• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qeveria paguan “Swiss Diamondin” për mikun e Pacollit

Publikuar: 23.06.2012 - 08:51

Prishtinë, 23 qershor - Behgjet Pacolli ftoi gjatë marsit një guvernator nigerian për vizitë në Kosovë, angazhoi protokollin shtetëror për ta pritur, e akomodoi në hotelin më luksoz në Kosovë dhe e përcolli me një garanci se Kosova do të investojë në shtetin e tij. Megjithëkëtë, paraja e buxhetit të shtetit dedikuar akomodimit të mysafirit afrikan u derdh në biznesin e Pacollit.Zyra e kryeministrit ka deklaruar një shumë prej rreth 12.500 eurosh të jetë shpenzuar për vizitën zyrtare në Kosovë të guvernatorit të shtetit IMO të Republikës Federale të Nigerisë, Owelle Anayo Rochas Okorocha. Kjo zyrë nuk ka treguar shumë detale rreth organizimit të vizitës dhe as për mënyrën se si është përzgjedhur hoteli për ta akomoduar guvernatorin.

Pacolli prej kohësh ka proklamuar se Nigeria, shtet me ndikim në Afrikë, e ka njohur Kosovën. Por ai është demantuar në këtë pohim, madje së fundi edhe nga administrata e Shteteve të Bashkuara. Gazeta kishte raportuar disa herë se Pacolli nuk po e deklaronte të vërtetën për njohjen. Edhe vetë guvernatori Okorocha ishte përmbajtur në deklarim gjatë vizitës në Kosovë, kur ishte pyetur nga gazetarët për çështjen e njohjes.



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

Komente (7)

avni.arif23.06.2012/23:57

PO KU U PASKA DASHT ME FJET KY ZOTRIU NGA NIGERIJA MOS NE HOTEL GRAND ME 2 YJE APO NE RRUG

agimi23.06.2012/23:20

Thaqi me Paollin jane ba shoke te rryshfeti si po duket ky shtet po done me deshtu dhe me mbet me i farfun ne bote me korrupcjon .

ilir gashi23.06.2012/20:12

e kisha vetem nje kerker per presidenten
Qe ne vazhen e saj te dekoratav duhet ta bej edhe nje EXTRA ate per koha.netin me te vertet e meriton dhe eshte njera nga burimet me te sakta dhe me te mira per informimin e popullit e sidomos per ne qe jetoj jasht Kosoves .Per mue personalisht eshte nej rutin ditore se edhe mbas 10 apo me shum ore pune nuk mundem me pushue te pakte pa e explorue koha.netin te pakten nje ore . Jeni me te miret me te vertet e meriton nje rrespekt te veqan ju qe punoni ne kete medium apo ket korporat ,eshte shum veshti per mue me gjet nej fjal per ju qe te ju thom faliminderi por e meriton nje RRESPEK nga e gjith mergat po ashtu edhe nga i gjith populli per punen e juaj te pa shembull deri me sot nga gazetaret te mediumev tjer .Jeni njeshat ,ju lumt koha.net .Me ju dhe me informimin qe marr permes juve nuk e ndjej largesin e Kosoves edhe pse jam perafersisht 3000 km lar. JU LUMT FALIMINDERIT koha.net.

Rrencolli23.06.2012/18:48

bravo KOHA DITORE per zbulimin e hajnive Rrencolliane sepse ky far princi nuk eshte kurfar diplomati qysh po e pershkruan ky pacollisti Valon Zeka.....NIGERIA eshte vendi me i korruptuar ne Planete dhe burim i qindra mijera skemave mashtruese...pjese e te cilave eshte edhe RRencollievi... BRAVO KOHA

profesori23.06.2012/16:56

Bravo koha ditore qe po e denonconi korrupsionin ne kosov meritoni medalje te art nga populli

veton pllana23.06.2012/15:46

Qeshtu perpara i ftojke per pushime verore ne Egjipt ish kryetari i tij Hosni Mubarak diplomatet perendimor por ne fund e shihni se si pesoi ai ....

Valon Zeka23.06.2012/15:30

duhet me pas parasysh qe per qdo vizite duhet me angazhu protokollin shteteror me prite njerez me ndikim ne shtetet e tyre, edhe gjithashtu qe eshte dashte me akomodu n Swiss Diamond, se nuk ka mujt me qu n Bujtine me flejt, ose me marr me bujt n shpi.....

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu