• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

SKV-ja kërkon nga prokuroria të hetohet UP-ja

Publikuar: 22.05.2012 - 19:11

Prishtinë, 22 maj - Aktivistët e Organizatës Studentore "Studim, Kritikë, Veprim ", kanë dorëzuar në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës një sërë dokumentesh që, sipas tyre, paraqesin parregullsitë e shumta në Universitetin e Prishtinës. Sipas aktivistëve Alisa Hasani dhe Rron Gjinovci, këto dokumente mund të përbëjnë material të mjaftueshëm për hetim nga prokurorët. Aktivistët thonë se në dokumentet e dorëzuara shihen qartë parregullsitë e kontratave dhe të vendimeve, të cilat janë nënshkruar nga rektori Mujë Rugova, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës dhe Ministria e Arsimit. Aktivistët kanë bërë thirrje që kompetencat e Këshillit Drejtues t’i kthehen Senatit të UP-së dhe këshillave të fakulteteve. Sipas tyre, Universiteti i Prishtinës duhet të çlirohet nga klanet politike, që po e mbërthejnë për përfitime financiare dhe t’u kthehet studentëve dhe shoqërisë kosovare. Aktivistët gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe Kuvendit të Kosovës që të mos e pranojë Projektstatutin e ri të UP-së dhe ta kthejë  mbrapsht për rirregullim dhe për ndarje të drejtë të kompetencave në universitet.



 

Komente (2)

Kastrioti22.05.2012/20:25

Kjo organizate studentore a eshte filijale e VV.

punetori22.05.2012/20:07

ska nevoje per hetime. ata jane deri ne fyt ata drejt ne burg duhet me i qu. ska nevoje per hetime i dijne krejt cka kane ba

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell