• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rona Nishliu interpreton live “Suus” në Amsterdam

Publikuar: 24.04.2012 - 14:41

Amsterdam, 24 prill - Rona Nishliu vazhdon të promovojë suksesshëm këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision “Suus”. Ndalesa e fundit e saj ka qenë Amsterdami, Hollandë, ku Rona ka marrë pjesë në “Eurovison in concert”, një koncert i cili synon të promovojë këngët pjesëmarrëse në festivalin evropian.

Në “Eurovison in koncert” këndohet Live dhe Rona këtë gjë di ta bëjë mirë, duke provokuar mjaft duartrokitje dhe brohoritje tek publiku, edhe pse kënga këndohet në shqip.

Ndërkaq, Rona ka publikuar edhe një version Jazz të këngës “Suus” në anglisht dhe për të gjithë ata që kanë dëshirë ta dëgjojnë e gjeni më poshtë.

Rona është një prej personazheve më të përfolur në botën e muzikës gjatë këtyre ditëve. Ajo ka zënë kopertinat e revistave më në zë në Kosovë dhe Shqipëri, ku vihet re një qasje shumë pozitive ndaj këngës dhe Ronës. Suksese Rona!

Komente (1)

driton25.04.2012/01:28

Ndërkaq, Rona ka publikuar edhe një version Jazz të këngës Suus në anglisht dhe për të gjithë ata që kanë dëshirë ta dëgjojnë e gjeni më poshtë.

Ku me poshte ?!

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°C
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell