Serbia synon shpërnguljen e shqiptarëve

Artikujt tjerė
- SKV kërkon shkarkimin e Mujë Rugovës dhe të ndihmësve
- Ripërtërihet flamuri serb në godinën komunale të Shtërpcës
- Nikoliq premton zbulimin e marrëveshjeve me Prishtinën
- Washingtoni mbështet KFOR-in e EULEX-in në veri
- Dhunë, për futjen e veriut në bisedime
- Serwer: Nikoliq duhet ti japë shpjegime Merkelit për ushtarët e plagosur
- Kuvendi ua shtrenjton jetën qytetarëve për ta ndihmuar Qeverinë
- Koha Ditore boton në vazhdime polemikat për librat e Jusuf Buxhovit
- Vjedhësit e arit në Pejë nuk kanë lënë gjurmë
- Trajkoviq: KFOR-i veproi për arsye praktike
Prishtinë, 2 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë revistës mujore Shenja ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke e vëzhguar dhe analizuar situatën pas zgjedhjeve në Serbi.
Duke komentuar zgjedhjen e Nikoliqit për president të Serbisë, Hoxhaj ka theksuar se ai bartë edhe një përgjegjësi shumë të madhe, që do të jetë përcaktues për rrugën që do të ndjek Serbia në të ardhmen, se a do të jetë kjo një rrugë evropiane apo një rrugë anti-evropiane.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit në tri komunat e veriut të Kosovës, ministri Hoxhaj ka thënë se rreziku i ndarjes së Kosovës ka përfunduar me 25 korrik, me intervenimin e policisë së Kosovës në veri.
Ai ka shtuar se çdo përpjeke për të ndryshuar kufijtë, do të vente në pikëpyetje gjithë arkitekturën e sigurisë në rajon.
Ministri Hoxhaj ka komentuar edhe zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në rajon. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse situata në veri të Kosovës ndërlidhet me atë në Luginën e Preshevës, ministri Hoxhaj ka theksuar se ka një ndërlidhje mes tyre nëse kuptohet natyra e politikës së Beogradit ndaj komunave në Luginë të Preshevës dhe komunave në veri të Kosovës.
Së pari në tri komunat e veriut të Kosovës, strukturat ilegale, grupe kriminale, grupe paramilitare të sigurisë serbe janë mbetja e fundit, trashëgimi e drejtpërdrejt e regjimit të Millosheviqit. Ju e dini që struktura të tilla ka pasur edhe gjatë viteve të 90-ta në Kroaci dhe në Bosnjë. Nga ana tjetër, në Luginën e Preshevës format e ndryshme të diskriminimit politik, ekonomik, social dhe kulturor janë një vazhdimësi e politikës së Millosheviqit ndaj shqiptarëve. Kjo politikë e krijimit të frikës dhe të pasigurisë ka për qëllim përfundimtar shpërnguljen sistematike të shqiptarëve nga ajo zonë historikisht shqiptare, ka thënë Hoxhaj.


ridvan thaqi03.06.2012/08:54
spo e kuptoj te berishat cili shtet i debon pi shtetit ei qon ne shtet te vet balosh

artin sharekuqe03.06.2012/07:13
More ti zoteri ti flet per shperguljen e shqiptareve nga serbija po ti je ai qeveritar i Hashimit qe keni vendosur taksa nga 60 euro per shqiptaret e Lugines

Gjilani Migja02.06.2012/21:44
O Zotri ENVER HOXHAJ E VERTET ESHT QE SHKAU GJDO HER KA BE PRESION MBI POPULLIN E KOSOVES APO KOSOVES LINDORE KJO ESHT E VERTET PO NJI GJA NUK PO MUJ ME KUPTU SE SHQIPTERET E KOSOVES PER GJDO DIT PO MARRIN PASAPORTA TE SERBIS E ME KET VET POPULLI PO JU JEP FUQI KTYNVE SHKIVE TE SHKINAV QE TE VAZHDOJN ME AVAZIN E VJETER TE MILLOSHIT APO TE RANKOVIQIT E TJERVE PO MENDIMI IM ESHT QE SA MA PAR TJU BEHET E MUNDUR QE SHQIPTARET TE MARRIN PASAPORTA TE REPUBLIKES SE KOSOVES DHE TJU JAPIN FUND DOKUMENTAV SERB SE UN PERSONALISHT PREJ VITIT 2008KUR EDHE E NXOORRA PASAPORTEN E REPUBLIKES SE KOSOVES MO KOMA JEME SKA SHKEL NEPER SERBI AS NUK MENDOJ MO ME KALUU NEPER TE PO PYTJA E IME ESHT SE ME NXERRJEN E PASAPORTES KOSOVARE A ESHT BO AUTOMATIKISHT QLAJMRIMI I SHTETESIS SERBE APO DUHET TE BEHET DHE SI ESHT E MUNDUR NE SI KOSOVAR TE CILET JETOJM NE SHTETET E HUJA DUHET TE JEM TE INFORMUAR FLM KUSH MUND TE BEJ NJI KOMENT PER KET

096002.06.2012/21:40
ky problem eshte shekullor o enver po ty von tka dal gjumi termi muhagjer a te thot diqka

sana02.06.2012/14:33
e mor enver le mos u merre me shqiptaret e serbose se jeni tu i shperngul keta te kosoves duke lypur axil ne perendim.ata barem nje jete me te mire se na e kane me rroga e me penzione .ketu pu funksionon shteti mafioz.

MEDVEGJA02.06.2012/14:31
NGA MEDVEGJA TE DEBUAR 5000 SHQIPETAR HESHTIN MEDIAT HESHT QEVERIA HESHT POPULLATA

berishaat02.06.2012/14:28
kan mena ba truq ne kosov edhe skena me mujt me ba kurgja programi i vasa qubrilloviqit po realizohet








xeni03.06.2012/13:40
kta qeveritar le qe nuk din me ba ni plan se qka me ba ne te ardhmen po kta spo din as me lexu qka po ju ofrojn te tjeret ata po jau bajn gati edhe fjalimet po per fat te keq kta as me i lexu spo din po i dhan fjalimit krejt ni kuptim tjeter! vdekje P