Të hënën GDN-ja paralajmëron fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë

Artikujt tjerė
- Motoçiklistët serbë largohen nga Kosova
- Fol: Korrupsioni në Kosovë përtej perceptimit
- Cilat janë kushtet, mundësitë dhe procedurat për të studiuar në Gjermani
- Policia e Kosovës gjatë sezonit turistik, në rrugët e Shqipërisë
- Qytetet e Kosovës pa aktivitete për të rinj
- Shoferët e ministrit të Kulturës vishen me para të shtetit
- Vllasi: Marrëdhëniet Prishtinë - Beograd do të mbesin të njëjta
- Parlamentarët kërkojnë pasqyrën e politikës së jashtme
- Rexhepi: Xhandarët serbë do ta shkelin betimin
- Të hënën GDN-ja paralajmëron fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë
Prishtinë, 30 qershor - Grupi Drejtues Ndërkombëtar mblidhet të hënën në Vjenë për të paralajmëruar fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Aty pritet të jepet lajmi se prej shtatorit Kosova do të ketë pavarësi të plotë. Qeveria dhe Kuvendi janë zotuar për përmbushjen e kritereve që kërkohen nga GDN-ja. E opozita thotë se përmbyllja e mbikëqyrjes po keqpërdoret nga pushteti për përfitime politike, raporton gazeta Express.Të hënën, Grupi Drejtues Ndërkombëtarë (GDN) do të publikojë lajmin se deri në shtator do të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës.
Kjo do të ndodhë, pavarësisht se Pakoja e Ahtisaarit ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi në veriun e Kosovës ende nuk funksionojnë shumica e institucioneve të Kosovës.
Deri në vjeshtë institucionet e Kosovës do të duhet t`i miratojnë ligjet dhe të ndryshojnë Kushtetutën në ato nene që kanë të bëjnë me kompetencat e ndërkombëtareve në Kosovë.
Më 2 korrik, vendet që e kanë njohur Kosovën, nga Vjena pritet të deklarojnë se Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve ndërkombëtare për të funksionuar si shtet pa mbikëqyrjen.
Në Austri do të jenë kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Vendet që e përbëjnë GDN-në do të kërkojnë nga zyrtarët kosovarë përmbushjen edhe të obligimeve tjera, që kanë të bëjnë me kornizën ligjore, zbatimin e Pakos së Ahtisaarit, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë në nivel të drejtorëve për Ballkanin Perëndimor të Ministrive të Punëve të Jashtme do të mbahet të hënën më 2 korrik 2012, në Ministrinë Federale për Marrëdhënie Evropiane dhe Ndërkombëtare në Vjenë, ka njoftuar ICO.


Dini4501.07.2012/10:08
Absolutisht e palogjikshme. Po..., cfare na mbikeqyren keta te mjere nderkombetare? Ishin ketu per te stabilizua Kosoven apo per te perkrahur grupe ... te Serbise dhe, mbase, jo vetem te Serbise. Le te shporren andej kah edhe na erdhen, keta nuk ishin e mira e Kosoves.








Dukagjin01.07.2012/10:18
papapa paj koka bo fort mire bre ihaaa, tash paskemi pshtu ...