• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Turqia jep garancione për mbështetje të gjithanshme të Kosovës

Publikuar: 28.05.2012 - 15:26

Prishtinë, 28 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të Komisionit për Punë  të Jashtme të Parlamentit të Madh të Turqisë, që kryesohej nga zotëri Volkan Bozkir. Gjatë bisedës me të presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit. Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar dhe theksoi se komuniteti turk në Kosovë është i integruar në shoqëri dhe gëzon të drejtat e tij.

Presidentja Jahjaga dhe delegacioni i Parlamentit të Turqisë biseduan për forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, për rolin e Turqisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në nismat dhe organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare

Ajo po ashtu theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë interesin e përbashkët të integrimit në BE dhe ato mund të shkëmbejnë përvojat e tyre në këtë proces.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Madh të Turqisë, z. Volkan Bozkir, e siguroi presidenten Jahjaga se institucionet e Turqisë do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën dhe se Turqia do të  lobojë për njohje të reja ndërkombëtare. Ai tha se është më rëndësi fuqizimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell