Qeveria heq nenet 37, 38 e 39 të Kodit Penal, e riprocedon në Kuvend

Artikujt tjerė
- FBI-ja heton vdekjen e Dino Asanajt
- Qeveritarët kundërshtojnë firmosjen e kontratës kolektive
- Hedhen hapat e parë për ndërtimin e rrugës Prishtinë Han i Elezit
- Qeveria paguan Swiss Diamondin për mikun e Pacollit
- PDK-ja ngufat mediet - Kuçi jep dorëheqjen, Thaçi turpërohet
- FSK-ja lidh me rrugë disa fshatra të Junikut
- Avokati i Popullit: Shtrenjtim i papranueshëm i rrymës elektrike
- Sa më shumë gra në vendimmarrje, aq më shumë demokraci
- Krasniqi takoi ambasadorin Wisner
- Inaugurohet Muzeu shtetëror i kristaleve në Stantërg
Prishtinë, 22 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 80-të, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka miratuar Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, i cili është miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës. Në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i miratuar sot nga Qeveria, janë hequr nenet 37, 38 dhe 39 të këtij Kodi. Dëshiroj të theksoj se si Kryeministër i vendit asnjëherë nuk do të pajtohem me ligje dhe kode të cilat krijojnë frikë tek mediumet e lira, të cilat mund të shfrytëzohen nga dikush për të cenuar lirinë e fjalës së lirë dhe mendimit, tha kryeministri në mbledhje.
Komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile kanë artikuluar shumë qartë dhe bashkë me ta edhe ne, shqetësimin e tyre për nenet 37, 38 dhe 39. Presidentja dhe ministri i Drejtësisë kanë shprehur qartë mospajtueshmërinë e tyre për këto nene, dhe kanë pasur dhe kanë mbështetjen time të plotë. Mu për këtë arsye, unë që sot do të riprocedoj Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, pa nenet 37, 38 dhe 39.
Dëshiroj që të theksoj se ky votim sot në Kuvend është një mesazh i keq për Kosovën, tha Thaçi.
Në vazhdim, kryeministri u shpreh me admirim për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke thënë se Kuçi sot i ka dhënë një leksion të gjithëve dhe ka vendosur një normë të re në skenën politike, institucionale, atë të përgjegjësisë shtetërore dhe morale.
Prandaj, ka shtuar Thaçi, unë dua të besoj fuqishëm se Kuvendi i Kosovës do të rimendojë dhe do të marrë vendime në përputhshmëri me standardet e nevojshme dhe të domosdoshme dhe të proceduara nga ana jonë, që janë në interesin e zhvillimit të demokracisë, medieve të lira, mendimit të lirë, botës së civilizimit.
Kryeministri ka hedhur në votim Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, me të cilin hiqen nenet 37, 38 dhe 39 të Kodit.
Projektligji është votuar unanimisht nga Qeveria.
Në hapje te mbledhjes, kryeministri Thaçi fillimisht ka uruar qytetarët e Kosovës por edhe institucionet dhe gjithë spektrin politik kosovar për hapat që i ka ndërmarrë sot, për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Ky është një sukses i përbashkët, një kapitull i ri një kapitull që nënkupton hapjen e perspektivës së sigurt të Kosovës, është një përmbyllje e mbikëqyrjes shumë të suksesshme, e vlerësuar në mënyrë unike nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar dhe të gjithë miqtë tanë, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi duke shtuar se meritor për këtë përfundim të suksesshëm jemi të gjithë, gjithë spektri politik, shoqëria civile, mediet.
Zbatimi i dokumentit Ahtisaari do të konfirmohet plotësisht me dy korrik, gjithashtu pastaj edhe me përmbylljen zyrtare në fillim të shtatorit. Pra me vendimet e sotme, definitivisht është hapur kapitulli i perspektivës evropiane të Kosovës, nga një proces që e kemi pasur për të zbatuar dokumentin e Presidentit Ahtisaari, me synimin e sigurt për tu anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ka shtuar Thaçi.
Në një zhvillim tjetër, sipas disa mediumeve, ambasadori amerikan Christopher Dell ka zhvilluar një takim me presidenten Jahjaga pikërisht lidhur me nenet kontestuese që janë miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Ndaj këtij akti të deputetëve të PDK-së ka reaguar edhe përfaqësuesi special i BE-së dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas vlerësimit të tij, nenet 37 e 38 rrënojnë lirinë e medieve.
Është për keqardhje që ky vendim vjen pas vizitës së delegacionit të KE-së, i cili duhet të konstatojë përparimin dhe aftësitë e Kosovës për tu angazhuar në bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim-asociimit, ka shkruar Zhbogar në kumtesën e tij.


I zhgenjyeri22.06.2012/21:49
Kjo vertete eshte loje me nerva te popullit. Te njejtit deputet njeher ne kuvend votojne per aprovimin e neneve kurse pas dite te njejtit votojne kunder atyre neneve. Kata te pdkse vertete jane per t'ua studjuar trurin, sepse nuk jane normal. Shpresoj qe populli i tejvuajtur kosovare nuk do te bjeri ne grackat e pdkse dhe t'ju besoj foreve te tyre te killavta.

farku22.06.2012/21:49
valla jeni ba sikur perralla me tupan, a spo ju vjen turp qe para qytetarve te vendit te bani hajgare ?! Turp oj qeveri turp, haram ju qofshin ato rroga qe i merrni. Po nejse se ju per rroga nuk punoni por per tendera.....j

Aga Hashim22.06.2012/21:33
A ju koka dridh ... rika Hashimit aaaa?! Kjo d.m.th qe nese Hashimit i paraqitet ndonji rrezik per ... riken qe e ka zane ai edhe krejt kushtetuten ta ndron per 1 ore,hahahah qa eshte zori.

Dardan Begu22.06.2012/20:30
Kjo eshte nje loj e vet Hashim Thaqit sepse ky po del burri ma i fuqishmi ngase ky po ka guzimin me e kthy keto nene prap ne riprocedim ne kuvend,
Pse nuk ishte i pranishem gjat votimit ne sall Hashimi, por i pat vetem pinguinat e ti si Berat Buzhalen e fllaqtanat tjer te PDKs.
Pra do te thot se Qeveria nuk eshte legjitime ndaj popullit por eshte nje qeveri e that dhe qeverit e thata jan qeveri private, me paket korruptive dhe mafioze.

arbenKanada22.06.2012/20:10
Duhet me iu falenderu reagimit te zotit Zhbogar se perndryshe qeveria kish me hesht . Na e dim se ne sherbim te kujt jane Adem Grabovci e Berat Buzhala

Katundari22.06.2012/18:23
A hajgare po bani ju te qeverise a???

Agim Krasniqi22.06.2012/18:22
A po u ndrrojkan deputetet a?

Liridoni22.06.2012/18:21
Tash a i ka ra Hajredin Kuçi pishman a jo, a u kthy ne Qeveri apo dorheqja e tij e disa oreve me pare eshte perfundimtare?








Murtez xhemajli23.06.2012/09:26
Kjo është një shaka e cila vetem në Kosovë mund të ndodhë, ku ishte Qeveria që nuk e hoqi mbrapa atë ligjë mu para votimit dhe ta precizoi mirë e pastaj ta dergoi në kuvend, por kjo është lojë e kuvendit dhe kjo është berë me qellime te caktuara dhe normal e kan shfrytzue kur kryetari i Parlamentit z.Krasniqi nuk ka qenë aty dhe kur ai nuk është ne seanca puna shkon mazamakeq, Ligji per media duhet me qenë ashty me standarde Europiane por jo te jenë ata mbi ligjin dhe te bajn qka te dojnë sepse ashty ska asë ne Hunduras , kisha keshillue Qeverin e Kosoves qe te qonë nji delegacion te gjerë në Suedi dhe te bisedoi me organet Suedeze per ketë ligjdhe mandej ta kopjoi ketë ligjë qe e ka Suedia ose ta merrë modelin e tijë por edhe këty mediat nuk munden me ba qka te deshiroin sepse i rrokë ligji edhe këta këty mirë bile por ashty kishte me qenë ma mirë, prandajz.Thaqi duhet me ardhë vetë ose me e que nji delegacion ne Suedi e me e marrë kopjen e keti ligji dhe me e aprovue ne kuvend masandej ashty siqë duhet por tani per tani jetë ne fuqi dhe askush nuk mundet me e prishë vendimin e deputetve në Parlament.