Partia e Jasharëve është Kosova

Artikujt tjerė
- Rexhepi: Iluzionet e Ivica Daçiqit
- Thaçi fton bizneset e Gjenevës për të investuar në Kosovë
- Topi: Kosova pjesë e shtetit amë, Shqipëria përkrah në çdo nevojë
- Qeveria shpenzoi 19 milionë euro për këshilltarët e huaj!
- Mbi 1 000 motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës
- Pronari i SharrCemit mund të dënohet me 5 vjet burg
- Ndërhyrja e Grabovcit pengoi hetimin në Kuvend
- Partia e Jasharëve është Kosova
- Kodi Penal pritet të rikthehet në Kuvend të enjten
- Mbrojtja e Presidentes rrah një shofer veture
Prishtinë, 30 qershor - Historia e familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt, rezistenca dhe sakrifica e saj, liria e arritur dhe dëshpërimi me situatën në të cilën gjendet sot Kosova, janë elaboruar në detaje nga Murat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari nga Prekazi, në emisionin Press-ing të KTV-së.
Në një intervistë të gjatë, Murat Jashari ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar, si dhe për çështjen nëse ai do të kandidonte për president të Republikës së Kosovës.
Murat Jashari ka shpjeguar kronologjikisht historinë e familjes deri në ditën e rezistencës së Adem dhe Hamëz Jasharit, në mars të vitit 1998, dhe rënies së 20 anëtarëve të familjes, bashkë me dhjetëra bashkëfshatarë dhe mysafirë, ndërsa ka folur edhe për rrugëtimin e tij personal gjatë viteve të luftës për liri dhe pas çlirimit.
Duke folur për liderët e sotëm të Kosovës, Murat Jashari është shprehur kritik për mungesën e progresit në ndërtimin e shtetit të lirë dhe demokratik, ndërsa ka thënë se udhëheqja e vendit do të duhej të rinovohej, meqë në botën demokratike liderët ndërrohen për të çuar vendin përpara.
Udhëheqësit e Kosovës nuk duhet ta bëjnë gabimin e udhëheqësve të Shqipërisë, thotë Murat Jashari, duke aluduar në mungesën e ndërrimeve të liderëve në partitë politike shqiptare. Ai po ashtu ka thënë se sot në Kosovë askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin e luftës.
Pjesën e parë të intervistës zhvilluar nga kryeredaktori i gazetës, Agron Bajrami, mund ta lexoni sot në Koha Ditore


toma30.06.2012/16:36
o shqipetart e shkrete shum thjesht me e dite adem jashri ka qen patriot me gjith zemer e pa tradhtie e jo si te tjeret se 95 kan dite me ike e adem jashari ska dite me ike se trimat ghithmon vdesin e kukavicat jo

gjakova30.06.2012/16:21
Ndoshta edhe ti do ta udheheqe kosoven,sepse te gjithe drenicen e ke
ne parlament,

i ushtari i uqk30.06.2012/15:17
je inderuar otri murati,po ne qofse edon ollin ma shum se ... riken ateher kandido er president e mos i zhgenje luftetart e liris anemban trojeve shqiptare,as familjet e deshmorve or as invalidet e luftes se ne qe luftuam nuk lufuam per veti por per komb,kurse ata qe ran ne vijen e frontit nuk vdisen per familjet e veta por per komb,ata qe jan invalida nuk meten invalida per veti or per komb,kurse ju si antar i komandantit legjendar punoni per komb siq punoj i madhi UKSHIN HOTI dhe ra per KOMB EDHE JU KENI PERKRARJEN E POPLLIT SHQIPTAR ANEMBAN TROJEVE SHQIPTARE KURSE FAMILJES TANDE DHE SHOKVE TE MI QE RAN PER KET KOMB DHEU I QOFT I LET E NA TA PERMBUSHIM AMANETIN E TYRE

Fatmir Shkup30.06.2012/14:37
Krejt ne rregull respekt per Rahmetlit por Murat nuk duhet me perfitu prej ADEMIT dhe HAMZEZ ata te veten e kan tregu para ZOTIT dhe Popullit sa per informacion ata skan pas parti kosoven por Shqiptarin esht koha edhe ju ti thoni disa gjera qartasi se kosoven e kan ne dor budallenjt ma te medhej te ati vendi .Pershendetje gjithve.

Tetova30.06.2012/14:31
Familja Jashari nuk jan familje politikanesh por jan familje luftetaresh kto duhet herne e par memsu me ere e meplckit popullin po ather ndashta behen edhe president sijkta qeret.

Hajdar Dogani30.06.2012/12:33
Respekt për familjen Jashari për kontributin e dhënë gjatë kohës së luftës,diqka po më brengos se si ështe e mundur gjat betejës kur ra komandanti legjendar Adem Jashari nuk kishte asnjë ushtar me vete si ështe e mundur kjo kur kam pa me qindra filma te zhanreve te ndryshme komandantët apo mbretërit vdesin të fundit pas ushtarëve të tyre,dhe mbas lufte na dulen ma shum ushtar se sa qe jemi popull...

Drilon Svirca30.06.2012/12:09
Driloni
Shume respekt per te paret e Familjes Jashari, mirepo Ju i nderuari Murat nese vertet ia doni te miren ne rende te pare Familjes suaj e pastaj Kosoves filloni me kritika nga Familjaret e juaj e sidomos nga Bekim Jashari e Bahri Nuredini te cilet e shkatrruan aeroportin e nese vazhdojne me kete ritem shume shpejte do turproheni edhe ju si familje. kur thoni se askush nuk ka te drejte te thirret ne emer te luftes jane mu keta te dy te cilet thirren ne emer te familjes Jashari dhe bejne keqperdorime e pislleqe prej me te ultave. z.Murat nese doni te kritikoni sinqerisht filloni e pastrojeni obborrin e juaj fillimisht, sepse edhE pak kohe nuk do te mundeni as te shfaqeni para kamerave se edhe respekti per familjen e juaj e ka nje kufi te cilin disa antare te familjes suaj e kane kaluar shume moti.

shala30.06.2012/11:40
e murat von pom doket ju ka dal gjumi

Shkelqim Haziri30.06.2012/11:30
ktyne her kur dojshin me livdu dikon thojshin BAB E BABGJYAH I KA PAS TE MIRE e ju zotni e keni kete,prandaj nese e ke pernime me ndihmu ket popull qe ika syt kah ju,PROVOJE SE POPULLIN E KENI ME VETE...

Bujar Isufi30.06.2012/11:29
Dihet shum mir qendrimi i familjes JASHARI pa Aneshmerija partiake dhe kjo gje e ben edhe met fort familjen JASHARI,prandaj e vetmja zgjidheje dhe e mira e se mires kishte me qen qe ju Z.Murat Jashari te kandidoheni per president te Kosoves, kosova do te kishte krejt pamje ndyshe nga kjo qe ekemi sot po te ishi ju Z.Murat JASHARI president..

Kastrati30.06.2012/11:24
Ju lumtë,jeni legjendë dhe lum Kosova që ju ka dhe do të mburret për jetë me ju.Kerkojmë që të kandidoni për president,jo për interes personal e familjar se ju ate nuk e keni,por për interes të vendit që ta largojmë mafinë e ta fitojmë edhe paqen.Na duheni shumë në këto momente kur vendin e shtetin e ka ngulfatur mafia,kur nuk funksionon asnjë institucion,kur mbi kuvendin është Hashim Gadafidikatotor dhelpnak,kur ai identifikon veten me ligjin,kur nuk zbatohet asnjë ligj.Si ka kuptim shteti pa ligjet kryesore pa ligj për të ardhurat,pa ligj për sigurim pensional e shendetsor.pa zbatim të ligjit të punës,pa decentralizim të pushtetit,e me deputet që mbajnë arm pa leje e nuk përgjigjen para ligjit si Grabovci.Qfarë shembulli japin këta për qytetarët.Ju lutem bëni edhe këtë hap për hirë të popullit se e keni respektin e përkrahjen sepse vendi është në udhëkryq kur po burgosen atdhetaret si Hidajet Beqiri kryetar i partisë për unitet kombëtarë sepse këtyre lakejve u pengon bashkimi kombëtar sepse ju luhatet ... riga,sepse duan për qdo krahinë nga një qeveri për të vjedhur.e pa bashkim nuk ka baraspeshë në ballkan as stabilitet ekonomik e politik.

LEKA30.06.2012/11:11
Kam respektin me te madhe per juve e familjen tende dhe per te gjithe deshmoret qe ran per lirin qe sot ne e gezojme. Jam i bindur po te ishte gjalle baca ADEM do te ishte turpruar me punen e kryeministrit dhe stafit te tije te ngushte. Kosova jone per momentin mundem ta krahasoj me nje shtet si Koreja e veriut. Ne kosove sot mbretron fjala askush mbi ligjin perpos kryeministrit edhe stafit te tije. Po ndertohet nje shtet mafioz.

Jashar Qena30.06.2012/10:49
Bravo Murat se sikur ti kishim pas te tan sikur Baca Adem Ishim krejt ndryshe por per fat te keq e ka lan mafien mrapa e tash duhet te hekim per njerz si Baca Adem por kisha poropozue qe ta kishe qit kanditaturen per Presedent te tan ta kishin dhan voten me deshir te plot te pershendes me gjith zemerse me qeta te sodit e kemi shum veshtir








amar kasti30.06.2012/17:03
ta dhash besen veq provo mu bo president apo meja nxon udhen dikun ktyne hajnave ne pushtet apo edhe vendast e tu kan met ... po nuk ju shkove per qefi apo jau prishe bizneset e tyne se kta veq dhe kan mu ngij ska lidhje ne cilen parti jon pos per me plaqkit mendjen e kan etij me ardhe me jau prishe sistemin jo bre vlla ska shanca se te hjekun eta lojn qe ke bo vet ... sje.