Qeveria nuk ka me kë të bisedojë në veri

Artikujt tjerė
- AAK: MASHT manipulon me testin e maturës
- Në Kosovë janë hapur të gjitha vendvotimet e OSBE-së u
- Hoxhaj: Nuk ka nevojë për format të ri të bisedimeve
- Shqipëria tërhiqet - Shëngjini si falet Kosovës
- Mustafa kërkon ndriçimin e atentatit ndaj Rugovës
- Qeveria reklamon bizneset e Pacollit
- Kosova me siguri të brishtë
- Keqmenaxhimi ka ndikuar në rritjen e aferave korruptive
- Qeveria nuk ka me kë të bisedojë në veri
- Armend Ibrahimi zgjedhet kryetar i Forumit Rinor të LDK-së
Qeveria e Kosovës do ta ketë vështirë, të paktën tash për tash, që të gjejë partner te serbët në veri të Kosovës për të biseduar në funksion të normalizimit të gjendjes në këtë pjesë të vendit, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, serbë dhe shqiptarë.
Dragisha Kërstoviq, politikan serb nga Leposaviqi, vlerëson se aktualisht nuk ka indikacione se mund të gjenden bashkëbisedues në mesin e udhëheqësve ose politikanëve serbë në veri të Kosovës, të cilët do të ishin të gatshëm të bisedonin me Qeverinë e Kosovës. Kjo situatë, sipas tij, është e tillë për shumë arsye.
Para së gjithash, një numër i njerëzve me ndikim politik, të cilët janë me kapacitete politike që nuk mund të vihen në dyshim, nuk do të pranojnë që për këtë temë të bisedojnë fare. Një numër tjetër i njerëzve nuk do të jetë i gatshëm që ti pranojë bisedimet lidhur me këtë temë për arsyen e thjeshtë, sepse nuk dëshirojnë që të jenë dikush që do të vendoset në murin e turpit dhe do të shpallen si tradhtarë.
Do të thotë, edhe nëse eventualisht ka njerëz të tillë, ata në këtë moment, për këto arsye, nuk do të jenë të gatshëm që të hyjnë në dialog të tillë me Qeverinë e Kosovës, thotë Kërstoviq për Radion Evropa e Lirë.
Por, bazuar në situatën aktuale dhe rrethanat ekzistuese në veri të Kosovës, qasje krejtësisht tjetër ka Mazllum Baraliu, ekspert i çështjeve juridike dhe njohës i rrethanave politike në vend.
Sipas Baraliut, Qeveria e Kosovës fare nuk duhet të shpenzojë energjinë për të gjetur përfaqësues serbë në veri për të biseduar. Baraliu thotë për Radion Evropa e Lirë se integrimi i veriut duhet bërë bazuar në atë që ofron dokumenti i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës.
Biseda me qytetarë, si një dialog i zakonshëm me qytetarë që do të duhej ta bëjnë qeveritë dhe që e bëjnë zakonisht, është normale. Por, jo biseda politike dhe jo biseda për ndonjë status tjetër, për çka ekzistojnë pretendimet jashtëzakonisht rigjide dhe do të thosha të rrezikshme të Serbisë. Jo vetëm pretendimet, por edhe veprimet e saj.
Pra, nuk ka nevojë për një plan të veçantë, siç po pretendohet dhe trumbetohet herë pas here, por thjesht, zbatimi i Planit të Ahtisarit që është i inkorporuar në Kushtetutë edhe në atë pjesë, në ato tri komuna, sikurse në pjesët tjera, vlerëson Baraliu.
Ndërkaq, Baraliu fajëson organizmat ndërkombëtarë, si Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit, për, siç thotë ai, pengesë të fuqizimit të rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës.
Ndryshe, Kërstoviq shpreh mendimin se Qeveria e Kosovës duhet të jetë fleksibile dhe e durueshme lidhur me çështjen e një dialogu për normalizimin e gjendjes në veri të vendit.
Mendoj se Qeveria e Kosovës një gjë të tillë duhet ta shtyjë, ndonëse jo për kohë të gjatë dhe bisedimet e tilla ti zhvillojë me Qeverinë e ardhshme të Republikës së Serbisë, konfiguracioni i së cilës do të jetë pak më ndryshe se sa që ishte deri më tash.
Ndoshta aty do të gjendet një gjuhë e përbashkët. Unë nuk jam optimist edhe për këtë, por mendoj se megjithatë do të ishte më mirë që Qeveria e Kosovës ti zhvillojë bisedimet e tilla me Beogradin ose njëkohësisht me Beogradin dhe me serbët e veriut të Kosovës, thekson Kërstoviq.
Por, për Baraliun, edhe në qoftë se Qeveria e Kosovës zgjedh variantin për të biseduar me politikanët serbë në veri, një gjë e tillë do të jetë vështirë e realizueshme, për shkak se në veri nuk ka udhëheqës. Sipas tij, atje tash ekzistojnë vetëm struktura krimogjene dhe jo legjitime, me të cilat nuk mund të bisedohet.
Strukturat, me të cilat mund të bisedohet atje, nga niveli qendror i institucioneve tona dhe i Qeverisë, është ose do të ishin pikërisht pas zgjedhjeve që do të duhej të mbaheshin atje në bazë të Planit të Ahtisarit, dhe atëherë strukturat legale dhe legjitime që do të dilnin nga ato zgjedhje, do të ishin kryetarët e komunave dhe organet e atjeshme. Me ta do të mund të bisedonin dhe do të duhej biseduar për ndonjë infuzion ekonomik, për ndonjë shqetësim të tyre, shton Baraliu.
Ndryshe, Baraliu thekson se realizimin e zgjedhjeve që do të organizoheshin nga institucionet e Kosovës në veri të vendit, e kanë për detyre mekanizmat ndërkombëtarë.
Por, sipas tij, këta mekanizma janë duke hezituar dhe një gjë e tillë krijon përshtypjen te qytetarët dhe njohësit e rrethanave politike se ekzistojnë faktorë të caktuar që nuk dëshirojnë ta stabilizojnë gjendjen në veri.


xhevdeti19.05.2012/22:07
Po cfar Qeverie e cila kerkon bisedime me kriminelet dhe terrorristet serbe, ne veri.Me ta bisedohet pas nje olluje te domosdoshme ne arrestimin e ketyre kriminelve te ardhur nga Bosna,Knini dhe fundrrinat tjera, te ardhur nga pjeset tjera te ish Jugosllavise.

xeni19.05.2012/21:47
paj qeveria i ka pas minimum 5000 banore shqipetar ne veri te mitrovices dhe kur u kan koha me i perkrah qe mos mu shperngul perfaqsuesit e qeveris deri dikun edhe jo qe nuk i kan ndihmu po edhe i kan ndermjetsu pazaret që ata ti shesin shtepit e tyre dhe te shperngulen tash atje ka fare pak shqiptar QEVERI QE BEN GABIM PAS GABIMI dhe krenohet me punen qe e ben

beki zh19.05.2012/21:08
Shum marak u bona qe spaskan me kon me fol.
Qyre shkiet plus nderkomtart Beja jan tu lujt me kta qobant ton. Se kta e din shum mir qysh zgjidhet problemi i veriut, leje kta po bile edhe une e di se si zgjidhet dhe qysh shkit e kishin lut qeverin e kosoves me fol me ta e jo te kunderten.
Shum thjesht thaqi nuk ka forz e as kok per me zgjidh probleme ai munet veq me lidh probleme. Problemi zgjidhet vetemse permes kufirit le ti mshel Kforri ose policiate gjitha rrugt alternative po edhe kufirin e gjelbert qe most mujn askush ash ni shishe vaj me shti ne kosov prapa doganes, le ta kushtezojn serbin qe mos ti financon bandat kshyrne qysh na lutin shkit neve me fol bile edhe mu me kishin lut qikjo osht zgjidhja e vetme qe egziston,ne qofse ndojher zgjidhet vetem ne kit menyr ka mu zgjidh le te studijon qka te dojn thaqi e qobant e ti, ju pershendes .

vullneti19.05.2012/18:59
Un mendoj se Qeveria e Kosoves duhet te organizoj nje lloj zgjedhje te perfaqesuesve serb, ku pjesmares me drejt vote do te ishin gjith serbet, ata ne jug dhe veri, dhe do ti zgjedhnin perfaqesuesit e tyre legjitim, sepse ne Kosove ka me shum serbe ne jug se ne veri, dhe besoj qe legjitimitet ma te madh ka nje perfaqesus i komunitetit kur zgjidhet nga shumica dhe eshte shum problem qe ai te frigohet nga etiketimi si tradhtar, fundja kur flitet per serbet e Kosoves duhet ti pergjithsojm dhe jo ti ndajm ata ne veri dhe jug.

Kopili19.05.2012/18:53
Me mire me thene Veriu ska me kend te bisedoj ne jug !!!!!










Piroman Zjarri19.05.2012/22:34
O Njerez nuk jam ka ju kuptoj a nuk jeni tu e pa qe Veriut i ka vdek Nana moti kta hajnat tan i kan kryer moti bisedimet vetem qe duhet te behen publike tani ...