Zgjedhjet e parakohshme presidenciale varen nga Jahjaga

Artikujt tjerė
- Vjosa Osmani: Kushtetuesja nuk dha vendim, por vlerësim
- Krasniqi: Akt i shëmtuar e i neveritshëm
- Vdiq Ilmi Cana, dëshmitar i masakrës së Tivarit
- Thaçi e Tadiq shtrëngojnë duart në Dubrovnik (video)
- Jahjaga dënon vrasjen e dy qytetarëve serbë të Kosovës
- Kosova anëtarësohet në Shoqatën evropiane të Matematikës
- Hoxhaj në Dubrovnik: Kosova, modeli më i suksesshëm
- Thaçi dënon vrasjet në Talinovc
- Zbogar mirëpret vendimin e Kushtetueses
- Dell: Korrupsioni, sfida kryesore për Kosovën
Prishtinë, 7 korrik - Një vendim i Jahjagës për të mbetur në krye të shtetit deri më 2016, mund ta bllokojë reformën kushtetuese dhe zgjedhore, e cila burimin e ka në Marrëveshjen politike të 6 prillit 2011, produkt i së cilës është edhe vetë ajo. Palët në marrëveshje kanë paralajmëruar se do ti votojnë ndryshimet kushtetuese vetëm atëherë kur Jahjaga do të largohet nga Presidenca. Presidentja Atifete Jahjaga mund të qëndrojë në krye të shtetit edhe katër vjet. Të drejtën për ta çuar deri në fund mandatin presidencial pesëvjeçar ia ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese, të premten.
Kabineti i presidentes nuk ka qenë në gjendje të japë shpjegime nëse Jahjaga do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos e ndërprerë mandatin presidencial para kohe, apo, do ta respektojë marrëveshjen e trojkës politike dhe do të japë dorëheqjen nga posti që e mban.
Marrëveshja e treshes Thaçi-Mustafa-Pacolli, e cila u arrit me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional dhe më pas u mbështet me Rezolutë të Kuvendit të Kosovës, ka përcaktuar afate kohore për shkuarje në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe të përgjithshme. Konform saj, janë ngritur edhe komisionet parlamentare që merren me amendamentimin e Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhje. Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës është ngritur më 22 prill 2011, dhe ka pasur kohë 6 deri 9 muaj për ta kryer misionin e ngarkuar nga Kuvendi i Kosovës. Zgjedhjet presidenciale ishte paraparë të mbaheshin më së voni 6 muaj nga data kur ndryshimet kushtetuese të hynin në fuqi. Orientimisht, pritej që zgjedhjet presidenciale të mbahen në vjeshtën e këtij viti, për tiu hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare një vit më pas, përkatësisht më 2013. Por procesi u ngadalësua. Pakoja e parë me amendamente të hartuara nga Komisioni ad hoc parlamentar është proceduar në Gjykatën Kushtetuese, tek më 23 mars. Dhe kur kishin mbetur më pak se dy javë për të marrë përgjigje nga Kushtetuesja, Gjykatës i shkoi një pako e re me amendamente, jo në emër të Komisionit, por të një grupi deputetësh. Këta të fundit, nënshkruan pakon pa e ditur se çka ka në të, duke u mjaftuar me faktin se kështu po e respektonin vullnetit e drejtuesve të partive të tyre: Hashim Thaçit (PDK), Isa Mustafës (LDK), Blerim Shalës (AAK) dhe Ibrahim Gashit (AKR). Kjo pako u dorëzua më 4 maj, dhe parimisht më 4 korrik pritej shpallja e opinionit të Kushtetueses.
Më gjerësisht sot në gazetën Koha Ditore


Enveri GJykates07.07.2012/13:44
Oj Gjykat kushtetuese do te mbetesh akoma me e pa vlere nese ke gjykuar me padrejtesi ,atehere po bejme mbreteri ne kosove jo kryetare te kosoves ashtu keshtu ajo eshte pa voten e popullit voten e demokracise.Po nese ndodh ky turp apo ka ndodh ,qfare rendesie apo roli kane partite politike,pluralizmi,demokracia e ne te cilen ,,demokraci ,,ku dy budallenje me nga dy gishterinje te demokracise I ngrisin dhe mundin nje te menqur qe prozentohet me plane me programe e bile edhe punime akademiko shkencore, e qe don me e avancue zhvillimin dhe prosperitein e vendit ,atehere qfare vlere kan zgjedhjet qe popoulli qe del neper votime mekembet e injorohet si n je vegel apo mjet per vetem nje perdorim ????,ju lutem mos luani me ndjenja te popullit gjore e shume te varfruar qe qdo dite jeni duke Iua rritur varfrine e jeni tu e ba ni popull RAST SOCIAL?????se edhe ashtu si popull i pavlere kemi mbet jetim ne vendin tone e po nenqmohemi qdo dite e me shume si k ky rasti ma I fresket PRESIDENTJA e zgjedhur prej gjykate .Ne propozojme qe si zgjedhje afatgjate e ma e drejt pak se ajo e gjykates qe ta zgjedhim nje kryetar kesi perendimori te huaj qe eshte me mission momental ne kosove e cilidoqofte prej tyre jo qe ai te plotesoj kritere te renda per te qene Kryetar I Kosovareve por vetem ca kushte te vogla ato jane qe ai te zgjohet I pari heret ne mengjes te dale te sheshi I Skenderbeut se thone qe ata qe zgjohen heret ka prej tyre bereqet ,te jete i pamartuar me fermer dhe te jet i pashem edhe nese nuk eshte i menqur s prish pune.Ndoshta kjo do te ishte nje zgjedhje me racionale dhe me e drejt sesaajo e gjykates.

TRIMI07.07.2012/11:30
Jep dorheqje oj zonje se nuk e perfaqeson popullin,nuk e ki asje vote,as komuniteti i ashkalive nuk te voton. Kosova eshte ne nje gjendeje te veshtir ku i duhet njerez te afte dhe te pergatitur ne udheheqje. JEP DOREHEQJE.

Deli Qarreti07.07.2012/10:48
Ti po thu qe don me e luftu korrupsionin ateher fillo nga SHIKu nese don me te besu qoft edhe nje qytetar i vetem sepsa ata njerez ne SHIKjane kupolla e korrupsionit qe e mbulojne krejt kosoven me korrupcion dhe krim te organizuar, ata i ke edhe ne qeveri, e edhe ne parlament. Po kjo ,,lufta jote kunder korrupsionit'' ka fillu para nje viti apo dy dhe po e shohim sa rezultate po jep edhe ti se tjeret, po mashtron popullin me fjal te kota.

Artani07.07.2012/10:42
Adefetja eshte bere e plotefuqishme tash, nuk eshte keq me pas nje presidente femerama kurr po e rren popullin tuj than se do ta luftojme korrupsioninpo bahet shum qesharake. A e din ajo se qka don me than me luftu korrupcioninkjo don me than se me i largu prej pushtetit dhe me i qu ne biruc tuj fillu prej Hashim Thaqit, Azem Syles, Adem Grabovcit, Kamishit, Kadri Veselit, Shaip Mujes, Sami Lushtakutpra me nje fjlae krejt njerezit e SHIKut. E mos u ban qesharake presidente se shum mire e din ku asht adresa e korrupsionit ate e ke ne SHIK.

Nexhi07.07.2012/10:37
Karriga e mire, pse ta leshoj kjo?! Udhetime sikur pushime veroredimrore, page e mire, meditje edhe me e mire, shetit boten etj etj....... s"mundet ta leshoj kete post kjo jo, thjesht i kovenon tipes!

Bali07.07.2012/09:03
U deshmua edhe nje here se "KARRIGA e PUSHTETET" eshte e mire. Atifete Presidente, te lutem i fton lideret dhe perfaqesuesit e popullit dhe e arrin nje marrveshje per mbajtjen e zgjedhjeve per President, provoje edhe ti vehten nepermjet votes se qytetareve, kandido ofro program per te ardhmen. Mos e mbaj poziten me "dhune" sepse mund te dalesh qesharake dhe kukull e dreqit por jo e popullit tend. Largohu me respekt dhe te mbetet respekti nga qytetaret e juaj. me respekt! Bali








Ganiu07.07.2012/14:06
Unë kerkoj nga Ju vendimin e juaj moral, ashtu si jeni mar vesh, ashtu edhe të vendosni. E nderuara Presidente vendimi për zgjedhjen e juaj ka qen "i jashtzakonshum, mbipartiak dhe mbiligjor" që e ka leju kushtetuta. "Sipas vendit edhe kuvendi" me këtë ka leju edhe adeti e edhe morali. Ka qen marveshje politike me qëllim dhe afat të caktuar. Ka qen marveshje edhe kombëtare e edhe ndërkombëtare, ka qen vendim dhe marveshje edhe politike edhe ligjore e edhe morale. Une nuk di shumë, por çdo njeri që sot ka propozu që mandati i juaj të shkoj deri në fund, unë nuk e pranoj si dashamirës i sistemin shumpartiak. Këto propozime dhe vendime kushtetuese bihen vetum në raste të jashtzanonshme dhe në sisteme njipartiake.