Ministri Çeku priti ambasadorin Ian Cliff

Artikujt tjerė
- Ministri Çeku priti ambasadorin Ian Cliff
- John Menzies vizitoi FSK-në
- Turqia përkrah proceset integruese euroatlantike të Kosovës
- Zef Prendrecaj, drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor
- Shtimi i njohjeve për Kosovë, prioritet i Turqisë
- Në Stamboll nesër konferencë për PTK
- Turqia jep garancione për mbështetje të gjithanshme të Kosovës
- KFOR-i sflet me gjithkënd në veri
- Stacioni jugor përurohet, nis i Policisë Rajonale në Mitrovicë
- Rektori Baraliu beson në akreditim 3 deri 5-vjeçar
Prishtinë, 27 maj - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku ka prit sot, në një takim pune ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff. Ministri Çeku, me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Cliff, për ndihmën e madhe që po i jep Britania e Madhe, Kosovës dhe FSK-së.
Gjithashtu ministri i FSK-së, Agim Çeku e ka njoftuar ambasadorin Ian Cliff me të arriturat e FSK-së, trajnimet, bashkëpunimin rajonal dhe më gjerë, si dhe me projektet për zhvillimin e FSK-së, për këtë vit dhe të ardhmen e saj.
Ambasadori Ian Klif ka premtuar, që edhe në të ardhmen Britania e Madhe do të jetë përkrah Forcës së Sigurisë, me qëllim që ajo të arrijë sa më parë ti plotësojë të gjitha standardet më të larta të NATO-s.







