Nëse ndodhë dialogu politik, ndërmjetëson Ashton?

Artikujt tjerė
- Kontaminohet uji, ngordhin peshqit në lumin Drenica
- PDK-ja kërkon të tërhiqet Kodi Penal
- Fotomodeli shqiptar që kandidon për deputet në Parlamentin Zviceran
- Edhe nga dy muaj paraburgim të dyshuarve për shpërthimin në Bill Clinton
- Rada Trajkoviq i quan rrezik për serbët strukturat paralele
- Konstituohen organet e Kryesisë së PSHDK së
- Nëse ndodhë dialogu politik, ndërmjetëson Ashton?
- Rriqrat kërcënojnë, 3 të vdekur e 1600 të piskuar
- Ministrja Kusari paralajmëron lehtësi fiskale për bizneset
- Letra e Presidentes në Kushtetuese zemëroi LDK-në
Beograd, 25 qershor - Brukseli ende nuk e di se në ç'drejtim do të vazhdojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës: nëse ai do të jetë si deri më tash, në nivel teknik, apo do të ngrihet në një shkallë më të lartë politike. Në rastin e dytë drejtimin nga Robert Cooper do ta marrë përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton.
"Për vazhdimin e dialogut po pritet formimi i qevsisë së re në Serbi. Ajo ende nuk është formuar. Kur Serbia të ketë një qeveri, atëherë do të konsultohemi me Beogradin dhe Prishtinën rreth asaj se në ç'mënyrë dhe kur dialogu do të vazhdojë. Mirëpo është e qartë se dialogu patjetër duhet të vazhdojë dhe që marrëveshjet tashmë të të arritura patjetër të zbatohen sa më parë që është e mundur", ka thënë për gazetën "Novosti" Maja Kociançiç zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të të BE-ë.
Sipas gazetës, transmeton QIK-u, në selinë e BE-së nuk kanë në plan që me vetiniciativë të ndryshojnë formatin e tanishëm të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se ngritja e dialogut në nivel politik para së gjithash varet nga përgjigjja e të dyja palëve.








