Në Gllogjan varroset publicisti Bardh Hamzaj

Artikujt tjerė
- Pacolli synon ta imitojë Palestinën
- Rishfaqet Galucci, fajëson KFOR-in
- Reformat mund të lë pa punë shumë punëtorë të administratës
- Heqja e barrikadave përshpejton dialogun për veriun
- Shqipëria "humb" garën për kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës
- Serwer: Nikoliqi po jep shenja për ndarje të Kosovës
- Robert Cooper e ndërron Kosovën me Birmaninë?
- Për veriun - një apo dy dialogë?
- Bogdanoviq: Zyra në veri, provokim
- Mjedisi i Kosovës shumë i ndotur
Gllogjan/Prishtinë, 2 qershor (E plotësuar) Familjarët, miqtë dhe kolegët e shumtë të profesionit, të shtunën ia dhanë lamtumirën e fundit gazetarit dhe publicistit Bardh Hamzaj. Në emër të fshatit Gllogjan, si dhe të Komunës së Deçanit, foli Rasim Selmanaj, kryetar i kësaj komune duke thënë se vdekja e papritur e njeriut të dijes dhe të penës e bashkëqytetarit tonë na la pa fjalë. Bardhi ishte fjalë pakë e punë shumë, dhe të gjithë e kemi njohur të tillë. Bardhi të cilit sot po ja japim lamtumirën e fundit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shumë fusha. Ishte publicist, shkrimtar, por mbi të gjitha ishte njeri që shquhej për personalitet të veçantë dhe kulturë të gjerë, tha Selmanaj. Sipas tij, Bardh Hamzaj shkroi edhe pjesë të historisë sonë, i cili edhe pse nuk ishte historian, ai e dinte historinë sepse luftën e kishte përjetuar vetë së bashku me familjen e tij.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, tha se në këto momente të vështira të dhembjes që na ka kapluar e kam të vështirë që të gjejë fjalët për të shprehur dhimbjen për humbjen fizike të Bardhit. Bardhi na la në kohën kur na duhej më së shumti, dhe ai me qetësinë e tij na japi siguri që të na fliste ëmbël, të na këshillonte dhe na bëntë me të fortë, u shpreh Hasani duke mos mundur të mbahet nga rrjedhja e lotëve për humbjen e kolegut të tij të punës. Profesori Hasani më tutje ka vlerësuar se kontributi i tij në Gjykatën Kushtetuese ishte i jazhtëzakonshëm, jo vetëm në punën e tij si redaktor i spikatur, por edhe në të gjitha sferat tjera pa kursyer ndihmonte secilin prej nesh.
Ndërsa kolegu shumë vjeçar i profesionit të gazetarisë Halil Matoshi, tha se Gllogjani i ka dhënë Kosovës shumë, dhe se duhet të jeni të lumtur dhe krenarë që ky vend i ka dhënë Kosovës një djalë shumë të edukuar si kolegu jonë Bardh Hamzaj. Edhe ai gjithë jetën është krenuar me juve dhe me Gllogjanin e tij, dhe unë ju them krenohuni me kujtimin për Bardhin, nënvizoi Matoshi, duke u lutur që shpirti i tij të prehet në paqe, dhe se dheu i Gllogjanit të tij të dashur i qoftë i lehtë.
Në orët e paraditës Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka organizuar homazhe për Hamzajn në Amfiteatrin e Shkollës Amerikane në Prishtinë.
Familjarë, kolegë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur të shtunën paradite në Amfiteatrin e Shkollës Amerikane në Prishtinë, për të përkujtuar punën dhe veprën e gazetarit e publicistit të njohur Bardh Hamzaj, i cili ndërroi jetë dje pasdite nga një sulm në zemër. Me këtë rast të pranishmit vlerësuan lart kontributin e tij në ruajtjen, zhvillimin dhe edukimin e brezave të rinj në fushën e gazetarisë.
Ishte e vogël salla ku ishin mbledhur të gjithë për të ngushëlluar familjen Hamzaj, e cila humbi më të dashurin e saj. Kolegët dhe dashamirët e Bardhit të cilët kaluan një pjesë të jetës së tyre në shoqërimin e tij, bënë homazhe para fotografisë së Bardh Hamzajt, duke u përshëndetur kështu përgjithmonë me të.
Pos familjes, kolegët ishin ata që më së rëndi e përjetuan humbjen e Bardhit, pasi që një dekadë të plotë kishin rrugëtuar së bashku në shtigjet e gazetarisë.
Për jetën dhe veprimtarinë e frytshme publicistike foli Arben Ahmeti, kryetar i Asocioacionit të Gazetarëve të Pavarur të Kosovës.
Halil Matoshi, gazetar dhe publicist, ka shpalosur para të pranishmëve kujtimet më të bukura që kaloi me të gjatë punës shumëvjeçare në gazetari.
Hiç më lehtë vdekjen e Bardhit nuk e përjetoi kolegu i tij, Baton Haxhiu, i cili i përlotur kujtojë çastet më të bukura që kishin kaluar së bashku.
Kohët e fundit, Bardh Hamzaj ishte i angazhuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, mirëpo për një kohë të shkurtër ai kishte arritur të hynte në zemrat e secilit.
Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, e kishte të pamundur të mbante fjalimin që e kishte përgatit për kolegun e tij.
Hamzaj ka punuar shumë vjet si gazetar, fillimisht në të përjavshmen Zëri e pastaj edhe në të përditshmen Zëri, në të cilën kryente detyrën e kryeredaktorit. Hamzaj ka qenë kolumnist në disa gazeta ditore dhe analist në disa media të tjera. Kohën e fundit, Hamzaj kishte punuar si lektor në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, me personelin e të cilës gjendej zyrtarisht në Shqipëri.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe kryetari i saj, Enver Hasani, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hamzaj për këtë humbje dhe të gjithë atyre që patën rastin dhe fatin e mirë të jenë bashkëpunëtorë të tij. Familjes së Hamzajt i ka shprehur ngushëllime edhe presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, partitë politike dhe AGPK-ja.


Met SadikuRrukaj03.06.2012/00:39
I qoft i leht dheu i Kosoves .Ngushllimet e mija mbar familjes Hamzaj,Gllogjanit e mbar Kosoves per hmbjen e keti kolosi te shqipes.Me lot ne sy po i shkruj keta rreshta pasi e kishna shokun ma te mire te feminies.ah,jet o jet.

ekremi02.06.2012/20:31
As nje here nuk mund te flasin te tjeret por veprat dhe puna e ndershme.Ngushllime Familjes Hamzaj

dukagjin peja 02.06.2012/18:29
te qofte i lehte dheu rreze bejshkeve te nemuna. ka qene burre i mire. ngushellime familjes dhe atyre qe kane njohur si une. te mire.
duka i gjinit











Ali HAJDINI03.06.2012/21:58
Ngushllimet me te sinqerta gruas, vajzave, familjes Hamzaj dhe gjithe atyre qe sikur une paten fatin te punojne apo vetem ta njofin kete burre goje embel, shpirte mire, i urte e i sjellshem qfar ishte Bardhi. I lehte i qofte dheu i Gllogjanit, i pavdekshem qofte kujtimi per te.