• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Hoxhaj: Serbia qendron prapa barrikadave

Publikuar: 03.06.2012 - 14:56

Prishtinë, 3 qershor - Në një intervistë dhënë Radio Deutsche Welle, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka denuar ashfër sulmet e grupeve kriminale dhe paramilitare serbe ndaj paqëruatsve të KFOR-it.

Sipas Hoxhajt, aksioni I KFOR-it ka pas për qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe malërave, dy konceote mbi të cilat është ndertuar Bashkimi Evropian.

 “Njëkohësisht duhet të them se pas këtyre barrikadave qëndron qeveria e Serbisë. Ata të cilët kanë penguar heqjen e barrikadave janë pjesëtarë të njësive policore të Serbisë, njësive speciale dhe paramilitarë e jo qytetarë të rëndomtë. Ato financohen, udhëhiqen dhe financohen nga qeveria serbe. Pas barrikadave qëndron pra edhe qeveria serbe”, ka theksuar Hoxhaj për Deutsche Ëelle.

 

Plagosjet e papranueshme dhe veriu i Kosovës

 

Duke komentuar plagosjen e ushtarëve të KFOR-it nga snajperist serb, Hoxhaj ka thënë se të gjitha institucionet  e Brukselit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjnë presion ndaj Beogradit për të hequr strukturat paralele dhe ilegale nga veriu i Kosovës.

 “Nga siguria në veri varet jo vetëm siguria në Kosovë por edhe infrastruktura e sigurisë në tërë Ballkanin”, ka shtuar ai.

 Hoxhaj ka theksuar se qytetarët e tri komunave në very të Kosovës janë marrë pengje prej forcave policore dhe forcave të sigurisë nga Republika e Serbisë.

 “Ata nuk lejohen të bashkëpunojnë me qeverinë në Prishtinë. Ne kemi arritur në katër vitet e fundit, prej shpalljles së pavarësisë, që të integrojmë në institucoionet demokratike të gjitha minoritetet, përfshirë këtu edhe minoritetin serb, si në nivelin lokal ashtu edhe qendror. Por Beogradi po përpiqet që atje të krijojë një gjendje të konfliktit të ngrirë, me qëllim që të realizojë pretendimet territoriale dhe politike”, ka shtuar ai.

 

Pa zbatimin e marrëveshjeve nuk do të ketë vazhdim dialogu

 

Sa i përket dialogut teknik, kryediplomati Hoxhaj ka thënë për DW se prej marsit të vitit 2011 deri në mars të vitit 2012 janë arritur dhe nënshkruar shtatë marrëveshje.

 “Por fatkeqësisht shumë prej tyre nuk janë zbatuar. Qëndrimi i qeverisë sonë është shumë i qartë: pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë nuk do të ketë ndonjë takim të ri në Bruksel, sepse vihet në pyetje besueshmëria e këtij procesi. Për ne është shumë me rëndësi në veçanti marrëveshja për prezantimin rajonal si dhe administrimin e integruar të kufijëve. Ky është një model evropian që do të thotë se Kosova dhe Serbia si shtete duhet të administrojnë së bashku kufirin e tyre të përbashkët”, ka vlerësuar Hoxhaj.

 

Perspektiva evropiane

 

 Duke folur për persepktivën evropiane të Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se viti 2012 është për Kosovën një vit historik, sepse kemi filluar me procesin e liberalizimit të vizave.

 “Këtë javë Komisioni Evropian ka vendosur që Kosovës t'i jap edhe udhërrëfyesin, ndërsa qeveria kosovare do të punojë intenzivisht për plotësimin e kushteve në mënyrë që edhe kosovarët të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza - si të gjithë qytetarë tjerë të rajonit. Njëkohësisht Komisioni Evropian ka nisur edhe një studim fizibiliteti që do të na mundësojë arritjen e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit. Kosova si dhe vendet tjera të rajonit është një vend evropian, në kuptimin gjeografik, historik, kulturor... Integrimi politik dhe ekonomik i Kosovës në BE është rruga e vetme për zgjidhjen problemeve ekonomike dhe të sigurisë”, ka shtuar ai.

 

Përmbyllja e procesit të njohjes

 

Ministri Hoxhaj ka folur edhe për përmbylljen e procesit të njohjës. Ai ka thënë se të premten Kosovën ka njohur Çadi me të cilin kam qenë në kontakt intenziv.

 “Kohët e fundit kam vizituar edhe vende të ndryshme të Azisë dhe Amerikës Latine dhe jam bukur i sigurt se së shpejti do të vijnë njohje të reja nga rajone të ndryshme të botës. Kjo tregon se njohja e Kosovës po shndërrohet në një faktor global dhe se Kosova ëshë një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan. Ne presim njohje të reja”, ka parlajmëruar Hoxhaj.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme