Hoxhiq: Zyra administrative ka karakter teknik

Artikujt tjerė
- Hoxhiq: Zyra administrative ka karakter teknik
- Zbatimi i Ligjit për shëndetësinë, nga janari 2014
- Clinton i kërkon Nikoliqit një bisedë për Kosovën
- Një javë shtesë për riregjistrim të automjeteve të serbëve
- Zhbogar kërkon distancim të VV-së nga domatet
- Vlora shpall qytetar nderi Fatmir Limajn
- Paralajmërohet protestë për shkak të shtrenjtimit të rrymës
- Paralajmërohet protestë për shkak të shtrenjtimit të rrymës
- Jahjaga paralajmëron një komunë me shumicë boshnjake
- MPB mirëpret Raportin e DASH-it për trafikim qeniesh njerëzore në Kosovë
Prishtinë, 21 qershor - Shefja e Zyrës Administrative për veriun e Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq, në një intervistë për programin në gjuhën serbe në Blu Skaj, ka thënë se zyra që ajo do të udhëheqë ka karakter teknik dhe nuk ka të bëjë asgjë me politikën, pasi sipas saj as nuk merr pjesë në proceset politike.
Nga ana e Qeverisë së Kosovës kemi dëgjuar se kjo është një zgjidhje teknike. Dhe unë mund të garantoj se ne do të veprojmë në planin teknik dhe praktik. Do të punojmë me qytetarët dhe politikën do ta lëmë për nivelin e lartë. Shpresoj se të gjitha palët, si ajo e Beogradit dhe udhëheqja lokale, që vepron në veri të Mitrovicës, të mendojnë se kjo që unë po them është e vërtetë. Nuk kisha dashur që të politizohet kjo zyrë, sepse në të vërtetë ne jemi këtu që qytetarëve tia mundësojmë një të ardhme më të mirë, ka thënë ajo.
Hoxhiq tha se detyrë kryesore e kësaj zyre do të jetë ndihma për serbët e veriut të Mitrovicës në zgjidhjen e problemeve që kanë. Derisa ka ishte udhëheqëse e ekipit përgatitor komunal, ajo e konsideron se suksesi më i madh është bërë në kuadër të 8 projekteve infrastrukturore. Ajo tha se të gjitha këto projekte kanë ndodhur në atë pjesë, pasi që vet qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës i kanë kërkuar.
Adrijana Hoxhiq deri tani ka qenë shefe e ekipit përgatitor komunal në veri të Mitrovicës.







