Keqmenaxhimi ka ndikuar në rritjen e aferave korruptive

Artikujt tjerė
- Keqmenaxhimi ka ndikuar në rritjen e aferave korruptive
- Qeveria nuk ka me kë të bisedojë në veri
- Armend Ibrahimi zgjedhet kryetar i Forumit Rinor të LDK-së
- Sejdiu në takimin e dytë të CGDC në Vjenë
- Makolli: Pacolli për president, zgjedhjet këtë vit
- Malazeztë shënojnë Ditën e Pavarësisë pa mbështetje institucionale
- Për zgjedhjet serbe më shumë policë në veri
- Ministri Rexhepi me ministrat e rajonit në Slloveni
- Caktohen kandidatët për kryetar të Kaçanikut
- Presidentja i kërkon Kuvendit ratifikimin e marrëveshjes SOFA
Prishtinë, 12 maj - Keqmenaxhimi në nivelin lokal dhe mosrespektimi i praktikave të prokurimit publik kanë çuar deri tek qeverisja e korruptuar dhe joefikase në shumicën e komunave të vendit. Këto janë gjetjet, të cilat i ka bërë publike Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë monitorimit të periudhës njëvjeçare në të gjitha komunat. Arbëresha Loxha nga ky grup ka thënë se keqmenaxhimi ka ndikuar në rritjen e aferave korruptive. Sipas saj, në gjetjet e këtij raporti vihet në pah se kryetarët e komunave të Prizrenit , Mitrovicës dhe Gjilanit prijnë për keqpërdorim të parave publike, të cilët i kanë shfrytëzuar ato për organizime të ndryshme për militantët e partisë. Sipas gjetjeve, shumica e komunave janë sfiduar nga dukuritë e aferave korruptive, megjithatë, komunat, të cilat kanë buxhetin më të madh prijnë për këtë dukuri. Gjatë monitorimit, ky grup ka vërejtur edhe parregullsi në tenderët e shpallur, në të cilët ka pasur diskriminim dhe keqpërdorim.







