• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tërmet në perëndim të Bullgarisë, ndihet edhe në Kosovë

Publikuar: 22.05.2012 - 09:25

Prishtinë, 22 maj – (E plotësuar)  - Rrjeti Sizmologjik i Kosovës më datën 22 maj të vitit 2012, në ora 02 e 03 minuta sipas kohës lokale, regjistroi tërmetin e fuqisë së përfillshme me epiqendër në perëndim të Bullgarisë, afër kufirit lindor të Serbisë, kumtoi sot Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër ishte 5,6 njësi të shkallës Rihter, që i korrespondon intensitetit epiqendror VII ballë të shkallës së Merkalit.

Thellësia e hipoqendrës ishte 11 kilometra.
Në bazë të modelit numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë regjion, pastaj magnitudes së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet ka mundur të shkaktojë dëme materiale në hapësirën epiqendrore.

Tërmeti i tillë për shkak të distancës së epiqendrës, është ndier edhe në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, sidomos në pjesën lindore, madje edhe në Prishtinë, gjë që ka shkaktuar shqetësime ndër qytetarë



Tërmet në Kosovë dhe rajon


- 02:35 - Pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm dridhje të tokës janë shënuar në shumë qytete të Kosovës.
Në fakt, një tërmet i shkallës 5.8 ka goditur disa shtete të Ballkanit duke përshirë Kosovën. Epiqendra e tërmetit ishte në Bullgari, por ai është ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Ende nuk ka raportime për dëmet që mund të ketë shkaktuar.

Komente (16)

lorenci 22.05.2012/23:18

juve ne kosov zoti ishalla ju raune e sa per informim skeni informim se skemi shtet tjeter kush na greh neve

rahimi 22.05.2012/12:02

KETO NDODHI I DINE VETëM I MADHI DHE PA ZAVENDESUESHMI ALLAHU.
KETO GJERA VETEM AI I DIN DHE NUK KA MUNDESI TEKNIKAT E PERSOSURA AS PER SE AFEMI NUK I DIN. DISA FILOZOF THON QE KETO TERMETE NDODHIN DHE I PERDORIN TEORIT E GJASAVE QE AS KETO NUK E KAN AS ME TE VOGLIN EFEKT KETO VETEM RRENA JAN SE NJERIU NUK MUND AS TA DIN AS TA PARASHIKOJN SE KUR NDODHIN TERMETET.

mjeshtri22.05.2012/10:24

Lola hale nuk kan teknik me para lajmru termetin. As ne japan e as ne itali. Pardje nuk. Mujten me paralajmru po mus ja fut. E as ne bugari. Se na i kem punt ma mir se bugart .

BOSSI ITALI22.05.2012/10:05

MOS JA FUTNI KOT SE E VETMJA GJE QE SMUND TA PARA SHOHIN ME KURRFAR INSTRUMENTI. SE QE 20 VJET JAM NE ITALI DHE NDODHIN SEPAKU QDO DY VJET DHE KURR SMUJN ME DIT, E FUNDIT ISHTE TE DIELEN NE MENGJES E TANE DITEN 100 DRIDHJE PER 24 ORE. DHE PRAP THON NUK MUNDEN TA DINE.

meti itali22.05.2012/09:56

EEEE mu pas kan 5,8 sun kishi zan ven kun e ishalla nuk bahet ne kosove kurr se para pak dit ktu ne itali 3 ball edhe trishtim ish

Lola22.05.2012/09:44

Tmerr, ne vendet e tjera njerezit paralajmerohen dhe se paku jane te pergaditur psikologjikisht, tek ne vetem pasi te ndodhin gjerat e kuptojme!!! Pastaj do Zoti e na ruan se me gjithe keto ndertime te dobeta sdo mend qe mund te kete shume e shume lendime dhe deme!!! Kush jeton ne kate te larta te banesave eshte e preferushme mos me fjet aty se paku nje dite dy. Zoti na ruajt ! PC Jemi bere shume te keqinj per njeri tjetrin prandaj edhe termetet apo fenomenet tjera natyrore jo te mira nuk duhet me qene qudi per ne! Deri ku arrin antihumanizmi yne eshte per tu quditur!

xhema 22.05.2012/09:42

ALLAHU ishalla na run

Muratori22.05.2012/09:23

KY ESHTE SHTETI I DESHTUM QE NUK KA ASNJE QENDER PER SEZMILOGY PER TERMETE POR PASI TE NDODH LAJMIN E MARRIM NGA NDONJE GAZET NEPER SERBI APO NDONJE VEND TJETER ,KETU NUK KA AS SHTET AS ASGJE .DESHTIM TOTAL . POPULLI NE GJUME...

Ilion illyric22.05.2012/09:16

O njerz po vjen trunin e kosoves se e kan te dobet, po me na pas ndodh 5.8 hi e kish ba kosoven a nuk po i shifni se ndertesat me paketa po i ndertojn a....!!!!!

rrahim zogaj22.05.2012/08:59

ja tybe as une sen nuk kam ndi. veq ishalla zoti na ruan, se jam kan ne gjum bile sen nuk kam ni.

agimi22.05.2012/08:55

ne ora 2 e kam degju ne gjum kam qen por parap kam fjetur 3.30 minuta ka qen edhe me fort nuk ka pasur dame tjera her nuk e kam degjuar ne Dardanë

naimi22.05.2012/03:43

edhe bajagi e forte ka qene dridhja,pas ores 2,por edhe ne 3.25,ka qene e forte,Allahu na ruajte nka ky hidherim i Tij.

DurimLuzha22.05.2012/03:08

sen nuk kemi niii SS

lule krasniqi22.05.2012/03:06

ju lumt shum te shpejt jeni

luli22.05.2012/03:03

e kam ndegju isha ne pc ka qen nje dridhje e fort

erlon 22.05.2012/02:59

po e kam ndi edhe un zgjut kam qen , dhe jeni n'koh gjith per lajme

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell