Mitrovica veriore edhe me Kuvend të Përkohshëm

Artikujt tjerė
- SKV-ja bllokon Rektoratin
- Zyra në veri, rrugë alternative deri te Ahtisaari
- Ambientalistët dyshojnë në keqpërdorim të taksës ekologjike
- Agim Aliu i PDK-së zgjidhet kryetar i Ferizajt
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet akademive Diplomatike të Kosovës dhe të Kroacisë
- Serbët e veriut presin politikë tjetër të Beogradit ndaj Kosovës
- Rektori Mujë Rugova me dy rroga
- Zyrtarët e lartë të paprekshëm nga drejtësia !
- Zyra në veri varet nga vullneti i strukturave ilegale
- Kushtet e Lajçakut sikletosin Serbinë!
Prishtinë, 27 maj Embrioni i Mitrovicës veriore nuk do të zërë fill vetëm me Zyrën Administrative të themeluar me vendim të Qeverisë këtë javë. Pas saj do të pasojë edhe konsolidimi i një Kuvendi të Përkohshëm.
Kuvendit nuk do ti jepet menjëherë i tillë emërtim, me synimin për të evituar refuzimin e serbëve të veriut të Mitrovicës për tu përfaqësuar në të, të cilët vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me Serbinë dhe të mos njohin autoritetin e shtetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore. Pararendës do ta ketë këshillin konsultativ. Dhe përgatitjet për të formuar të tillë organizëm kanë nisur.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shpallur një konkurs për zyrtarë mbështetës të Kuvendit të Përkohshëm. Zyrtari do të ndihmojë udhëheqjen e Kuvendit në hartimin e dokumenteve dhe në çështje të tjera administrative që lidhen me rendin e ditës të propozuar për çdo seancë. Po kështu ai do të ndihmojë në përgatitjen teknike, si dhe do të merret me punë administrative dhe me aspekte teknike e shërbime të tjera logjistike për seancat.
(Gjerësisht sot në Koha Ditore)


genci mitrovice27.05.2012/13:05
mjerim, mjerim.

kiki27.05.2012/11:55
votoni pdk se kini me pas qeveri e zyre e kuvende sa te doni

Nora 27.05.2012/11:53
Rrofte Drejtoria e UCKse.

xeni27.05.2012/11:28
kosove e mjera kosove

Niki27.05.2012/11:25
A po e shuhni cka arriti kjo qeveri me UDBashat e vet. Kjo asht kan e ditur moti qe Mitrovica ka me qene sikur BiH dhe Republika srpska. Tradhetaret e vendit arriten cellimin. Dikur bahet konfederat sepse e ka fusnoten Kosova e Hashimit

Jetoni KBH27.05.2012/10:39
gradualisht edhe gjykaten ,policine,e qka ka dallime nga Republika srpska veriu??
votone pydykyhin

Viti27.05.2012/10:08
I perkohshem dmth i perhershem! Te fleme ne shqiptaret se Delli na kthen Mitrovicen!!!








Bekimi27.05.2012/13:31
Pjesa veriore duhet MENJEHER te shkeputet, sepse nese vazhdon keshtu, tane Kosova do te kthehet nen administrimin e Serbise...