UP-ja shpenzon rreth 15 mijë euro për çmimin e blerë

Artikujt tjerė
- Në Gllogjan varroset publicisti Bardh Hamzaj
- Vetëvendosje kërkon dëbimin MPB të Serbisë nga veriu
- Kryetari Mustafa ngushëlloi familjen Hamzaj
- Dyshohet për një varrezë masive në Mitrovicë
- Serbia synon shpërnguljen e shqiptarëve
- Pak ligje për luftimin e korrupsionit
- Qetësi në veri
- Zëvendëskryeministri Kuçi ligjëratë në Universitetin e Oxfordit
- Pa konsensus të partive vështirë të kompletohet Kushtetuesja
- UP-ja shpenzon rreth 15 mijë euro për çmimin e blerë
Prishtinë, 2 qershor Autoritetet e Universitetit të Prishtinës nuk ishin mashtruar nga Business Initiative Direction (B.I.D.), kur i ishin përgjigjur pozitivisht kësaj skeme për të marrë një çmim. Menaxhmenti e dinte se çmimin po e blinte.
Koha Ditore ka siguruar të premten një kupon shpenzimi që UP-ja ka bërë për të. Në kupon është e evidencuar shuma prej 3900 eurosh që alokohet tek shitësi Business Initiative Direction. Alokimi ishte bërë më datën 25 maj.
Tri ditë më vonë me trofe në dorë do të shihej rektori Mujë Rugova në një ceremoni të organizuar në New York, gjatë së cilës u janë ndarë çmimet të gjithë blerësve gjithandej globit, që në numër ishin 117. Të shpërblyerit nëpër vite, që i ka parë gazeta, janë kryesisht biznese nga Kina, Rusia apo India.
Rugovës ia kanë bërë edhe një foto gjatë momentit të ndarjes së çmimit, ngaqë edhe ky shërbim mbulohej si kundërvlerë e 3900 eurove që kishte ndarë UP-ja. Po kështu, organizatori për pjesëmarrësin e subjekteve që kishin blerë çmimet kishte siguruar edhe një dhomë hoteli, një drekë gala, një certifikatë dhe pullën e fituesit. Edhe një DVD me foto dhe xhirime të bëra në ceremoni u është dhënë pjesëmarrësve.
UP-ja e ka publikuar me pompozitet këtë çmim, duke thënë se këtë e meritonte, ngaqë ishte vlerësuar për cilësi.
Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore


Koleksionisti02.06.2012/16:02
Turp,Turp matrapaz, hajduk, jeni mesu me ble diploma, me shit nota, me rgjistru studenta me pare, me poshtnu studente, me shit viza te Zvicres, me ble tema te doktoratures Naser Mrasori, e cka tjeter jo per te keqe.jeni msu mi dhan tituj vetes deri te ajo me eklatante titullin Emeritus. Po ketyre matrapazeve vetem studentat e SKV po ja dijn diagnozen edhe po ja japin mirnjohjet e duhura.

kosova02.06.2012/14:42
Ja nje pale e cila ankohet ne BID
Re Business Initiative Directions
Feb 28, 2012, 829 AM
My company received the same invite to accept an award in Switzerland... We almost fell on the trap because we almost paid 3900euros and incur other unnecessary expenses. When we phoned them to enquire it was a cellphone number of a person in bed

sana02.06.2012/11:22
mire shume me i ble dekoratat me para.per ate ju paskan zvogluar pagat punonjeseve te rektoratit.e paguan shperblimin djeresa e punetoreve e jo e rektorit se ai eshte mesuar te merre page te majme.










dreniskandinavi02.06.2012/17:04
Po si keni mendue o milet,ku ka sot pa pare dekorata per univerzitete te udhehequr nga rektoret matrapaz si ka univerziteti i Kosoves, muj rugoven.