Jahjaga ngushëlloi presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus

Artikujt tjerė
- Jahjaga ngushëlloi presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus
- Pa provim pranues në shtatë fakultete
- Vendimi i Kuvendit e ka kthyer Kosovën një hap prapa
- Surroi: Nenet e Kodit Penal, të kohës së Millosheviqit
- PDK-istat që votuan kundër heqjes së neneve kontestuese, nuk dorëzohen
- AGPK kërkon ndihmën e Avokatit të Popullit
- Të gjithë kundër neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal
- Piloti Berisha, rinis lobimin për njohjen e pavarësisë
- Provimit iu shtruan 32 mijë maturantë
- LDK-ja riorganizon degët e veta në Ferizaj e Kaçanik
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka ngushëlluar homologun e saj Presidentin e Republikës së Çekisë, Vaclav Klaus për aksidentin e rëndë në Kroaci gjatë të cilit gjetën vdekjen 8 qytetarë cekë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.
Më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të vendit dhe emrin tim personal t'iu shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e pësuar sot në aksidentin e rëndë me përmasa tragjike për popullin tuaj.
Në këto çaste të rënda pikëllimi për popullin cek, pranoni mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve të Kosovës për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin që ndodhi në Kroaci dhe lutjet tona për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Jahjagës.








