• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sa më shumë gra në vendimmarrje, aq më shumë demokraci

Publikuar: 22.06.2012 - 18:55

Prishtinë, 22 qershor - Grupi i Grave Deputete, në bashkëpunim me OSBE-në, ka filluar sot konferencën dyditore me temë: Fuqizim i gruas në vendimmarrje. Nikoqirja e konferencës, kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija tha se tema që po trajtohet është me shumë interes, sepse sa më shumë përfshirje të grave që të ketë aq më shumë do të ketë demokraci në vend. “Ne jemi 40 deputete, në shkallën 33.33%, por nuk jemi të kënaqura me përfshirjen në organet udhëheqëse të Kuvendit dhe të institucioneve tjera. Kryesia e Kuvendit, ta zëmë, nuk ka asnjë grua, nga 13 komisione vetëm dy udhëhiqen nga gratë, dhe vetëm dy janë shefe të grupeve  parlamentare. Prandaj, ne duhet të bëjmë akoma më shumë për gruan, sidomos në nivel lokal dhe në zona rurale”, tha Sahatqija.

Konferenca i vazhdon punimet në tri grupe, ku do të trajtohen tema specifike, si fuqizimi i gruas në vendimmarrje përmes partive politike, aspekti gjinor në hartimin e buxhetit dhe  funksionimi i grupeve të grave në nivel lokal. 

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe grupet e grave asambleiste, forumet e grave të partive politike, përfaqësues të organizatave  ndërkombëtare e vendore, përfaqësuese nga shoqëria civile, zyrtare për barazinë gjinore etj.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu