• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kryeqyteti do të bëhet me muze të holokaustit të shqiptarëve

Publikuar: 21.06.2012 - 14:25

Prishtinë, 21 qershor  - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka deklaruar të enjten se Komuna e Prishtinës ka marrë iniciativën për krijimin e Muzeut Memorial në të cilin përmes dokumenteve, fotografive, video incizimeve, shkresave të ndryshme, do të argumentohej se çfarë ka ndodhur në fund të viteve të '90 ta këtu, tendencën që të bëhet shpërngulja/eksodi masiv i popullatës se Kosovës nga ana e forcave pushtuese serbe.

Këto deklarime kryetari Mustafa e bëri sot në Arkivin e Qytetit të Prishtinës, ku përuroi raftet e reja të arkivit që janë blerë me mjete të buxhetit komunal.

"Ne këto ditë do të marrim iniciativën në Kuvendin Komunal që në vitin e ardhshëm ta ndërtojmë një muze, i cili do të jetë muze memorial, që do të përfshinte të gjitha ngjarjet e fundit të eksodit të popullsisë së Kosovës. Këtë muze do ta ndërtojmë afër stacionit të trenit, vendit prej nga janë deportuar qytetarët tanë. Do të mundësojmë që përmes fotografive, teksteve, dokumenteve, video prezantimeve dhe përmes ligjëratave, që do të mbahen, t'i informojmë qytetarët e Prishtinës, Kosovës dhe ndërkombëtarët se çfarë ka ndodhur në fund të viteve të '90-ta këtu, me tendencën që të bëhet shpërngulja masive e popullatës se Kosovës dhe të organizohet eksodi i popullatës", theksoi Mustafa.

"Ne këtë duhet ta argumentojmë para qytetarëve, para familjeve që u ka ndodhur tragjedia me rastin e eksodeve, vrasjeve, torturave të ndryshme, por edhe para ndërkombëtarëve në mënyrë që të mbetet një histori e prezantuar në një muze të cilin ne do ta bëjmë me mjetet të Komunës së Prishtinës", u zotua kryetari Mustafa.

Ndërsa duke folur për investimet që Komuna e Prishtinës i ka bërë në Arkivin e Qytetit, kryetari Mustafa tha se është një investim që komuna e ka bërë në vlerë prej 108 mijë eurove, mirëpo konsiderohet se vlera e punës se bërë është shumë me e madhe se vlera që është investuar.

"Ne do ta sistemojmë tërë lëndën arkivore këtu dhe do t'u mundësojmë qytetarëve që ata ta shfrytëzojnë këtë lëndë në bazë të nevojave të tyre. Këto pajisje janë rafte lëvizëse në mënyrë që të mbrohet në tërësi dokumentacioni, të sistematizohet dhe të përdoret në mënyrë shumë të shpejtë", tha kryetari Mustafa.

Ndërkaq, drejtori i Arkivit të Qytetit, Abaz Makolli tha se pajisjet me të cilat është pajisur tash se fundi arkivi i qytetit janë ndër më modernet në rajon, dhe se me pajisje të tilla nuk disponon asnjë nga muzetë si motra në vendet e rajonit. Ai falënderoi komunën për investimin e 108 mijë eurove për blerjen e këtyre rafteve dhe tha se me këto me rafte edhe për 50 vitet e ardhshme është siguruar arkivimi i lëndëve arkivore.

 

Komente (4)

neutrali22.06.2012/02:16

e ma ne fund nje ide e mecme prej Isa Mutafes

albani22.06.2012/00:23

Duhet te ivestohet me dhjetra miliona qe KURRE popullata te mos e haroje te kaluaren ,dhe prapavijen e Shkaut .Ta ndertojme te ardhmen ,por KURRE mos ta harojme te kaluaren e dhimshme ,se jemi popullate e vuajshme dhe vuajtjet i harojme shpejte .Pershendjete

alti22.06.2012/00:14

Nuk kam koment ,ide shume e qelluar ne duhet patjeter te kemi Muze Memorial sikurse e ka Izraeli sepse fqinjet tane me shume se nje shekull kane bere gjenocid duke ... r e masakruar e duke shperngulur nga trojet e tyre autoktone me qindra e mijera shqiptare ,duke zvogeluar hapesiren per jete e zhvillimit te shqiptareve .E tere kjo mund te permblidhet ne nje muzemauzole.Ide qe duhet te perkrahet edhe nga qeveria qendrore me mjete financiare me dokumentacione,por jo vetem per vitet e 90ta por tere ngjarjet e rendesise historike qe jane me rendesi te madhe per mbare popullin shqiptar.

Nazmi BerishaDyzi21.06.2012/23:52

Në trup të shëndosh mendime dhe vepra të mbëdhaja,edhe te Isa Mustafa duket se asht nji njeri i shëndosh me vepra e punë madhore se të ndërtoshë nji MUZE HOLOKAUSI në Ballkan asht nji punë dhe nji armë e cila ka me ... anmikunmonstrum i cili me shekuj ... u, bani genocid mbi nji mikpritës dhe bujar dhe besnik që kishte për traditë besën mikpritjen, tradhtoheshte e masakroheshte,kjo armëMuzeu Hollokausit në Kosovë e Ballkando të jetë arma që do të vret brez pas brezi sa të rroj fjala Shqyptarë e do valvitet flamuri,të egzistoj toka shqypëtare.

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell