• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kosova e Kroacia do të zëvendësojnë memorandumet me marrëveshje ndërshtetërore

Publikuar: 28.05.2012 - 16:27

Prishtinë, 28 maj  - Kosova dhe Kroacia nga bashkëpunimi në nivel të memorandumeve të mirëkuptimit,  do të hyjnë në marrëveshje ndërshtetërore, ku përfshihen fusha të rëndësishme të ekonomisë. Propozimi vjen nga Qeveria e Kroacisë, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas takimit me ministrin kroat të Ndërtimit dhe Planifikimit Fizik, Ivan Vrdoljak.

Ministri Beqaj e vlerësoi vizitën e ministrit kroat të rëndësishme për Republikën e Kosovës, ngase Kroacia që nga viti i ardhshëm do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ai tha se MZHE është duke analizuar marrëveshjen kornizë dhe sipas saj do të formohet një grup i përbashkët, i cili do të takohet çdo 6 muaj për të analizuar potencialet ekonomike, problemet administrative, të cilat qeveritë duhet t’i eliminojnë në mënyrë që ky proces të vazhdojë në rrugë normale dhe pa pengesa.

“Unë besoj që shumë shpejtë që kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga dy qeveritë dhe nga këndvështrimi i obligimeve qeveritare, ato do të jenë marrëveshje ndërshtetërore dhe ndërkombëtare”, tha Beqaj, duke shtuar se bashkëpunimi me Kroacinë do të përfshijë fushat si energjia, telekomunikacioni, ndërtimi i kapaciteteve institucionale dhe marrjen e përvojës kroate në raport me BE-në sa i përket tërheqjes së fondeve të ndryshme.

Ministri Ivan Vrdoljak  rikujtoi se kishte ardhur të përcjellë porosinë politike kroate se “do të vazhdojmë të jemi miq të Kosovës”.

Ai rikujtoi po ashtu se është koha kur Kroacia po hyn në BE dhe largohet nga CEFTA. “Largimi nga CEFTA do ta vështirësojë prezencën e produkteve kroate në Kosovë dhe në qoftë se në momentin e duhur nuk do të veprojnë, atëherë do të ketë probleme me praninë dhe ekonominë kroate në Kosovë”, tha ai.

Vrdoljak tha se porosia që i ka thënë ministrit Beqaj është se këtu kanë ardhur për të kërkuar partner dhe jo të ofrojnë ndihmë, por bashkëpunim të dyanshëm në sferën ekonomike, ngase ekzistojnë mundësitë e bashkëpunimit për tregjet më të gjëra.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell