• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qetësi në veri

Publikuar: 02.06.2012 - 13:04

Mitrovicë, 2 qershor - Një ditë pas aksionit që ndërmori misioni i NATO-s në Kosovë, në pjesën veriore të vendit, duke hequr një barrikadë rrugore në fshatin Rudarë, mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë thonë se situata e është e qetë dhe se nuk ka pasur ndonjë veprim që mund ta ketë cenuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë në atë pjesë.

Përfaqësues të këtyre mekanizmave njoftojnë se gjendja shëndetësore e dy ushtarëve ndërkombëtarë, që u plagosën gjatë aksionit të së premtes, është përmirësuar dhe se ata u janë kthyer njësiteve të tyre.

Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas heqjes së barrikadës në Rudarë, në zonat në veri të Kosovës nuk ka mbetur ndonjë barrikadë tjetër përveç asaj mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Kjo barrikadë, sipas Novickit, nuk pengon lirinë e lëvizjes në veri të Mitrovicës dhe se, siç thotë ai, do të mbetet si simbol i kundërshtimit të serbëve ndaj integrimit të kësaj pjese në Kosovë.

“Ne i kemi disa ura mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës- madje edhe në pjesën perëndimore të qytetit kjo barrikadë rrugore, të cilën ne e konsiderojmë më shumë si simbol që simbolizon protestën e serbëve kosovarë kundër integrimit në Kosovë, mbetet si simbol dhe nuk pengon lirinë e lëvizjes”, thotë Novicki.

Aksioni i KFOR-it për heqjen e barrikadës në Rudarë hasi në kundërshtimin e serbëve lokalë, tre prej të cilëve thuhet se u plagosën duke protestuar kundër këtij veprimi.

Mirëpo, qysh kohë më parë, KFOR-i ishte zotuar për heqjen e të gjitha barrikadave rrugore, të cilat i patën vendosur serbët e veriut të Mitrovicës pas aksionit të Policisë së Kosovës për marrjen e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31 në korrik të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, thotë se policia do të vazhdojë ta mbështesë KFOR-in, ndërsa nuk hedh poshtë mundësinë që të iniciohen hetime për shkaktarët e dhunës në aksionin e së premtes.

“Policia gjithsesi do të kryejë rolin tjetër dytësor në kuadër të ruajtjes së rendit publik  dhe ndoshta më vonë në kuadër të të gjitha këtyre ngjarjeve, inicimin e hetimeve për identifikimin e personave të dyshuar për përfshirjen e tyre në këto akte kriminale”, konfirmon Hoti.

Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës KFOR-i ka vendosur një numër pikash kontrolli të automjeteve dhe ka siguruar zonën për arsye sigurie.

Pikat e kontrollit të automjeteve dhe zonat e sigurisë thuhet se do të lëshohen sipas zhvillimeve dhe situatës së përgjithshme të sigurisë.

Komente (3)

agimi UQK 02.06.2012/20:08

Ish ushtar i UQK na duhet te organizohem dhe te jepi deklarat rreth problemit te veriut ja qeverija te largon keto grup ... ja KFOr i ja le te na jepe leje neve te UQK dhe ti marrim aksjon per veriun mjaft me ngacmim dhe ligesi si qeverija ashu edhe kfori mjaft nje her e pergjithmon

murtez Xhemajli02.06.2012/15:20

Nuk e kam mendimin e njejt me ata qe thojn dhe deklarojn se barrikada e ber nga Serbet mu n uren e Ibrit nuk cenon levizjen e lir mu ajo bllokad sht ajo q e shemton jo vetem qytetin natan lumit por edhe n ket an t lumit prandaj ajo duhet medeomos me u hjek s shpejti dhe ashty tregohet se nime e kan pernjime dhe q t gjith ata qe deshiroin me jetue n Kosov pa marr ne cilen pjes t saj jan te mirseardhur dhe kan mundsi q te levizin n ter teritorin e shtetit t Kosovs t lir dhe ashty do ju mundsohet edhe organeve t rendit q ta luftoin me vendosmeri qdo dukuri negative dhe korupcionin dhe krimin e organizuar q sht branga m e madhe e q t gjitha shoqerive n bot por edhe t vet shoqeris n kosov, prandaj asgj t keqe nuk do ishte po qe se vet serbet ti hjekin barrikadat pa asnji dhun dhe t vazhdoin me jetn dhe ti jepin hapsir Qeveris s shtetit t Kosovs q te baj nji investim t duhur atje n komunat e veriut dhe qytetaret t vazhdoin t jetoin t lir dhe ta zhvilloin te ardhmen e tyre dhe t femijve t tyre, prandaj e gjith kjo sht n duart e qytetarve serb q jetojn n veri che integrimi i tyre sht o domosdoshem.

Meha Ludwigshafen02.06.2012/15:03

Besa me vend eki more Novicki se kufiri i Kosoves herdokur qaty do te mbetet,ma shkurt shkau eka perkrahjen nga nderkombetaret per ata jan te trimruar shkiet tej mase.Po te ishte me rend ne fillim asht dasht te vendosen Amerikanet ne ate pjes,por se kan as keta me zemer pomduket,mendimi im

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu