• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Atifetja lufton për mandatin e vet

Publikuar: 09.06.2012 - 10:11

Prishtinë, 9 qershor - Presidentja Jahjaga i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë antikushtetues propozimin e Kuvendit për shkurtimin e mandatit të saj.

Në letrën që thotë ta ketë siguruar gazeta “Express”, Jahjaga ka shkruar se kalimi i këtij amendamenti shkel të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe cenon demokracinë në vend.

Presidentja Jahjaga i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, në të cilën ka argumentuar se propozimi i Komisionit për ndryshime kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të saj është antikushtetues.

Jahjaga ka ardhur në krye të shtetit në prill të vitit të kaluar, pas një marrëveshjeje mes liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, që i pati dhënë fund krizës institucionale.

Bazuar në marrëveshjen mes tre liderëve, Jahjaga kishte marrë postin e presidentes me një mandat të shkurtuar, pavarësisht se betimin e kishte bërë për mandat të plotë pesëvjeçar.

Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, duke u bazuar në marrëveshjen e Thaçit, Mustafës dhe Pacollit, e cila është votuar edhe në Kuvend në formë rezolute, ia ka paraparë përfundimin e mandatit Presidentes aktuale para mandatit kushtetues.

Komisioni i udhëhequr nga Arsim Bajrami ka dërguar në shkurt të këtij viti njëmbëdhjetë amendamente për ndryshimin e Kushtetutës për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ky institucion ka kërkuar qëndrimin e Presidentes rreth këtyre ndryshimeve.

Komente (22)

gegnia10.06.2012/02:50

Me vota duhet te zgjidheni zonja Presidente ..jo ta shfrytzoni rastin me nje marrveshje kalimtare te mbeteni Presidente ..

bedri ramadani10.06.2012/00:35

kjo presidente ka dale prej zarfi e jo qe e ka votue parlamentiii

bedri ramadani10.06.2012/00:33

kjo eshte presidente qe ka dale prej zarfi dhe mendoj qe ai e kaba ai ka fuqi me hjek ,e jo deputetet

flamur struga09.06.2012/20:19

Gjate kesaj periudhe kohore,Presidentja e Rse K ,ka ndihmuar dhe kjo edhe vete me punen e saje plote vullnet eshte per tu falenderuar.Te hidhet ne rruge pa asnje arsye nuk eshte ne nderin te askujt,eshte Kushtetuta dhe ligjet e saja te cilat duhet qe te respektohen.Them mos valle ka gabuar,se per klanet qe egzistojne nuk dyshohet.Me kete presidente eshte mburrur i teri kombi shqiptar prandaj duhet edhe organet e Qeverise te RK te jene te kujdeseshme...me respekt Flamur Struga SHBA

buki09.06.2012/20:13

z. Jahjaga eshte nje zonje e vertet, po na prezenton shume me mire se ata qe ishin para saj dhe fal performances dhe aftesise se saj ajo duhet te na perfaqesoj se paku edhe nje mandat.

pz09.06.2012/19:58

zonja kryetare ktheu aty ku ja kan se zoti shtepise eshte per burra e jo per gera

arben09.06.2012/18:31

Marreveshja politike e ka pru ne ate post

gjoni kaqanik09.06.2012/18:22

zonja atifete, pasi nuk posedon fabrika e pallate por jetonme qirae, nuk ije e pershtatshme per presidente, por ndasht se i pate dhene zorme do antikorrupcione por as gjenuk bene e populli shumkan pas prite ngaju. bile thonin pasi qe esht gjakovare nuk shkon posht.

Bashkim Latifi09.06.2012/17:23

Deshe apo nuk deshe zonja Atifete, ty nuk te ka votuar populli i Kosoves por parlamenti i Kosoves, i njejti pra parlamenti mund te te hedh ne rruge prej nga ke ardhur kur t'i teket e kur te doje.

wiena09.06.2012/16:47

po normal kur se don veten nuk e don as kosoven se dy her nuk vjen shanca mu ba presidente ani ma pa shkoll te rregullt si kjo hahaha

Agimi09.06.2012/15:32

Ka te drejt ta mbroj mandatin e vet 5 vjeqar,me mbrojtjen e mandatit te vet ajo mbron edhe kushtetuten sepse ate e ka votuar deputetet e kuvendi te Kosoves ,me kushtetut ajo e ka mandatin 5 vjet pa marre parasysh se kush dhe si jane marre vesh.Ate a e ka sjell zarfi,babadimiri,Delli apo kushdo qofte,ate e kemi kryetare pa marre parasysh se na mepelqen a jo.

dini09.06.2012/14:59

Zonja Jahjaga jeni me e mira nga presidentet qe ka pase Kosova.Do te votoje per ty.

Murtez Xhemajli09.06.2012/14:50

Mosë e lesho sepse ligji te mbron dhe kursesi nuk thuhet askund qe mundet dikush metë ndrruar para kryerjes së mandatit pa e shkelur dikun ligjin qe te shkarkohesh.

mili09.06.2012/14:07

kukulla po kerkon ende me qen presidente oj kukull ik se nuk na solle asnje njohje nuk na sjellje sen te mir edhe pse ato nisit etua kunder kurrupsion nuk te funksiunun me vjen keq po ik

isufi09.06.2012/13:52

jo more qfar te shkuemi bile kjo po duket ma pak e korruptueme nse kandidon per presidente un prap do ta votoj

albana09.06.2012/13:40

pershendetje
Te admiroj shume zonja presidente perveq fatktit qe je edhe femer ta qmoj edhe me shume,por asgje nuk ka ndryshuar prej se je ne kete vend te rendesishem te nje shteti,me vjen keq qe do te vine zgjedhjet dhe ne qoftese do te me ipet mundesia per te votuar ty nuk e meriton voten time...

nitakikaj09.06.2012/13:30

Sa pak i duhet njeriut te padijshem me u binde se eshte i pazavendesueshem,e dim se nuk e ke lehte prej pozites se kryetares me u kthy ne police ,ketu eshte Kosove keto gjera ndodhin.

xhevdeti09.06.2012/13:28

Zonja presidente mire eshte te ktheheni aty ku ishit ne polici,si dhe gjate vikendeve me familja ta beni naj fli.

xxx09.06.2012/12:54

ashtu kshtu sen sje tuj bae per si presidente veq qe po mirresh me lukun tan e rekllamohesh si fmija me tesha te reja

kushtro09.06.2012/12:43

@jupi e ka kry shkollen ne FBI te amerikes, e ti ja fut kot qe posti eshte shum i rende? I ki hajnat dhe kriminelat ministra dhe kryministra, dhe nuk ankohesh...@jakupi llap presidinti beten e perfacon kosovon, dhe per te ndryshu diqka pyte kryministrin dhe kabinetin e ti!

jakupi llap09.06.2012/10:57

nji pytje prej se je presidente,tregoje nji te mir qe ja solle kosoves.njo njo edhe vetum njo.ti je nji kukull qe kush ste vet kur eshte bajram.

jupi09.06.2012/10:45

zonja kryetare ju lutem ju duheni vete te kuptoni se ai post eshte shume i rende per ju.me se miri eshte te ktheheni e te jepni denime parkingjesh.fundi i fundit ne menyre antikushtetuse erfhet ashtu duhet te shkoni.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme