• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në veri është shtënë në EULEX-in dhe në Policinë e Kosovës

Publikuar: 10.07.2012 - 17:33

Leposaviq, 10 korrik – Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, ka deklaruar se diku rreth mesditës persona të panjohur tash për tash kanë shtënë në pjesëtarët e policisë së EULEX-it dhe të Kosovës në veri të Kosovës, afër malit Shatorica, raportojnë mediat serbe.Hoti në një deklaratë për agjencinë serbe Tanjug ka thënë se incidenti ka ndodhur

te mali Shatorica, afër fshatit Borçane, në mesditë, por nuk ka pasur të plagosur as ndër pjesëtarët e EULEX-it as ndër Policinë e Kosovës.

Persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të dy automjeteve të Policisë së EULEX-it dhe të dy automjeteve të Policisë së Kosovës nga Leposaviqi, tha Hoti, duke shtuar se nuk ka pasur dëme materiale.

Ai supozon se kanë shtënë vjedhësit e pyjeve  dhe se policia në Shatoricë ka konfiskuar një traktor, në të cilin janë gjetur një pushkë gjysmë automatike me 30 plumba.

Njësiti hetimor i policisë do të zhvillojë hetimet në vendin e incidentit, tha Hoti.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell