Avokati i Popullit: Shtrenjtim i papranueshëm i rrymës elektrike

Artikujt tjerė
- Avokati i Popullit: Shtrenjtim i papranueshëm i rrymës elektrike
- Sa më shumë gra në vendimmarrje, aq më shumë demokraci
- Krasniqi takoi ambasadorin Wisner
- Inaugurohet Muzeu shtetëror i kristaleve në Stantërg
- Qeveria heq nenet 37, 38 e 39 të Kodit Penal, e riprocedon në Kuvend
- Reagojnë gazetarët: Cenim i rëndë i demokracisë dhe lirisë së mediave
- Jahjaga priti kreun e Misionit Faktmbledhës të BE-së
- Nedelkoviq: Serbët nuk e duan integrimin
- Hajredin Kuçi dha dorëheqje
- SBASHK-u dërgon në bregdetin shqiptar 255 mësimdhënës
Prishtinë, 22 qershor - Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për të shtrenjtuar 8.9 për qind energjinë elektrike ka shqetësuar Avokatin e Popullit Sami Kurteshi, i cili konsideron se ky vendim ndikon negativisht në standardin e jetës së qytetarëve, duke e rënduar edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të rëndë sociale dhe ekonomike të tyre.
Sipas Avokatit të Popullit, monopoli që e mban KEK-u në menaxhimin e rrjetit të energjisë elektrike e pamundëson qytetarin të përzgjedhë në një konkurrencë të lirë çmimesh e ofrues shërbimesh. Kualiteti i shërbimeve nuk korrespondon me çmimet që janë, të cilat janë më të larta sesa ato në shtetet me standard shumë më të lartë se Kosova. Gjithashtu, është tërësisht e papranueshme që qytetari të ngarkohet të paguajë në mënyrë retroaktive çmimin e shtrenjtuar të energjisë elektrike, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.
Avokati i Popullit fton Zyrën e Rregullatorit për Energji që të analizojë dhe të marrë parasysh gjendjen ekonomike e sociale në vend dhe të rishqyrtojë edhe njëherë vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.








