• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Limaj lëmon Thaçin, kritikon partnerët e tij qeveritarë

Publikuar: 19.05.2012 - 09:23

Prishtinë, 19 maj - Nënkryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë u shpall i pafajshëm për akuzat që i bëheshin për krime lufte si ish-komandat i UÇK-së, ka folur për herë të parë pas një viti, për zhvillimet politike në Kosovë. Në emisionin “Debat” të RTK-së, Limaj duke folur për proceset gjyqësore ndaj tij. Ai ka thënë se është bërë një ‘luftë shtrigash’ me qëllim të fitimit të poenave politikë të dikujt që ka interes të realizojë agjendën e tij të politikës ditore.
Limaj ka theksuar se në këtë intervistë nuk do të përmend emra, por nuk ka përjashtuar mundësinë që në një moment të caktuar të flas për veprimet spektakolare që në emër të drejtësisë janë bërë ndaj tij.
“E para, nuk kam çfarë të flasë për akuzat që më janë bërë për krime lufte, sepse ka folur drejtësia. E kam thënë që lufta çlirimtare ka qenë e pastër dhe jam krenar që isha pjesë e saj. E dyta, sa i përket akuzave për korrupsion, kam thënë se nuk është keqpërdorur asnjë cent, dhe tashmë ka kaluar afati ligjor dhe drejtësia nuk ka gjetur asnjë shkelje”, ka thënë deputeti Limaj.
Sipas tij, drejtësia ka fituar në Kosovë, edhe pse është përpjekur t’i bëhet një gjykim publik me bastisjen spektakolare të policisë, me nxjerrjen e thashethemeve për 30, 50 e deri në 80 milionë euro gjoja të keqpërdoruara si ministër i Transportit.
Duke folur për punën e Qeverisë, ai ka theksuar se Qeveria detyrimisht bën punë të mira, që nuk shihen, por gjatë punës së saj ka edhe gabime që nuk duhet përsëritur.
Sipas Limajt, kabineti aktual qeveritar është i stërngarkuar, gjë që nuk shkon aspak me realitetin e Kosovës.
“Është jashtëzakonisht e tepërt të kemi pesë zëvendës kryeministra. Pastaj kemi ministra ‘kullera’ që më shumë rrinë jashtë se sa në Kosovës, madje pothuajse çdo vikend argëtohen në Maqedoni, Shqipëri, apo vende të tjera të rajonit. Fëmijëve tanë u ka hije të jenë edhe ‘kullera’, por për gjeneratën tonë është e tepërt. Dhe natyrisht kemi edhe ministra të cilët janë jashtëzakonisht të përkushtuar në punë”, ka thënë ai.
Limaj ka deklaruar se për një vit e gjysmë, Qeveria ka pasur ngecje, rënie të intensitetit të punës.
“PDK-ja në mandatin e kaluar ka bërë projekte madhore dhe ua ka kthyer shpresën qytetarëve, vullnetin për të punuar dhe krijuar të ardhmen në këtë vend. Mirëpo gjatë këtij viti e gjysmë të qeverisjes në mandatin e dytë, qeveria ka ngecur në disa fusha, dhe sidomos në politikën e saj të jashtme. Nuk është politikë e jashme vetëm shtimi i njohjeve të reja, por është lufta jonë për ta ndryshuar imazhin e Kosovës, lufta për t’ua bërë të huajve të njohura vlerat që kemi dhe lufta për të thithur sa më shumë investime”, ka deklaruar ai.
“Na duhen njohjet, por ky nuk është aduti i vetëm. Ne duhet të krijojmë imazhin e mirë të shtetit dhe të shfrytëzojmë diasporat në Evropë dhe SHBA. Po ashtu duhet të shfrytëzojmë bizneset për lobim”, ka thënë Limaj.
Ai është shprehur se është inidikative se në sektorin e politikës së jashtme ka shumë staf të angazhuar dhe më së paku suksese.
Limaj ka kritikuar edhe sektorin e ekonomisë. Sipas tij, nuk ka një politikë dhe strategji të qartë për zhvillim ekonomik. Ai është shprehur se Kosova do të duhej ta përfundonte projektin e ndërtimit të termocentralit të ri.
Deputeti i PDK-së ka thënë se kryeministri, Hashim Thaçi ka zgjedhur një koalicion të brishtë që e ka të vështirë të ecë me hapa të shpejtë.

Limaj ka theksuar se kryeministri e ka mbështetjen e anëtarëve të koalicionit kur janë në pyetje poenat politikë, ndërsa kur bëhet fjalë për sfidat, të gjitha ia mbështesin PDK-së.
“Kur u vendos reciprociteti me Serbinë, Mimoza shtyhej me Hajredinin për të marrë përgjegjësinë, por këtu nuk kishte vend për shtyrje, sepse ishte vendim i Qeverisë. Kur u pranua fusnota, partnerët tanë në koalicion humbën për dy javë, ia lanë fusnotën PDK-së. Prandaj e them se me këtë lloj koalicioni, Thaçi është i pafuqishëm”, ka thënë ai.
Duke folur për veriun dhe bisedimet me Serbinë, Limaj ka thënë se veriu është çështje që duhet zgjidhur përmes dialogut me serbët lokal dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Ai ka deklaruar se duhet harruar logjika se çështja e veriut mund të kryhet me zgjidhje ushtarake.
“Sa i përket bisedimeve me Beogradin, them se deri tani Serbia ka fituar statusin e kandidatit, ndërsa Kosova ka fituar premtime. Unë vlerësoj se për të zhvilluar bisedime me Serbinë, duhet ‘kushtëzuar’ Bashkimin Evropian. Pra që Kosova të bisedojë me Serbinë, Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga Serbia të shuajë strukturat e saj paralele në veri të Kosovës, të ndalë provokimet dhe të implementojë marrëveshjet e arritura deri tani midis dy shteteve”, ka thaksuar deputeti i PDK-së.
Limaj ka folur edhe për Partinë Demokratike, duke thënë se do të qëndrojë në parti për të kontribuuar në demokratizimin e saj.
Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend që aktualisht të angazhohet në qeveri, pikërisht për shkak se ka qenë kundër këtij koalicioni prej fillimi.
“Sa i përket opozitës, në Kosovë ka dy lloje të saj, Lidhja Demokratike që ka qenë më opozitë kur ishte në koalicion me PDK-në, dhe “Vetëvendosja”, e cila bën shpesh politikë ekstreme pa paraqitur argumentet. Sidoqoftë, opozita e fortë që kritikon me argumente nuk e dëmton qeverinë, përkundrazi e bën atë më të fortë dhe më përgjegjëse për punën apo mos punën e saj”, ka thënë ndër të tjera Limaj

Komente (49)

Fatmiri20.05.2012/08:10

BANU BURR E TREGO SA TE KUSHTUN AVOKATET urime liria se ke luftu perket LIRI

Murtez Xhema20.05.2012/07:49

Pas intervistes nuk kisha koment por pasi i lexova shum komente tash e kam nj koment q do e them troq se shum komentues as nuk dijn se qka ne te vertet paska thanz.Limaj ata paskan pritur q menjihere t prishet me koleget e vet q deri dje kan luftuar dhe punuar pr ta ber Kosovn shtet , s pari per ta qlirue nga okupatori e mandej t tjerat,z.Limaj sht nj njeri i madh i cili e ka paguar nj qmim t lart per ket Kosov dhe per ket popull e ai do mbetet i fort dhe aty ku e don puna uroi q edhe z.Haradinaj e t tjeret q po mbahen pa drejtsisht neper burgje t dalin sa m par dhe tu kthehen familjeve dhe normal edhe Kosovs, kurse sa i perket z.Limaj mendoi q tani ai duhet q t kthehet aty ku e ka vendin por s pari z.Thaqi duhet me e pastrue ket Qeveri meprurje t reja dhe duhet medeomos me i ndrue disa Ministra q deri dje kerkojshin Qeveri te paster e me duer t pastra e si erdhen ne pushtet ma sju ni zani ata duhet menjihere me i ndrrue dhe me e freskue kabinetin Qeverises me njerez te ridhe me kuadro, mendoi q z.Limaj duhet me e kthye n Ministrin q ai e ka udhhequr ose duhet me e emrue Minister t Drejtsis dhe me ja lan duert e zgjidhura q me e qit at n binaret e duhura sepse jam i bindur se ai mundet dhe ka at fuqi q ta bej at pun q sht e domosdoshme q t dalin n binaret e duhur shum qshtje.z.Liaj i uroi s pari shndet e mandej kthim t shpejt n institucionet q ato kan nevoi pr te dhe q shum shpejt t filloi punn aty ku edhe ju nderpre pa dashjen e tij por me dashjen e dikuj por q nuk ja arriten sepse po dihet mir.

addi krasniqi20.05.2012/00:52

e qmoj punen tuaj z,Limaj,po ni gjo spo e kam te kjart deshmitaret u eleminuan para dites finale te gjugjit e ,,drejtsia fitoj....... po qka kemi me bo se as ldk e as vetvendosje ma te mir sjon kshtuqe politikes populli rrenjet sja din. Pershendetje nga gjermania

bleta19.05.2012/23:28

po krejt qeto komente po me duken si ne treg po baj qudi si po muni me fol .se krejt qeta njerz qe po udhheqin kosoven nga cili popull jan ajan te kosoves nese jan hajna jan vllezrit tan.ponese sjan jante mir prap jan te tan si mas kti populli .ku ti marrim udhheqsat me na qeveris kosove po neve nau ka mush truri me rrrena te vet vetes po punoni o popull mashum lerni politiken se kush te hyp ne qeveri na prap qata jemi

Piroman Zjarri19.05.2012/22:04

Zoti Limaj cdo lavdate per meriten tende gjate luftes por deshta te te them e je ka mendon me be ndonje rrokad me Thaqin qe ti ndrroni Pozitat apo cka ,me siguri jeni ende te uritur mos ta nin as ty se Dheu ju ngin juve bashkarishte ...

Sanela minoka19.05.2012/21:43

Oh fatmir ri urte mise perzi shum se boheshe e mete vete si zafir berisha

Gjergji Kotmillo19.05.2012/21:01

Rrofte Hashimi , ky burr trim , fisnik, me ... akter te forte dhe i bukur
Kosova duhet te jete krenare me kryeministrin

drenicaku i fort19.05.2012/20:57

PO QA DREQEN PO MERRNI ME PUN TE KOTA PO KQYRNI PUNET E JUVE SE LIMAJ NUK SHKEL NE SOFER TE VJETER E NUK JU INTERESON PUNA E TI TASH KO MEHI SI MINISTER I ENERXHETIKES E KO MI BA MALISHEVEN E SKENDERAJIN KERKUN PA TELA ME RRJET NENTOKSOR PO MOS U SHTYNI ME DRENIC SE NUK JAV QET

RAKIPI19.05.2012/20:31

urime Fatmir fitore e tret i ke mungu kosoves po edhe thaqit jeni te mdhaj hallal ju koft ka fat kosova qe ju ka juve thaqin e shume te tjer veq kush jav ka inati po ma shume shkiet edhe disa analfabeta tane.

rodi19.05.2012/20:23

o burra vota po vjedhet sa jan keta haduk vota kurr nuk ka me kan e lire po ishalla te rinjet nuk jan te korruptum e ni dite e qlirojne kosovoves sipas endrreve tona e jo me hajduke pa marre parasushe partite popullit le te zgjohet prej gjumit

Metë Zeka 19.05.2012/19:52

Shume komente, shume pluhur, asgje e re.Mua po me duket Limaj po kerkon pune te re...

Shaban Demiraj19.05.2012/19:38

Njeri ma te madh se Hashim Thaci kurr skom pas as kurr skom me pa. Njeri qe bene politike, hallall KREMINISTER.

fatjona krasniqi19.05.2012/19:18

qka jeni ka folni bre a kini shkoll apo jeni qoban te lopve limaj ka fitu qdo proces asht njeri mai drejt qe eka kosova ky duhet te bahet krytar i kosoves kryminister dhe krytar parlamentit veq fatmir limaj duhet te jet ne kry te kosoves

cobra19.05.2012/18:46

zotri Limaj,kogja per burre t,mire te kom dite,ta perkrahesh fusnoten,ose duhesh te jesh tradhtar,ose ki mbet pa leke,ose Hasha ka fare dukumenti,eti e vallzon vallen e tij,me nderime i "pafajshem"

Gurbetqari19.05.2012/18:25

PDKa, ka edhe dobesi,por, eshte e madhe dhe serioze edhe pse ka Liderin qe perkrah e mbrone kuadrot e saj,por, edhe pse ka anetare e udheheqes te mire, te afte e trima sic eshte Zti Lima. Andaj, kjo Parti, do te jete dhe do te vazhdoje te jete subjekti me i fuqishem ne Kosove.Zti Lima me ka befasua kendshem edhe pse gjithemone e kame ditur se eshte i tillepolitikan i pjekur, i sincert dhe me qendrime te drejta. Sidomos, jane te sakta pohimet e Tij per Opoziten. Ajo eshte e fuqishme, e perkushtuar per te miren e Vendit dhe Popullit, por AJO duhet te ofroj edhe zgjidhje, madje, edhe te marre pergjegjesine per mossuksese.Kisha dashur te dij, ne baze te cilit qendrim ose te cilave fjale, autori i ketij artikulli nxorri si kryesore "Lima lemon Thacin...". Me duket se si primare ne interviste ka qene dic tjeter konstrtuktiviteti i Zit Limaj.

sandi19.05.2012/18:01

o pa te madhin hashim tha bejin kosova nuk ka kuptim ,leren prrallat

fol shqip 19.05.2012/17:46

para burgut e keshke thaqit tash pe lmon diqka spo me duket hiq mir me kete limen po me duket qe edhe ky eka pa qe ska pa dallavere se me kan i drejt hup te ne shqiptaret espo ja shoh per madhe qe po flet limaj po kur te vjedhin te qeveritaret po edhe ti vidh .

luli19.05.2012/16:40

ooo fatmire kalle kalle qitja tymin se opozites i ka hy lepri ne bark. Kundershtari kur te frigohet dihet edhe rezultati qe do ta arrij. Mire eshte me tu frigu kundershtaret.

liridoni 19.05.2012/16:20

valla bre neve shqiptarve kush ne fije nuk po munet me na ra se per neve as njo nuk te koka i mir po lereni more kto polla ... nuk asht i mir fatmir hashimi ramushi etj etj po kush po del per ne i mir na me ju tregue te verteten as vehten nuk e dojna paramendoni nje her edhe xhykoni e mos ja futni kot pa lidhje

Meha Ludwigshafen19.05.2012/16:07

Te merr kush te doj pushtetin se Kosova do te qalon ende esht koha e shkurt per 4vjet sun behet GJermani i duhen 200 vjet ndoshta nuk esht qudi.Per ... sje shpiunav mir jau kan ber se ne SHqiptaret jemi shpiuna te fort,njerzit e aft gjithmon na vet ikemi ... ma shum se armiku kte ekemi tradit

timo 19.05.2012/15:20

po normal se krejt te zezat ja din njani tjetrit duhet me majt po nje gja ta din se krejt kapak i lajne gjynahet zoti shef e nin po me harru nuk harron .qa i kan ba kta popullit shqiptar kta qa uqk jan kta po kta udb krejt politiknt e kos

baki19.05.2012/15:14

Ja rofshi opongat Fatmir Limes, po qa ju keni gju në kry, a pak ka vujt lima deri tash a, Pafajsin e tijë e pranuan gjykatësit ndërkombtar dhe jo gjykatësit e pdk apo ldk qa jini qu peshë. E sa i përket se kush ja ka pagu shpenzimet e avokatit, kam vetëm dy fjal, gjithkund nëse i akuzuari del i pafajshëm, shpenzimet e mbrojtjes i paguan pala akuzuese, pra në këtë rast prokuroria, kjo praktik ëshë gjithkund në botë

dernasi19.05.2012/15:05

Vetem nje Popull i dashur dhe i nderuar por Qeverija e shkatrroj ket popull e kosoven e rrenoj.shpresojm se F.limaj eshte i pa fajshum por ata njerz te ekzekutuar kush i ekzekutoj limaj kaqen komondant nese ky jo te tregon se kush i ... u se ky e din mese miri,apo ti ke dhan urdher per ti ... r tregoj Popullit dikush i ka ... r. Prandaj ti o f.limaj nuk je i paster as pak por do te vi dita se dote denoj Zoti dhe populli MEKAT se keta njez jan ... r vetem mus te ja zajn vendin ose te mus i din msheftsit se qka jan duke ber, ksi lloj lufte kan ber komondantet ton se nuk e kan pas ne zil armikun e qindra shekujve cetnikt por sikur sot vetem per hajni per poste pa shkoll pa dit me udhheq as nje ministri e kshtu i kemi edhe punt.

agron hajrullahu19.05.2012/14:54

O si sju vjen turp me dal me fol per Kosoven e kan lodh tui e vjedh e kishe po shesem patriotizem,sa investitor te huaj i keni ne Kosove pas Pavarsis tregoma veq nja,nuk vjen kush me investu ne ksi shteti katastrof,esht me tu dhimt gjith ajo rini qe skan kah ja mbajn pa pun pa asnje te ardhme pej ktyne hajnav

Blini19.05.2012/14:47

Në prag dhe gjatë luftës në kosovë koka e UCK s imitoi partinë dhe frymëzuesin e tyre Enver Hoxhën, pas luftës e panë që me votim legjitim svinin dot në pushtet ndaj fishekët që nuk i zbrazën ndaj serbit i ruajtën për eliminime të kujtdo që e shikonin si pengesë për të ardhur në pushtet dhe ia arritën. Krimi filloi me eliminime, vazhdoi me korrupcion dhe tash po përpiqen ta legjitimojnë. Modeli i mbrapshtë qeverisës i Shqiperisë i është imponuar me hir e me pahir shoqërisë kosovare. Në Shqiperi ka rreth 22 vj ndërrim formal sistemi politik por ka vetëm një klasë politike që mbanë dy kostume PS dhe PD, nuk dënohet as mban përgjegjësi askush dhe për asgjë. Të njejtën gjë po e bën klasa politike në Kosovë. Vetëm tek ne shqiptarët ndodhë që figura të përfolura për shpërdorim detyre iu krijohet kaq shumë hapsirë për të riardhur në pushtet. Në vendet demokratike krijohet atmosferë e tillë që polikani i përfolur të ikë vet prej detyre, këtu e kundërta, ti vie me cdo kusht tek grazhdi.

gemini19.05.2012/14:36

Valla sa komente te mira, une nuk di veq po e ves qit popullë kah po i marim more kta kto te dhana per tjeter kone qi asë se njeh e as nuk dinë sen per te,prandaj ne keis komente edhe vet Zotni LIMAJ duhet ta pyes vehten se a ashte me te verrtet ajë vet apo mos naj kusg asgte ba KLON si LIMAJ , OTE MJERŹ O QYQANA po i drejtohem popullit ose komentuesve shikoni ni njeri kriminel e moren PK , matan ures shikon si demonstrohet per te vetin merni nasihat e mos dilni more me RRENA me SHPIFJE se ZOTI i madhe na ka denue po kte rjeni duke e pare , qilni syt hapini edhe nga dy SY boni ne kater se na mori PUSI i keq...

baballoqi19.05.2012/14:29

o limo mos fol shlir sengje apet ne biruc e qebesa nuk del mo.

respekti19.05.2012/14:14

pavarsisht te gjitha te kqijave qe eshte ber nga kjo garnitur e politikaneve te pdk,ne duhet ti gzohemi faktit te lirimit te limajt sepse serbia ka pas deshiren me te madhe qe te denohet ai,ne nuk duhet ti gzohemi denimit te luftetarev tane,por un jam i sigurt qe kosova kurr nuk ka qen me e varfer nga sa jam un gjall,edhe ne kohen e ish jugosllavis,ku eshte faji? padyshim te kta shqipfolsat e tane qe kan zen ... riket ne parlament nga i pari dej i fundit,un jam per nje reformim total te politikes kosovare perndryshe na ka honger dreqi,sepse a din pse,kta te gjith jan te infektuar nga nje virus i quajtur HAJNI.nese nuk zgjohemi ne si popull ti largojm kta kurren e kurres kta nuk do heqin dor nga ky matrapazllek qe e ka perfshi kosoven.

kolshi19.05.2012/14:10

Vllezer komente mund japin si te duam ne POR DUET ME VOTEN TUAJ TI DENONI kta njerz KUSHDO QOFT SHIKONE FRANC QKA UBE KUSH FITOJ SE POPULLI SHEF GJANAT MIR..TE NA POPULLI ASHT KREJT JO NORMAL me falni po realiteti asht ki se menje mbushe 3 ERO ikthen ka veti MAMIR MENA LSHU TOKA VALLA..MOS TJEM KET TOK AS ASKUND..SKE KUJ MJA DHEN VOTEN KREJT NJET JAN..

turli teli19.05.2012/14:02

83 milion dyshohet e del shet palla ... . nese e han ky popull le ta han. Lima eshte nje nga keta qe e kan shkatrru Kosoven.

mergimi 19.05.2012/13:50

une kam rrespekt per njerizit qe ban luften por per keqperdorimet qe behen duhet dhen pergjegjesi ne rastin limaj u fol shum nga opozita se kishte perfituar milona sa ishte minister dhe ktu u zhvllua nje hetim ndaj ti rezultoi si i pa fajshum dhe sot nuk kan te drejt te flasin me se ishte koha 2 vite te deshmonin te gjith qe dini diqka dhe kush nuk mundi te jap deshmi dhe per ket njeri eshte i pa fajshum dhe duet ti kerkohet falje se drejtesia e dha fjalen e vet dhe nuk denohet njeriu qe veq ka dikush qef ta denoi ju lutem ti lemi thash e themet dhe kur dihet se ne qevrisjen e ti si minister saeshte punuar e nese ky paska vjedhur ateher ministrat para tij jo qe paskan vjedh por nuk di si ta quj

RF19.05.2012/12:18

... para burgut ... mas burgut

Sakica19.05.2012/12:11

kush ti paguvi avokatat nga anglia , me cifra milionshe. Ju lutem spjegoni.!?

lyonasi19.05.2012/12:10

po ky sguxon bre me tregu realitetin ,se esht i ngopur me hajni shkurt pi them ato qe po i shof ne kosove krejt kta jan te njejt ,mjer populli kush po na udheheq kaq .

Miran Marku19.05.2012/12:09

A munet kush me na kallxu se kah u moren paret per me e pagu mbrojtjen.... njerzit e din kta.... dhe sa kushtoi mbrojtja??????

xyz 7719.05.2012/12:04

Ky njeri se pari nga vjen nuk mund te jete politikan,sepse ska kurfar tradite,katundar hesapi.E dyta Donika Gervalla shum mire e tha se i njofe une keta qe ne Kosove kane ardhe me 100 DM ne gjep e sot kane ber miliona dihet se si.Ky vetem prralla tregon kur tha se veriu ka mbete ne duar te serbeve e pas 13 vjeteve i bie ndermend e nuk thote siq e ka pranuar ne gjykim se gjate luftes nuk ka qene ne Kosove,nuk tregohet i sinqert me thane se u hutuam me plaqkit e me vjedhe gje qe edhe qellim e kemi patur.Pra mos te kishte qene NATO ne sot gjuhen shqipe do ta kishim harruar.

sl19.05.2012/11:59

o popull,ende se keni kuptue qe keta jane te gjithe te njejte,se keta hora katunaresh para,gjate e pas lufte kan bere krime qe sot te sundojne popullin dhe ja se si keta pisa e katandisen kosoven,dhe fjalet e tyre jane krejte lojra te thjeshta politike,jo thaqi,jo lima,te gjithe te krisur psikopata si daja i tyre azem syla,dhe ne duhet ne vende qe te flasim per mireqenje e zhvillim te mirremi me keta katundare te pa moral idiota qe e plaqkiten krejte popullin,turpe te kene po keta moral skan.

dreniskandinavi19.05.2012/11:49

Lima flet si me pas nji hekar fytyr.Kush e pruni Kosoven ne ket gjendje te mjerushme.Kush jan ata qe ne ket mjerim perfitun,sjellen neper qytete si bandat e All Kapones,me roja gjipa ka 3,4 banesa,me shtepi milionshe,ne shtein ma te varfur ne Europ.Ne partin e quajtur PDK,nuk ka ma te mir apo ma te kqi te gjith jan si lima apo si thaqame.Si tahir po ashtu dhe i biri,jan te zhytur deri ne fyt.A sa drejtsi ne Kosove edhe zogjet ne deg te pemes e dijn se si rrespektohet ligji.

behar19.05.2012/11:36

kush e ka mendu se Limaj mundë ta çliroj Kosoven nga Thaqi dhe nga Pdk. Nese perçahen, çka mundë të ndodhë atherë dot të fitojn hajnat e Ldk"së, ka ta kthesh keq e ma keq!!!

Janjevasi19.05.2012/11:33

Në Ballkan veq shqiptarët jan të akuzuar nga tribunali që kan ... bashkkombas....!!!!!
Kurse të tjeret denohen se kan ... t'tjer,ë turp...

Bashkim Latifi19.05.2012/11:05

Fjalet e Fatmirit ishin mbreselenese. Ne shume pika kishte te drejte. Nuk pajtohem me te pse ka lejuar qe ne qeveri te kemi kullera e matrapaza. Bie fjale Berat Buzala e te tjere nuk e kane vendin ne qeveri.

baba19.05.2012/10:59

Limaj je i Madh

abedini19.05.2012/10:58

po me vjen keq prej disave qe po japen mbas personave. si thaqi si famtiri jan te njejte bashke kan hanger dhe kan pire dhe dallaveret se bashku i kan!!!

toka e kosoves19.05.2012/10:33

lima i duhet pdkes ashtu siq i duhet pdkja limes por mbete te shifet se cili do beje gabimin i pari. koha per me formu parti te reja ka hec se nuk ka popull nuk jemi kinez por limen do ta deshironte secila parti.

KIMETI19.05.2012/10:29

EU LIM BRE PO PER KOSOVE KISHI PAS LUFTUE MORE PO KUJNA PO I KALLXONI PO SA TE UNET ISHI PAS KAN TUE I HANGER PARAT E KETI POPULLI FUKARA PO NE FYT KAN ME JU MBET. PRIT SE TA LESHON THAQI VENDIN DHE MUNDENI ENDE ME SHKRRYE KETE KOSOVE TE MJERE QE ME JUVE DO ME ARDH KOHA POPULLI ME THAN MA MIRE ME SHKAUN KOKUM KAN SE ME KETA SUNDIMTAR QE NUK KAN NDJENJA PER NJERIUN. kimeti

muhameti fr19.05.2012/10:25

jo thaqi e futi nburg se thaqi edin qe rreziku i tij vjen prej limes po spat sukses me denu tash lima nese don me i ndihmu kosoves thaqin me ata hajnat dhe kriminelt bashkpuntor duhet me i eliminu nga qeverija perndryshe hajnija do te vazhdoj edhe ma shum nese lima e perkrah thaqin

oberhausen ferizaj19.05.2012/10:16

normal se kur tju vje fundi shqiptart gjithmon bashkohen prej zorit e jo prej qefit se kur ta kan bo... te lire nuk nin as vllavi per vlla e leje mo lima thaq a thaqi lim po lima e di qe ska ku shkon vet smundet me formu parti se ska mbeshtetje nga poplli se poplli se poplli e din me mire se kush asht lima e kush thaqi e pdkistat.

luanu vranioli19.05.2012/10:04

Me vjen keq qe lima nuk foli edhe per milona eroet e autostrades me vjen keq qe lima nuk foli per pushtetin lokal
me vjen keq qe lima nuk foli per keq pordorimin e votes se lir
me vjen keq qe lima nuk foli per gjendjen e mjerume ne arsim ne shendetsi ne sport ne kultur me vjen keq

agon aliu19.05.2012/09:38

Normal qe e "limon" thaqin sepse thaqi ia mundesoi lirine,pafajsine përndryshe sot limaj ish ne burg pa asnje dyshim,tash e ka bishtin e zant nuk guxon nje fjale te keqe me fole per xhaxhin hashim

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu