dhe Aleanca Kosova e Re kanë dalë me vlerësimet se është shkelur Marrëveshja e arritur në prillin e vitit të kaluar që e bëri Jahjagen shefe të shtetit.
Sipas marrëveshjes së asaj kohe, gjashtë deri nëntë muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale për tu zgjedhur presidenti nga qytetarët.
Por vendimi i Kushtetueses duket se do ta rrezikojë reformën kushtetuese.
Fajtor për këtë LDK-ja e ka bërë direkt kryeministrin Thaçi, ndërsa vendimin e Gjykatës e kanë quajtur të ndikuar politikisht dhe një mendim joobligativ për Jahjagën.
Ndërsa, partia tjetër, AKR-ja, shpreson ende në vullnetin e mirë të Atifete Jahjagës, duke besuar se ajo do ta respektojë marrëveshjen e treshes politike, Thaçi-Mustafa-Pacolli.
Ndërsa kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër, tashmë e ka thënë mendimin e tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet.


xxxx11.07.2012/07:43
po mahesdh bukur oj presidnte, je permiresu dukshem edhe ne te folur bileeeeeeeeeeeeee

Kreshnik Aliaj11.07.2012/01:18
Gjerat duhet te thuhen drejt dhe sakt,PRESIDENTJA duhet te largohet.

mirilindi Viti10.07.2012/22:06
Kjo qe thote LDK eshte jashte qdo logjike te shendosh institucionaliste. Te mos pajtohesh me vendimet e Gjykates Kushtetuese eshte veprim i rrezikshem. Po ti Ismet dhe ju te tjeret duhet te ngritni zerin kunder kryetarit te LDKse qe te ket kujdes te mos nenshkruaj vendime antikushtetuese. Eshte e patolerueshme kjo qka keni bere ju me LDKne, ate e keni shendrru prej nje partie qe gjithmone ka qen ne ball te proceseve te krijimit te institcioneve dhe te rrespektimit te tyre ne nje parti qe eshte ne bish te ngjarjeve dhe ne nje parti qe shpesh atakohet nga miqt tane SHBte si parti antiamerikane dhe tash se fundmi antikushtetuese.

sala10.07.2012/22:03
more 1 minut s'duhet me lane ne krye te shtetit nje njeri qe nuk din mire as me lexu edhe kur e ka te pregaditur tekstin e lere ma t'i besohet ajo pozit ne kohen kur duhet te ballafaqohet me situata te veshtira ne bisedimet me serbine kur dihet fare mire se mund te behet edhe trysni ndaj kosovareve nga amerikanet edhe pse jan miqt me te mire qe ka pas ndonjehere populli shqiptar,na jemi mesu me i rreh kamt per toke dikush e na me iu nenshtru menjehere,bile edhe burrat e lere ma kjo grua e sotme.Ajo duhet me dhan doreheqje e me lan aty ose Adem Demaqin ose Esat Stavilecin qe e din qysh marrin frym shkiet.

FJALA10.07.2012/21:09
Zyrtarët amerikanë siç e lyp rendi, bontoni diplomatik pra, kështu duhet të thonë, por Presidentja Jahjaga nuk duhet ta shkelë FJALËN E VETË para nja dy milionë shqiptarëve! Atifetja duhet t,ua përkujtojë të gjithëve edhe miqëve tanë, se NE SHQIPTARËT E KEMI NJË KUSHTETUTË MBI TË GJITHA KUSHTETUTAT E BOTËS, QË NA KA MËSUAR QE NJA NJËMIJË VJET , SE FJALA E DHËNË NUK SHKELET, kjo është formula e popullit tonë, e thjeshtë, dhe e paluajtshme, qe nja njëmijë vjet!!!








Aliu11.07.2012/08:58
Shume po behet zhurme ne lidhje me kete vendim. Qeshtja eshte se vendimi i kushtetueses dhe marreveshja jane qe te dyjat ne rregull, sepse njera pa tjetren nuk funksionojne. Por me se miri per ta sjelle gurin ne vend te vet eshte qe te fillohet nje mocion per rrezimin e presidentes. Une nuk e di ku jane ekspertet qe i kemi ne Kosove? PO qfar po skemi kurgja jemi met dabidyz me ka krejt.