• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Reeker: Serbia duhet ta pranoj realitetin lidhur me Kosovën

Publikuar: 09.06.2012 - 20:56

Sofje, 9 qershor - Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar sot se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën, ndërsa liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të  së kaluarës.

Këto komente ai i bëri në Sofje të Bullgarisë, në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit, transmeton REL.

Reeker tha se SHBA dhe BE kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se situatën në Ballkan nuk e përcaktojnë më në atë masë fuqitë e mëdha, aq sa liderët lokalë.

“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t’i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, tha Filip Riker, duke e theksuar rëndësinë e kompromisit, të cilin aktorët lokalë në Ballkan nuk guxojnë ta përjetojnë si kapitullim.

Nga ana tjetër, Nikollaus Llambsdorf, nga ministria e jashtme gjermane, tha se kandidatëve për pranim në BE duhet tu tregohet hapur se çka pritet nga ata dhe në këtë aspekt, ka theksuar se presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, më 14 qershor në Bruksel, duhet t’i thuhet hapur se çka pritet nga ai.

Ai theksoi se Beogradi duhet t’i plotësoj marrëveshjet, pasi deri tash Beogradi nuk ishte i gatshëm për t’i plotësuar marrëveshjet.

Mëtutje, zoti Llambsdorf tha se në ushtarët gjermanë në Kosovë qitet me armë, se komandantin gjerman të KFOR-it “e krahasojnë me Hitlerin”, ndërsa në Beograd “askush nuk reagon në këto” gjëra.

 

Komente (3)

Fidan10.06.2012/06:25

ju lutem koha shikojeni ket webfaqe nje individ ne kosove thot se ben shitjen e vizave turistike httpmerrjep.comViewItem.aspx?itemId659863

dardae10.06.2012/02:47

Del Qeveria e Kosoves ja hjek kushtet Serbis sikur me rastin e FUsnotes..edhe Stausi i vezguesit Serbis edhe Kosoves ju ngjule" Fusnota..Ne vend se Serbia te beje kompromise beri Kosova me i hap rruge Serbis,kjo politik eshte turpi i Kosoves sot..

Toni09.06.2012/21:41

Nje pyetje e kam A eshte shpalle pavaresia e Kosoves?

Nese pergjegjja eshte PO atehere perse diskutohet neper media per çdo dite kush çka thot per pranimin e pavaresise?!!!

Eshte e jona te bindim shtetet e tjera dhe zyrtaret e tjere per pranimin e Kosoves te pavarur. E jo, ti presim çdo deklarat te zyrtareve te shteteve te cilat na kane pranuar te pavarur. Kjo eshte bised pa kurfar baze e gazetarise dhe mediave, por edhe qeveritare.
Ti kthehemi permiresimit te jeteses tone ne Kosove, dhe shparrtallimit te administrates ... serbe ne veri.

Ju pershendes.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CI kthjellėt
Tiranė 15°CI kthjellėt
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell